Albin Kurti ka në dorë vetëm të refuzojë njohjen nga Izraeli

1 Mars 2021, 18:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti, i ka premtuar ambasadorit të Turqisë në Prishtinë, se do të shqyrtojë çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Komentet e zotit Kurti pasuan një letër të presidentit Erdogan dërguar atij me rastin e fitores në zgjedhje, ku kjo kërkesë ishte në plan të parë.

Në fakt nuk ka ndonjë debat apo ndonjë mundësi zgjedhje për Kosovën, lidhur me Jerusalemin. Kosova ka në dorë vetëm të pranojë njohjen nga Izraeli, ose të mos e pranojë. Të tjerat janë lojra fjalësh.

Marrëveshja  e Uashingtonit është një zotim i shtetit të Izraelit, për të njohur Kosovën me seli në Jerusalem.

Kosova si shtet i ri, që njihet nga Izraeli, nuk e ka luksin e shteteve që kanë njohur më herët në mënyrë reciproke  Izraelin, për të zgjedhur mes Tel Avivit dhe Jerusalemit, përfshi këtu dhe Shqipërinë.

Izraeli nuk mund të zhbëjë marrëdhëniet me shtetet të cilat e kanë selinë në Tel Aviv, pasi aty ua ka caktuar vetë selinë e Ambasadës kur e kanë njohur njëri- tjetrin.

Shtetet që duhet ta lëvizin selinë në Jerusalem, janë shtete që tregojnë një afrësi më të madhe me kauzën e shtetit izrealit. SHBA e bëri një gjest të tillë me Trump-in, edhe pse vendimi u pasua me kritika të forta. Por ai nuk do të ndryshojë më.

Kosova nuk e ka këtë këtë luks zgjedhje. Kosova është një shtet i ri, që Izraeli e njeh në kushtet e veta, ku ka të përcaktuar si kryeqytet diplomatik Jerusalemin. Kosova mund ta pranojë, ose jo, këtë njohje. Kaq ka në dorë.

Albin Kurti e di mirë këtë. Kjo është një njohje e dhuruar nga SHBA dhe duke e pranuar atë, ke pranuar dhe luajalitetin e fortq me politikën e SHBA.

Duke e kundërshtuar atë për interesa të Turqisë, ke kthyer Kosovën në një krahinë autonome të ish- Perandorisë Osmane.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është ndoshta njohja më e rëndësishme, pas njohjeve të javës së parë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ajo njohje ndërpreu procesin poshtërues të tërheqjes së njohjeve nën ndikimin e Serbisë, apo refuzimin e njohjeve të reja, që kishte disa vite që ishin në vend numëro. SHBA e siguroi këtë njohje në një tavolinë me Serbinë, duke i poshtëruar ata dyfish.

Prandaj përdorimi i fjalive që rrisin pritshmëri edhe për Turqinë, edhe për SHBA, nuk funksionon. Ai mund të gënjejë ndonjë militant trushpëlarë të Vetëvendosjes, por jo SHBA dhe Izraelin.

Albin Kurti ka në dorë të refuzojë njohjen nga Izraeli, ose ta pranojë atë ashtu siç është bërë dhe të shkojë në ceremoninë e inagurimit, ashtu siç e ftoi kryeministri Netanjahu. Nuk i ka dhënë njeri mandat, as ta shqyrtojë, as t’i diktojë kushte Izraelit.

Thjesht duhet të provojë nëse Kosova është në linjën historike të bashkërendimit diplomatik me SHBA, apo do fillojë një erë e re kundër saj.

Albini e ka detyrim ta sqarojë këtë gjë. Për vazhdimin e sqarojnë shqiptarët pastaj, edhe pse është poshtërsi t’i çosh në një referendum pro apo kundër SHBA, vendit që i çliroi.

32 komente në “Albin Kurti ka në dorë vetëm të refuzojë njohjen nga Izraeli”

  1. Korabi says:

    Albini ka bere shkollen e Sali Berishes,mentorit te tij,asnjehere nuk eshte i drejteperdrejt ne pergjigje si Edi Rama, po vjen verdall si pordha neper breke,shkurt nuk ka guxim te perballet me situatat e veshtira.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      I ziu Albin, ç’të gjeti
      do të marrë zët Dovleti
      apo Izrael Laneti?
      Mo e krruaj me fiq deti!
      .
      Siç e sho un na përjashta
      ty të mbeti dopiogjashta
      Turqia kërkon haraç
      o të rrasi Derrin Maç.

      P.S.
      Unë thom, mëndjen t’a ndani
      ja dhe sheshi, ja mejdani
      nuk di gjë, ti kapedani
      e ka njoft, Vjosa Osmani!

    2. eDRAMA says:

      Edi Rama vallahi i drejtperdrejt eshte ne pergjigje, si ahere kur tha se avioni i rene ne Divjake ding me droge …ishte per sperkatje mushkonjash!

      1. Brezi i djegur says:

        Eh more grupi byrekut, po i dilet 30 veta qe jeni ju me 1.000.000 lexues qe ka Tema.. Nejse ju beni tuajen po deti nuk zbrazet me kove.. Thuajani shef kunatit keto.. Prsh revolucionare.

    3. Mandi says:

      Apsulitisht une jame kunder Rames dhe Albinit te behen njesh me armiku numer 1 te kombit tone me shekuj por si do Qofte Puna Kosova nuk e Ka luksin qe ta mohone njohjen nga Izraeli qe une mendoj se eshte kombi ose shteti me i rensishem Pas Amerikes ??Anglise ??Gjermanise ?? Italise?? dhe Frances?? .. Turqija ne si kombe as si qytetarve te thjeshte nuk na interesone fare Turqija ju interesone veq politikanve hajduta dhe qe Ka prirje atokrati dhe done me ber propaganden fetare . Dhe Kure Amerika dhe Evropa ju thote luftoni korrupsjoni dhe krimin politikanet tone i kercenone se do shkone nga Turqija dhe lindja prandaj politikanet tone done me e mbante mire me Turqine dhe Erdoganit . Turqija ne Shqiprie e Kosove ose done veq me ndertue Xhamija ose edhe Kure Ben ndonje investim kote kerkone favore politike si me ndertimit shkolla Turke dhe atyre fetare ose duhet qe politika e jashtme e Shqipries dhe e kosoves te jet ne komanden e tyre dhe kjo nuk na duhet. Turqija ne Serbi investone miljarda evro dhe nuk ndertone as Xhamija as nuk i kerkone as nje perkushtim ose favore politike

      1. Agron says:

        Mandi Turqia akoma ska mbush 100 vjet shtet qe nga krijimi i saj. Si na qenka armiku shekullore i shqiptareve?!!

  2. Millosh Gjergji says:

    Je bërë kazan gazetaresk nga momenti që u bëre vegël e Edi Ramës. Aq.

    1. Andi says:

      Kur nuk I pelqen nje funderrine si ty do te thote qe eshte ne rrugen e duhur.Te dogji? Prit se eshte fillim.

      1. Millosh Gjergji says:

        Krimbi i kazanit.

  3. A. Sinoimeri says:

    Pa dilemen me te vogel, Albini do te shkoje ne Jerusalem ne perurimin e Ambasades se Kosoves. Ai, e ka te qarte hapin qe duhet bere dhe, nuk e ka luksin se, duhet shqyrtuar kjo pune. Veprimi ndryshe, Albinin do ta fundoste!

  4. Popull says:

    Bjeri Selim (Mero) ne nje vrime….. Mero Kur ske cte shkruash me mire parashiko motin per neser sesa te stisesh shkrime per Albinin. Lere Albinin te ulet ne karrike pastaj i thuaj cte bej me pare. A thua se do te pyesi ty….!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Mirë e ka ky Zotëria
      ktu po shkrihet LëSëIa
      Mero na vazhdon hartimin
      hiq e vur këtë Albinin.
      .
      Na shkruj për lajmet e venit
      mos i bjer karadyzenit
      se ilir Mon Kukaleshi
      do kapi USAt prej veshi.
      .
      .
      .
      Trimëria prej rakisë
      zgjat aq sa vesa e barit
      një nga lolot e partisë
      le t’ia thotë ilir Karit!
      .

  5. Haka Tekizoti says:

    Analizë e saktë.

  6. Papi says:

    O mjere e zeza nuk behet e bardhe
    Mos po ke frike se kurti po behet me mik se rama me erdoganin?
    Kot e ke spi uje kjo loje kalamajsh qe po don me shit
    Garen rama e kishte me thacin dhe vucicin se kush ishte me i afert me erdoganin jo kurti
    E pastroi rama shqiperine nga feto per ta nderruar me tika ?
    Po kur padishah te jete tjeter kush ne turqi cdo bej do rama do pastroj tiken e do vej mriken
    Mos ki frike mero albini ka rrugen e vet ska te bej fare me tipin e karrieres se politikes se tiranes

    1. Tani says:

      ????????.Albin Shkurti me ju fshin menderen sa here ia do qejfi.Llum hesapi ,bande trushplaresh qe dhe ne hale tju hedge Bini ju duket sikur ju hodhi ne parajse .Allaaah ekber.

    2. QS says:

      @papi
      Je shume naiv, prandaj e quan veten papi.
      Ketu nuk eshte fjala fare per Meron apo Ramen. Ti je i semure, qe lidh gjera qe nuk lidhen.
      Problemi eshte i koklavitur dhe do nje pergjigje te zgjuar. Problem nuk eshte bardhe e zi, por shumengjyrash..
      Ti papi nuk thua se cduhet te beje Kurti, por thjeshte hiqesh si “papi i Kurtit”.
      Gare per ta patur mire me udheheqes te vendeve te tjera, per te miren e Shqiperise, apo Kosoves, eshte gje e mire. Ketej nga “anet tona” thuhet:” keep the friends close and the enemyes closer”…Ti si papi qe je nuk i kupton keto gjera…
      Nuk ka asgje te gabuar kur mban miqte dhe armiqte afer…Ti flet me competence qe ne te mos kemi dert se Kurti ka rrugen e vet. Sigurisht, or taj, me pseudonimin “qeni i shtepise”, qe Kurti ka rrugen e vet. E keqja jote eshte se ti nuk na spjegon cdo beje Kurti, si qen besnik i tij qe je.
      Me fal se u zgjata shume me ty, kur duhej te merresha me problemin.
      Kurti zoti Mero, do presi derisa Vuciqi ti thote se cte beje. Ketu eshte edhe e verteta se pse ai sillet si “pordha neper breke”. Pavaresisht se interesi i Kosoves eshte qe ai te zbatoje marreveshjen e arritur me Izraelin, sepse Bajdeni e mbeshtet kete marreveshje,ai akoma nuk ka marre udhezimet e Serbit si te veproje. Edhe Serbi e ka te veshtire se cte beje, keshtuqe kjo pune do zgjas edhe ca. Vecanerisht kjo do varet nga presioni amerikan mbi Serbine. Ketu fshihet e verteta dhe pasi Serbi te dije se cduhet bere, do marrim vesh se cdo beje edhe Kurti. Here tjeter zoti Mero mos kerko te dish se si do veproje Kurti, kur eshte fjala e marredhenieve te tij me Serbine. Edhe vet Kurti nuk i di keto gjera. Ai thjeshte flet dhe vepron si i thote Vuciqi. Prandaj ai ate qe thote sot, e mohon neser.
      Kurtin ne rasin e mesiperm, e lodh mendimi se marreveshja eshte bere me Serbine dhe jo me Izraelin…Ai nuk e di akoma si tja beje me Serbine.
      Naten e mire or ti me emrin papi….

      1. Papi says:

        Mos ma merr per keq se aq di dhe skam aftesi me keshillu kurtin se cdo beje fundja eshte ai i zgjedhuri i popullit jo analistet dhe vetem ai ka tagrin te vendose
        por jam ne gjendje te kuptoj nje sulm qe nuk varet nga ajo qe ti ben por varet nga urdheri i dikujt pra kurti duhet sulmuar dhe mjaft
        Mjafton me pa shkrimet e meres qe ja kalojne te gjitha gazetave serbe bashke
        Kete se pranoj sepse ky fakt te ben te humbesh besimin per cdo analize qe merja ben per te
        Meqe ti u zgjate po i bie un shkurt
        Une komentoj shkrimin jo komentuesit sepse te komentoj te tjer me duket sikur jam i padukshem dhe po kerkoj te bie ne sy dhe sjam i tille

      2. Mondi says:

        Sakte.Nuk ke cfare te shtosh.Kur tu vijne mendte ketyre koqevareve trushplare eshte bere m..I saw nje mal.

  7. Gipa says:

    Te lumte Mero po ju hap rruge atyre analisteve te Kosoves dhe politikaneve qe jan ne medyshje si te veprojne dhe me kete ti po ju tregon se qashtjen edhe te kosoves po e njeh me mire se ata aty

  8. Altin says:

    Tani qe do qeverise PS bashke me PD Mero do haje buke duke shkruar kunder Albinit ?????

  9. FATOS ARAPI says:

    Kur te jesh profesor me p te vogel mund ta besh kete pyetje

  10. Studenti ne Diplomaci says:

    Politikanet Kosovare nuk jane te Njohur per “Elasticitet Diplomatike”,por Reagojne shpejte dhe me nxitim,pa ditur se reagimi ne Paraqitje duket nje “Premtim” per palen,ne ratin konkret Turke….problemi duket pakesa i “Veshtire” por jo i Pazgjidhshem….
    Nuk munde te Beshe Loje si me Amerikanet,apo kerkoshe “Favorizime” nga Izraelitet,kur Marreveshja eshte Nenshkruar me Premtimin Detyrim:Ose Ambasada ne Jeruzalem..ose nuk ka NJohje….pra Cilat do Qeveri ne Kosove nuk munde te Anashkaloj Marreveshjen..
    Pergjigja e Erdokanin me Premtim Rishikimi ve ne Dyshim Lojalitetin e Kosoves,kunderejt Amerikes dhe vete Izraelit….lol

  11. USA says:

    Albin Kurti duhet te shkoj ne Tirane,te pakten dy jave, te rrij si ogic mbas Rames qe te mesoj si qeveriset shteti,dhe te bej nje deklarat publike ku te distancohet nga dyshja kriminale Sali-Meta.

  12. Tajari says:

    Eshte me mire nje mosnjohje e Izraelit se sa nje njohje e Turqise.

  13. Predatori says:

    Nuk besoj se Albin Kurti do të dalë kundër vullnetit të Shteteve të Bashkuara për dëshirat e Erdoganit. Kosova është shtet i lirë dhe sovran dhe jo vasal i Turqisë. Kosovës i duhet mbështetja e SHBA e cila deri tani ka qenë e pakufijshme. Do të ishte gabim fatal dëmtimi i ketyre marrdhënieve dhe askush nuk do të mund ti llogariste pasojat.

  14. Zani says:

    Izraeli eshte nje nga shtetet me te fuqishem dhe te rendsishem te botes, kush nuk e kupton eshte i pa informuar.

  15. redaktori says:

    Borxhi i Jashtem u shtua me 1 Miliard Euro ne 2020!
    Vazhdo hani marmallate o rilindjote, vazhdoni…me Meron ne balle

  16. Na myten says:

    Albini ka per te ik me nje kembe dhe me not ne Jeruzalem dhe kjo as qe diskutohet.
    Kush mendon se USA luftoi per lirine e popullit te dhunuar te Kosoves eshte koqe kandari.
    Stervitja “Defender Europe / 21” (lexojeni mire: Mbrojtje Europiane) ne territorin shqiptar fillon se shpejti. Kufijte ndryshuan.

  17. Skenderbegasi says:

    Albini mendoj se nuk e ka te veshtire.
    Pse:
    Marveshja eshte bere nga Hoti
    dhe kjo ja lehteson shume situaten.
    Keshtu qe ka nje gjysem bare perpara Turqise dhe akoma me pak bare para Evropes.
    Reagimet e vendeve myslymane kishin kohe te rreagonin kur u krye
    marveshja dhe mund te kene nje
    reagim te vaket.
    Perfitimet jane shume domethense
    Ketu nuk I del ne krah vetem Izraelit por behet partner diplomatik
    I vetem me ambasaden e SHBA.
    Kjo nuk eshte pak Albin.

  18. Ceni says:

    Albini ka dy arsye te forta ta coje ambasaden ne Jeruzalem. Se pari, marreveshja me Izraelin, e bere nga shteti vet. Anullimi i kesaj marreveshje eshte e veshtire. Se dyti, A ka ndonje ambasade jashte Tirane, bie fjala ne Vlore? Jeruzalemi eshte kryeqyteti dhe ambasadat e reja, si kjo e kosoves, do vendoset ne kryeqytet.

  19. Miku i mikut says:

    Albini per kete rast ka nevoje te mesoje nga Basha: ta shtyje me raporte doktori; ta shtyje dhe te qendroje ne post te pakten nje viit, se pastaj Amerikanet e marin vesh dhe i futin ate…….ne bythe. Ose ta pranoje si burre dhe te prese ppasojat nga BE duke e lene Kosoven jashte Europes.

  20. Velo says:

    Një nga një do ti hajë të gjitha kokrrat e fikut në shportë Albini, se nuk i ka zënë shurra (kur ishte në opozitë e për mori shportën, tani që erdhi në pushtet janë të thara, nuk i ka zënë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje