Bilushi i Metës shpjegon pse i shtuan fjalën “shtëpi” sloganit të LSI-PD

Sot gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes pas zgjedhore të PD me LSI, u pa një slogan i ri: “Shqipëria, shtëpia që fiton”.

Kjo ngjalli shumë debate mes demokratëve, që ndërkohë kishin bërë gati posterat me sloganin “Shqipëria fiton”.

Bilushi i Metës bëri këtë sqarim për demokratët e mërzitur:

“Të dashur miq!

Modifikimi i sloganit dhe shtimi në të i fjalës shtëpi, është bërë me konsensusin e LSI.

PD si parti konservatore e shikon shtëpinë dhe familjen si baza e zhvillimi.

Kështu, meqë në mandatin e kaluar quhej që drejtonte familja Berisha, në këtë mandat nuk kishim një familje, por dy, është familja Meta dhe familja e kunatit të Lulit.

Jo më kot dhe Luli po përdor Instagramin e gruas për fushatë, dhe jo të vetin, që njerëzit të përgatiten që do jetë familja e gruas në pushtet.

Për këtë arsye pati debat si si do ta bënim sloganin.

U bë një prozim për sloganin, “Shqipëria dhe dy familjet që fitojnë”, por tingëllonte keq, se dukej sikur do fitonin vetëm dy familjet.

Pastaj u bë një propozim tjetër dhe slogani u bë “Shqipëria, vilat që fitojnë”, duke pasur parasysh se dhe familja Berisha, dhe Meta, dhe Luli, kanë vila në Lalëz.

Por dhe kjo binte në sy keq.

Pastaj vendosëm të zëvendësojmë fjalën “vila” me “shtëpi”, dhe doli slogani “Shqipëria, shtëpitë që fitojnë”.

Por dhe kjo ngjallte kuriozitet tek njerëzit, se cilat do jenë.

Zoti Babaramo na mori në telefon dhe na kërkoi të dinte, a fiton shtëpia e tij ilaç për tartabiqe, pasi atij i duhej ta përdorte dhe për zbokthin e flokëve.

Kërkesa të tilla na vunë në vështirësi.

Ndaj e thjeshtum dhe e lamë “Shqipëria, shtëpia që fiton”.

Kështu duket se do fitojë çdo shtëpi, jo vetëm dy shtëpitë në pushtet.

Njoftojmë edhe privatisht zotin Babaramo, se do ta ndihmojmë kur të vijmë në pushtet, duke i ofruar falas ilaç për tartabiqet, që mund ta përdorë dhe kundër zbokthit, dhe 200 litra naftë. Këpucët i gjen vetë.”

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Bilushi i Metës shpjegon pse i shtuan fjalën “shtëpi” sloganit të LSI-PD”

  1. SI THUA MERO ? says:

    O Mero, me këtë Babaramon, e ke shumë mirë dhe ja ke gjetur dermanin.
    Pooooor, Karlo Bolinon nuk e kuptojmë, që të jetë edhe miku YT, dhe miku BabaRamos ?
    Për “kulturë”të 0pozitës, desha të dinë se Edi Rama e ka gjë “baba” këtë Babaramon, që Karlo Bolino mban një dorë në revani dhe një dorë në bakllava.
    E shoqja, si llaciface tirone, tja këndojë shqip-shqip këto fjalë Karlo Bolinos (bulloni i vockël).

  2. arqile says:

    Te lumte pena e pyka bravo me kenaqe .Sllogan meinjorant nuk gjendej.Por realisht po te kesh pese pare tru nuk ka si te kete marrveshje te noterizuar per ndarjen e dy fircave politike qe garojne sejcila me vete dhe eshte shume e drejte qe te gjitha forcat politike te konkurojne me vete me takatin dhe energjite e tyre.keto marrveshhe jane genjeshtra dhe pastaj ju vene edhe slogan per vilat e tyre se atje ekane hallin ata se vilat i kane me parate e vjedhura e do vije dita te pergjigjen we ishalla nikeshte larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *