PROFIL: “Një jetë në Kinostudio”, kush ishte Kujtim Gjonaj, skenaristi dhe regjisori i njohur që u nda nga jeta

Është ndarë nga jeta skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj.

Mësohet se ai u nda nga jeta, sot në moshën 74 vjeçare. Por kushishte Kujtim Gjonaj?

Skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.

Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.

Përmendim këtu disa nga filmat dokumentarë me të cilat është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare”, ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale.

Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi me anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhonte biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “PROFIL: “Një jetë në Kinostudio”, kush ishte Kujtim Gjonaj, skenaristi dhe regjisori i njohur që u nda nga jeta”

  1. Lan XHABIJA says:

    U hidheruam pa masë, nga lajmi që na tronditi thellë, humbja e Kujtim Gjonajt.
    Njeri i mirë, burrë i mirë, shok dhe mik për ne familiarisht.
    Ngushellime families, gruas, femijëve dhe gjithe të dashurve të tijë.
    I përjetshem kujtimi i tijë.
    I lehtë dheu.
    Me shumë ndjenjë e konsideratë,
    Lan XHABIJA

  2. Valbona says:

    E pac dheun e lehte, miku im i mire! Je i pavdekshem me krijimtarine tende!

  3. Miri says:

    Iku dhe nje perle tjeter.
    Kujtim Gjonaj ishte nje njeri shume i mire,nje artist i shkelqyer dhe pararendes i ngjarjeve qe do te ndodhnin.
    I thjeshte dhe mjaft i shoqerueshem.Dokumentaret e tije kane qene epike dhe mjaft realiste.
    Nuk ka fushe dhe vend qe Kujtimi te mos kete qene duke pershkruar me vertetesi jeten.
    Iku nje shok i mire .
    I perjetshem kujtimi i tij.
    Ngushellime familjes.
    Une e kujtoj vazhdimisht.

  4. Mihallaq says:

    Pikëllim për ndarjen nga jeta të mikut tim Kujtim Gjonaj. Se pari ai ishte një njeri i mrekullueshëm, një talent i spikatur, fillimisht në poezi dhe pastaj si skenarist e producent filmash. Vitet e fundit Shtepia e tij botuese “Bota Shqiptare” u bë shtëpi për shumë shkrimtarë e poetë. Kam patur nderin të ishte botues i dy librave të mi dhe për këtë i jam mirënjohës. Ikja nga jeta e një njeriu dhe krijuesi të madh sigurisht është një humbje për kulturën shqiptare. Ngushëllime familjes së tij!

  5. Aleko Likaj says:

    Nje lajm qe me trishtoi pa mase kete mbremje. Vetem tre dite me pare komunikuam me Kujtimin ne fcb pa e ditur se do te ishte i fundit ai çast. Ca dite te shkuara folem gjere e gjate edhe per gjendjen e tij shendetesore te renduar dhe per dy goditje ne zemer qe kishte marre. Interesohej per nje medikament qe nuk ndodhej ne shqiperi dhe qe i kishin thene se mund qe ta gjente ketu ne france. U interesova i a gjeta dhe u pergatita qe ti a postoj neser nga qyteti im…. Rreth kesaj komunikuam edhe ne postimin e fundit ne fcb. E pabesueshme edhe pse kujtimi ishte bere pesimist kohet e fundit. Nje miqesi e hershme gjysem shekullore qe ze fill kur ishim te rrinj dhe nje humbje per artin e kulturen tone kombetare. Skenarist e rregjizor i talentuar ne kinostudion shqiptare, por edhe nje intelektual i permasave te medha. Pas viteve 90 te ai mundi qe te realizoje disa filma dekumentare qe u vleresuan me çmime nderkombetare. Ne qender te tyre ishin heronjte, ngarjet e medha historike, kosova dhe çameria qe i deshte aq shume. por edhe nje film magjepes per aktoren tone te madhe Margarita Xhepa.Gjithone gjendej ne sheshe xhirimi ne shume kryeqytete europiane se bashku me ekipin e tij ku jane ndodhur dhe kane ushtruar aktivitetin e tyre figura te rilindjes sone si Josif Bageri Faik Konica… e plot te tjere. Kishte plane e projekte te tjera qe i dikutonim vazhdimisht. Tre vite me pare Shtepia B otues “Bota Shqiptare” qe e drejtonte dhe e menaxhonte bashke me te birin Gentin botoi edhe romanin tim “EVA” qe u prit mjafte mire nga lexuesi edhe ne disa rribotime. Por ikjet e vdekjet mbetsi gjithmone tinzare e mizore. Do te na mungodh pergjithnji miku im… Ngushllime familjes. U prehte shpirti yt i bukur ne paq

  6. Sotiri says:

    Po perse po ikin njerezit e mire dhe te ndershem!? A ia keni bere vetes kete pyetje ndonjehere, valle? Perse Covid 19 po merr me vete vetem njerez te mire, te dobishem per shoqerine, qe kane dhene kaq shume Shqiperise dhe shqiptareve!? Si eshte e mundur nje gje tille? Mos valle edhe vdekja qe sjell Virusi i sotem, eshte shpikur vetem per njerezit e mire? A keni degjuar gjate ketij viti (mars 2020 – shkurt 2021), se ka vdekur ky apo ai kriminel, antishqiptar, politikan qe ka djegur dhe shkaterruar Shqiperine, apo ndonje qe tregon se me nje fjale vjedh 700,000 euro, pervec pasurive te shumta qe as vete nuk i di, apo per ndonje gje mbasi vodhi shqiptret hodhi ne ere nje fshat te tere dhe vrau, dogji dhe beri shkrumb 26 njerez, midis tyre femije, vajza, gra dhe burra? Me thoni emrin e ndonje politikani shqiptar, te njohur si kriminel, vrases, vjedhes, mashtrues, kurvar apo kurve, qe te kete vdekur nga Covid 19? Asnje!!!
    Dhe disa prej tyre, si gjithomutet Tritan Shehu, Neritan Ceka, Tit Vasili, konspiracionisti Cako etj., e kaluan paq, ndersa te tjere si Koco Devole, Kujtim Prodani, dhe me dhjetra mjeke dhe infermire, kane lene jeten, i ka marre Covidi me vete, padrejtesisht, ne menyre mizore! Bej pyetjen, perse valle nuk i merr Covidi disa si Sali Berisha, per shembull, Ilir Flori Meta, hajdut me cizme dhe pacizme, vrases dhe antishqiptar, apo Monika Kokemadhen, qe deri dje nuk besonte ne te verteten e Covidit? Perse valle keta perjashtohen nga rregulli i pergjithshem? Shikoj se edhe vdekja ben perjashtime, merr me vete te miret, dhe le te ligun, merr Koco Devolen dhe le Sali Berishen dhe Ilir Meten me shoke! Edhe vdekja, sipas ketyre gjasave, eshte e njeanshme, kursen te ligun dhe merr te mirin! Deri kur?

  7. NSDAP says:

    U prehte ne paqe Kujtim Gjonaj.

    Zoti qofte me te.

    Ngushellime familjes dhe miqeve.

    I qofte dheu i lehte dhe djemte qofshin te denjte dhe ne rruge te suksesit te babait te tyre.

  8. Ad says:

    U prehfsh ne paqe Kujtim,
    T’iu kesh lene uraten femijeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *