Duke kërkuar një garanci në show-un e koalicionit opozitar

1 Mars 2021, 16:18Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Nënshkrimi i koalicionit në mes të dy partive më të mëdha opozitare është më shumë një dëshmi e pamundësisë të asaj që PD dhe LSI nuk bënë dot, sesa një provë e aftësisë së tyre për të luftuar krah përkrah. Ndonëse në tingujt pompozë të himnit të flamurit, megjithëse inskenuan një firmosje të denjë për kryetarë shtetesh, Basha dhe Kryemadhi u zotuan në një dokument që nuk ka asnjë vlerë juridike.

Me kandidatë të veçantë, me programe të ndryshme (si psh mënyrat e taksimit ), me qasje të kundërta për çështje të mprehta të aktualitetit (si psh qëndrimi ndaj oligarkëve të veçantë), ashtu edhe për ndasi ndaj gjykimit të historisë (si qëndrimi për luftën nacional çlirimtare), LSI dhe PD do hidhen në fushëbetejë të ndara. Pra termi koalicion për 25 prillin është po aq pa kuptim e bosh sa edhe bashkimi artificial i tre fjalëve që e pagëzuan atë: “Shqipëria, shtëpia që fiton”.

Shfaqja e këtij 1 marsi është demostrimi i qartë se dy forcat më të mëdha të opozitës e kishin të domosdoshme të justifikoheshin përballë popullit opozitar, që është shumë më i madh e i gjërë sesa qerthulli i militantëve të tyre. Para pyetjeve që qëndronin pezull, se përse ato nuk arritën të krijonin një front të përbashkët, se pse nuk zhvilluan një konsultim të gjërë publik edhe me personalitete të opozitës jo zyrtare, se përse vendimi për mënyrën se si do të bëhej përballja me Edi Ramën u kyç në zyrat hermetike të vendimarrjes burokratike, PD dhe LSI po mundohen të na hedhin hi syve duke thënë: “Po ja ne në koalicion jemi”.

E vërteta është se interesat e vogla partiake, numri i mandateve që mund të fitojnë për veten e tyre, paaftësia për të menaxhuar zilitë dhe inatet për vende në lista rezultuan më të rëndësishme sesa krijimi i një fronti unik ndaj atij regjimi, për betejën me të cilin bojkotuan parlamentin dhe nuk morën pjesë në zgjedhje lokale. Pikërisht këtë të vërtetë të trishtë duket se kërkonte të fshihte “koalicioni” i sotëm.

Dhe këtu nuk pi aspak ujë justifikimi se kjo u bë për të maksimalizuar votën e lësëistëve të majtë dhe pdistëve të djathtë. Nëse ky do të kish qenë qëllimi i vërtetë i daljes veç e veç në zgjedhje, as njëra parti dhe as tjetra nuk do të kishin pasur nevojë për show si ky.

E megjithatë, nëse është e detyrueshme që në mes çdo të keqeje të qëmtohet diçka e mirë, ajo mund të gjendet edhe tek marrëveshja e sotme. Pavarësisht se PD dhe LSI u treguan të pazonjat të farkëtonin një bllok të vetëm kundër Ramës, me këtë nënshkrimin ato dhanë një garanci se, pas 25 prillit, nuk janë të gatshme të bashkëqeverisin me të. Pra, në këtë këndvështrim, ndonëse nuk u treguan të gatshme deri në vetëflijim për tu përballur me regjimin, ato së paku u zotuan se nuk do të shërbejnë nesër si paterica të tij.

11 komente në “Duke kërkuar një garanci në show-un e koalicionit opozitar”

  1. Taulant says:

    Ne llum je lindur, ne llum je rritur, llumit vazhdon ti sherbesh, o karikature e “progresistit”

    1. Erin LALZI vila nr. 2 says:

      Ando, ja ke futur KOT plako.
      A thua, e kanë me tërë mënd këtë ? Në ofertën më të parë e më të pa rëndësishme, që tu bëjë Rama, mbas zgjedhjeve, ndonjerës nga keto dy forca politike PD+LSI, ke për të parë, që e HODHËN NË ERË, këtëmarëveshjen e sotme.

  2. Veshgues says:

    Aanaliza apo postimi Andi! Eshte shume i varfer! Po si a derezi e ke permend nje here ER?
    Ata kane firmosur kot. Sepseq ER eshte ” poshtri” qe ata e firmosin kot marveshjen!

  3. Angjelini says:

    Qenke rende o Andi rrushi. Shiko Andush, mua si qytetar i thjesht nuk me intereson as e majta dhe as e djathta por ama, largimi sa me par i LSI dhe PDs (pra Salih Vrasesit dhe Ilir Hajdutit) do te ishte nje fitore e madhe per opozitat e ardhshme dhe nje goditje e rende per kryministrin Rama, qe ti ne menyre te padrejte e quan qeverine e tij ‘Rregjim” (edhe pse nuk ka vrare njeri, nuk ka abuzuar me prona dhe nuk ka kercnuar shtetin per te mbrojtur djalin apo te afermit e tij -Sikunder bente Salih Shpellari apo Ilir baxhella). Kaq o Anal-ist i bllokut.

  4. Sara says:

    Po pallush,po…
    keta mezi presin t’u hedhe ndonje kocke Rama se lepijne c’kane pershtyre e shqyejne njeri-tjetrin serish

  5. arqile says:

    Ky eshte sherbetor me ibindur i sales dhe luli pasi ata e kane mekuar.Politika shqipetare do shpetoje kur te mos jete me gjoja opinoonist ky e shume te tjere qe vetem populli nuk i shikon dot me .

  6. Hysni Kapo says:

    Nipce, ke kohe qe nuk je ne rregull

  7. Lymi Tutit says:

    “Bravo” Nipce ! Hera e pare qe nuk permend Ramen,se dihet qe e ke “merak”….. Duket qe pak ngadale,por po e kupton qe Lulja (Berisha) dhe Mona (Likja),nuk kane gje ne vije….. Dhe kuptohet qe edhe per ty,pas ketyre 8 viteve, te rrish edhe 4 te tjera,si i “pavarur”,do ishte e pamundur…. Prandaj,nis e merr “kthesen” ngadale…. Lymi Tutit

  8. qytetar says:

    O zot na fal !
    Sa i peshtire dhe shpirtzi je !!

  9. S’ha Mut kot ky. says:

    Pirdh pirdh o Byth-at.Sa per regjim,ti rrush koqet Rames.
    E Sa per tj qe thu se dhan garanci se nuk do jen paterica,kte thuja gjyshit ke vorri,qe sdi gjo rafmetliu,se populli e di qe te dyja Pe-ja dhe Lesh-elia kon morr fun,per vet faktin qe jon e kon qen parti vetem per te rjep ate popull.Tashti ti shko qiu Sumthato mas 25 Prillit,ti e kurvat e tj si puna jote.Jena ca Sa per te bo nji kuplara ashtu sic keni shtepite tuja,shkerdhata njerez.Ju ngelet vetem me saju qe tani qe zgjedhjet u “vodhen “

  10. mond says:

    ZOTI BUSHATI! E KENI SHKRUAR JU APO JU KA KOPJUAR DIKUSH EMRIN !
    APO KESHTU SHKRUAN GJITHMONE POR NGAQE I ZGJAT SHUME ARTIKUJT DHE NGATROHEN IDETE AQ SA NUK KUPTOHET KU DO TE DALESH?
    NE FAKT KY SHKRIM I SHKURTER TE NXJERR SHUME ZBULUAR.
    DUKET SIKUR TE KANE KERKUAR TE SHKRUASH DICKA DHE TI FAP, E SHKROJTE !
    VINI RE ME KUJDES! NE RRJESHTIN E PARE …. MAREVESHJE PA ASNJE VLERE JURIDIKE…. KURSE NE RRESHTIN E FUNDIT …. FIRMOSEN SE NUK DO BEHEN PATERICA TE RAMES….PRA KUSH I PENGON TE VEPROJNE NDRYSHE ME 26 PRILL NE VARESI TE REZULTATIT???? ASKUSH!
    KURSE NGA MEZI I SHKRIMIT LARGIMIN E TYRE NGA INSTITUSIONET PARA ZGJEDHJEVE NGA FRIKA SE DO HUMBISNIN E QUAN VEPRIM PER TE REZUAR REGJIMIN!!!!
    TANI SI DO FUTEN NE ZGJEDHJE ???? NEN KETE REGJIM????
    FUTJA KOT KY SHKRIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje