Fjala e Enverit më ‘73-in: Më vijnë shumë letra nga populli, ku më thonë se si e lejohen të dalin në TV të rinj me leshra të gjata, me veshje mode dhe …

Memorie.al publikon një document arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që i përket datës 9 janar të vitit 1973, ku ndodhet diskutimi i Enver Hoxhës në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, me temë: “Zhvillimi i letërsisë dhe arteve të bëhet në luftë kundër çdo ndikimi të huaj ideologjik”, ku udhëheqësi kryesor u ndal gjatë tek problemet e artit, kulturës dhe letërsisë, duke përmendur me emra edhe disa shkrimtarë e poetë, siç ishte Xhevahir Spahiu, për të cilin ai u shpreh se: kishte lexuar poezinë e tij dhe nuk i pëlqente, pasi i dukej si fantazist që kishte kopjuar Sartrin. I gjithë diskutimi i Enver Hoxhës që mbajt në atë mbledhje të Presidiumit të Kuvendit Popullor vetëm pak ditë pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio – Televizionin Shqiptar, i cili i parapriu Plenumit të III-të Komitetit Qëndror të PPSH-së, që do të shënonte dhe zanafillën e ‘furtunës’ së madhe ndaj njerëzve të artit e kulturës, ku një pjesë e madhe e tyre me në krye Todi Lubonjën e Fadil Paçramin që u etiketuan nga Enveri si “Koka e grupit antiparti në art e kulturë”, do të përfundonin burgjeve internimeve, apo kantiereve të prodhimeve e fshatrave më të largët të vendit.

Nga Dashnor Kaloçi

“Ndikime të huaja vërehen edhe në letërsi, në gjinitë e ndryshme të saj. Në revistën “Nëntori”, në numrin e fundit të vitit, lexova një vjershë të Xhevahir Spahiut. Unë nuk e njoh atë, po i kam lexuar disa shkrime të tij. Përshtypja ime është se ky letrar është… disi fantazist. Unë i lexoj krijimet e të rinjve, sepse dua të shikoj zhvillimin e tyre politik, mendor, ndjenjat dhe frymëzimet e tyre. Nga këto krijime të të rinjve ka pjesë që më pëlqejnë, ka nga ato që nuk më pëlqejnë, ka edhe shkrime të errëta ose tepër ekstreme, ka dhe nga ato që nuk vlejnë fare. Mirëpo të gjitha këto botohen. Kjo nuk është politike, nuk është një kriter i drejtë. Revista “Nëntori” dhe gazeta “Drita”, si organe të shtypit letrar, janë të interesuara jo për të botuar lakra që nuk vlejnë, por për të botuar pjesë të bukura, që të frymëzojnë masat për qëllime të larta, për ndërtimin e socializmit. Po pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse ka redaktorë që nuk udhëhiqen në mënyrë konsekuente nga idetë e mëdha të socializmit, që nuk zbatojnë me konsekuencë vijën e drejtë e porositë e vazhdueshme të Partisë! Në redaksitë e këtyre organeve ka subjektivizëm, ka hatëre, ka prirje të njëanshme, pa përjashtuar prirjet për të botuar shkrimet e disave dhe për të kritikuar të disa të tjerëve, bile, në mënyrë denigruese, edhe për t’i fyer”.

Kështu është shprehur mes të tjerash Enver Hoxha në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor të datës 9 janar të vitit 1973, e cila mbahej vetëm pak ditë pasi kishte mbaruar Festivali i 11-të i Këngës në Radio Televizion, i cili siç dihet do të bëhej më pas objekt goditje fillimisht në mbledhjen e Plenumit të III-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, që u mbajt në datat 15 dhe 16 mars të atij viti. Plenum i cili ishte dhe zanafilla e goditjes nga Enver Hoxha ndaj organizatorëve kryesor të atij festivali, siç ishin Todi Lubonja, Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit, Fadil Paçrami, sekretar i Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës që mbulonte artin, kulturën dhe propagandën, të cilët u etiketuan edhe si “Grupi antiparti në art, letërsi e kulturë” dhe do të përfundonin burgjeve e internimeve së bashku edhe me disa shkrimtarë dhe artistë e personazhe të njohur të artit e kulturës, siç ishin Mihal Luarasi, regjisori i Festivalit të 11-të, dramaturgu Minush Jero, shkrimtari e gazetari Ibrahim Uruçi, etj., etj.

Fjala e Enver Hoxhës në mbajtur më 9 janar 1973, në mbledhjen e Presidiumin e Kuvendit Popullor

ZHVILLIMI I LETERSISE DHE I ARTEVE TE BEHET NE LUFTE KUNDËR ÇDO NDIKIMI TE HUAJ IDEOLOGJIK

Diskutim në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSH

 9 janar 1973

Sigurisht, letra shkruhen shumë, po disa prej tyre i shkruajnë edhe tifozë të një muzike me ndikime të huaja, të cilët ose janë snobë, ose janë të rinj akoma të paformuar. E keqja është se disa organizatorë programesh muzikore ose spikerë janë në dijeni vetëm të këtyre letrave ose, ca më keq, reklamojnë vetëm ato, me qëllim që të formojnë opinione të njëanshme e të padëshirueshme. Në të vërtetë shumica e të rinjve shkruajnë edhe për këto çështje letra, në të cilat mbahen qëndrime të drejta. Edhe mua më kanë shkruar nga këto letra. Më kanë shkruar punëtorë nga Lushnja dhe jo një e dy, por dhjetëra, të cilët në letra bëjnë kritika të drejta për këto këngë. Edhe mësuese shkolle më kanë shkruar dhe më thonë se: si është e mundur të lejohen te ne të rinj me veshje kaubojsh, me leshra mbas qafe e mbi vesh, me favorite të atilla të gjata, siç shohim shpesh disa studentë, bile edhe disa të rinj punëtorë!

Ndaj këtyre shfaqjeve nuk është aspak e drejtë të qëndrojmë pasivë dhe indiferentë. Një mësuese shkolle më shkruan se kur u thotë nxënësve se si duhet ta kenë paraqitjen e si të sillen, këta i përgjigjen: Ju shoqja mësuese na thoni të jemi të sjellshëm, me paraqitje të rregullt, por ne po shikojmë se në televizor dalin njerëz me veshje, me flokët dhe me pamje që ju na i keni kritikuar. Mirëpo ato që shfaqen në televizor janë zyrtare. Jo, shokë, këto gjëra nuk janë zyrtare, por kontrabandë. Partia do gjëra të bukura, të thjeshta, të kuptueshme, natyrisht me nivel të lartë artistik dhe kurdoherë të harmonizuara me vijën e saj. Shfaqjet e huaja ne i luftojmë. Ne duhet të luftojmë me vendosmëri, hapur dhe pa lëshime edhe ato elemente të ideologjisë së huaj që depërtojnë te ne nëpërmjet muzikës e artit.

Por dëshiroj të theksoj edhe një herë se, me këto që them, nuk duhet të kuptojmë se jemi kundër kërkimeve në art, kundër novatorizmit e freskisë, kundër përpjekjeve për zhvillimin e muzikës e të arteve tona në atë mënyrë që ato të pasqyrojnë me të vërtetë zhvillimin e vrullshëm, dinamik të shoqërisë sonë, të të gjithë jetës sonë socialiste dhe t’u përgjigjen nivelit arsimor, kulturor dhe kërkesave e shijeve estetike gjithnjë në rritje të masave punonjëse e sidomos të rinisë sonë. Ndikime të huaja vërehen edhe në letërsi, në gjinitë e ndryshme të saj. Në revistën “Nëntori”, në numrin e fundit të vitit, lexova një vjershë të Xhevahir Spahiut. Unë nuk e njoh atë, po i kam lexuar disa shkrime të tij. Përshtypja ime është se ky letrar është… disi fantazist. Unë i lexoj krijimet e të rinjve, sepse dua të shikoj zhvillimin e tyre politik, mendor, ndjenjat dhe frymëzimet e tyre.

Nga këto krijime të të rinjve ka pjesë që më pëlqejnë, ka nga ato që nuk më pëlqejnë, ka edhe shkrime të errëta ose tepër ekstreme, ka dhe nga ato që nuk vlejnë fare. Mirëpo të gjitha këto botohen. Kjo nuk është politike, nuk është një kriter i drejtë. Revista “Nëntori” dhe gazeta “Drita”, si organe të shtypit letrar, janë të interesuara jo për të botuar lakra që nuk vlejnë, por për të botuar pjesë të bukura, që të frymëzojnë masat për qëllime të larta, për ndërtimin e socializmit. Po pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse ka redaktorë që nuk udhëhiqen në mënyrë konsekuente nga idetë e mëdha të socializmit, që nuk zbatojnë me konsekuencë vijën e drejtë e porositë e vazhdueshme të Partisë! Në redaksitë e këtyre organeve ka subjektivizëm, ka hatëre, ka prirje të njëanshme, pa përjashtuar prirjet për të botuar shkrimet e disave dhe për të kritikuar të disa të tjerëve, bile, në mënyrë denigruese, edhe për t’i fyer.

Sigurisht edhe kritikë do të ketë e duhet të ketë, por jo fyerje. Nuk është aspak në vijën e Partisë që njerëzve, të cilët kritikojnë me të drejtë disa krijime jo të mira, t’u thuhet “ju jeni konservatorë”, “nuk e kuptoni të renë”, “nuk i përkrahni forcat e reja”, etj. Jo, nuk është e drejtë të veprohet kështu, ashtu siç nuk duhet lejuar të mbahet qëndrim mospërfillës ndaj të rinjve, ndaj vlerave të reja që këta mund të sjellin në krijimtari. Por të vijmë te vjersha që përmenda. Ajo është konfuze. Me të, siç duket, ai ka dashur ta tregojë veten se di shumë, por kur e lexon, shikon se në këtë vjershë kanë hyrë koncepte filozofike të Sartrit. Gjithë filozofia e këtij është pak a shumë kjo që thuhet në vjershë: “Unë jam ai që nuk kam qenë, unë do të jem ai që nuk jam”. Ky autor i ri ka marrë këtë pikëpamje të Sartrit, e ka kopjuar, e ka bërë të tijën, ndoshta duke menduar se të tjerët nuk dinë çfarë është Sartri dhe filozofia e tij. Sigurisht, të gjesh thelbin e filozofisë së Sartrit, është shumë e vështirë, sepse duhet të lexosh më parë disa botime të tij, të njohësh filozofinë e tij.

Sartri është krijues i rrymës së ekzistencializmit. Pra, duhet të dish shumë gjëra për të, që të kuptosh filozofinë e tij antimarksiste, megjithëse Sartri pretendon se ajo nuk është e tillë. Filozofia e Sartrit, pavarësisht se ç’thotë ai vetë, është antimarksiste, e huaj, e papranueshme për ne. Po kthehem edhe një herë tek ajo që kam theksuar që ne të shfrytëzojmë me kujdes fondin e madh të kulturës dhe të artit tonë kombëtar, të zhvillojmë muzikën dhe vallet tona popullore të të gjitha krahinave të atdheut. Ne nuk duhet të harrojmë të kaluarën e popullit. Populli ynë ka krijuar këngë, po këto i ka kënduar në periudhat dhe në rrethanat historike të kohës që ka jetuar. Por ne, kur vlerësojmë të kaluarën dhe zhvillimin tonë të tanishëm në bazë të mësimeve të marksizëm-leninizmit, jemi më në gjendje të shpjegojmë vlerën dhe përmbajtjen e tyre në vartësi me periudhën kur këto janë krijuar.

Këto këngë e kanë frymëzimin në historinë e lavdishme të popullit tonë. Ne ato edhe mund t’i përpunojmë e t’i stilizojmë, por gjatë kësaj pune nuk duhet t’u ndryshojmë thelbin dhe karakterin e tyre popullor; të ruajmë në to karakteristikat themelore nga brendia dhe nga forma. Konkretisht, kur këndohet, për shembull, sot kënga e Çelo Picarit, jemi në gjendje të analizojmë rrethanat historike në të cilat është krijuar e është kënduar ajo, prandaj, po të vijë çështja për përpunimin e saj, duhet bërë kujdes që të mos humbasë karakteri i saj popullor. Me këto që shpjegova nuk dua të them aspak se ne jemi konservatorë, as nuk jemi për atë që të mbetemi vetëm te këngët popullore. Ne nuk jemi të prapambetur, prandaj kemi hapur gjithë këto shkolla, me qëllim që t’i japim një zhvillim edhe më të madh muzikës sonë të re socialiste.

Nuk është e domosdoshme të vëmë kurdoherë vetëm këngë popullore në emisionet tona, prandaj të bëhen edhe më shumë krijime të reja, të cilat të kenë ngjyrën dhe intonacionin muzikor të popullit e të atdheut dhe të jenë me të vërtetë të bukura. Këtu fola më shumë për luftën kundër ndikimeve të sotme çoroditëse të ideologjisë e të kulturës borgjeze, por ne nuk kemi lënë pa luftuar, bile vazhdojmë të luftojmë me forcë edhe kundër ndikimeve të vjetra ideologjike, kundër çdo lloj konservatorizmi, në të gjitha fushat e jetës, pra edhe në fushën e kulturës. Ne kemi goditur me forcë konservatorizmin edhe në traditat e zakonet e ndryshme të jetës. Por ai i ka rrënjët akoma të forta dhe peshon akoma rëndë, sidomos në jetën e grave e të rinisë. Konservatorizmi nuk mund të mos shfaqet, gjithashtu, në fushën e gjerë të letërsisë e të arteve, përgjithësisht të kulturës, aq më shumë kur ushqehet nga rutina të vjetruara e anakronike dhe nga kuptime të ndryshme dogmatike e skematike.

Prandaj, siç e kam thënë edhe herë të tjera, në këtë fushë, ne luftojmë kundër çdo lloj ndikimi të huaj ideologjik, ngado që të vijë, luftojmë, si të themi, në të dy krahët, edhe kundër traditave të vjetruara konservatore e reaksionare, edhe kundër ndikimeve të sotme çoroditëse, borgjezo-revizioniste. Por, duke bërë një luftë aktive kundër shfaqjeve të ndryshme të konservatorizmit, nuk duhet të biem në liberalizëm, të humbasim vigjilencën kundër ndikimeve çoroditëse të sotme të ideologjisë e të kulturës borgjeze. Këto ndikime nuk duhet t’i minimizojmë, as të qëndrojmë pasivë ndaj tyre, por të luftojmë me vendosmëri e me pasionin e domosdoshëm revolucionar. E theksoj edhe një herë se traditat e përvojat pozitive ne do t’i ruajmë e do t’i zhvillojmë. Ky është një proces i domosdoshëm zhvillimi që ka ndodhur e ndodh edhe në vende të tjera.

Po të ndjekim literaturën botërore, për shembull, atë franceze, shikojmë se ka krijime të ndryshme, ka autorë, shkrimtarë dhe poetë që kanë qenë të famshëm në kohën e tyre, por që tani janë shuar fare e nuk përmenden. Shumë-shumë emrat shkurtazi. Megjithatë ka shkrimtarë dhe autorë, të cilët, edhe pse kanë krijuar e kanë kompozuar përpara 200-300 vjetësh, kanë mbetur të pavdekshëm. Këta kanë jetuar e kanë krijuar në një periudhë tjetër, por veprat e tyre të bukura janë frymëzuar nga mendime dhe aspirata të mira, përparimtare, prandaj u kanë rezistuar kohëve, të këqijave dhe kanë arritur të gjalla e të bukura deri në ditët tona.

Këtu unë zhvillova disa çështje që kanë lidhje me pyetjen e shokut Kahreman. Prandaj lidhur me problemet e kulturës dhe të artit, është e nevojshme të ndihmojmë organet e Partisë dhe të pushtetit në rreth, me qëllim që të zgjerojmë gjithnjë më shumë horizontin kulturor të popullit tonë. Për këtë duhet të ndihmojë patjetër Partia, e cila duhet të marrë masa që të korrigjojë të metat që shfaqen. Ky korrigjim të bëhet me kritikë, por, kur kritikohen të metat që vërehen në fushën e kulturës, ka njerëz që, duke mos e duruar kritikën, e quajnë këtë “censure”. Po pse, do të lejojnë Partia, udhëheqja e saj dhe populli që të mbijnë gjithfarë lakrash? Jo, në asnjë mënyrë. Po pse, mos do të lejonte Partia disa hajdutë, agallarë, bejlerë e bajraktarë të livadhisnin akoma për hir të njëfarë humanizmi borgjez? Po kur erdhi koha për krijimin e kooperativave bujqësore, lejoi Partia që të pengohej krijimi i tyre pse nuk deshën kulakët? Jo, shokë, ne nuk do të lejojmë orvatje të tilla.

Shteti ynë është shtet i diktaturës së proletariatit dhe kjo ka një kuptim të gjerë. Diktatura e proletariatit, udhëheqja e klasës punëtore, e Partisë, shtrihet edhe në fushën e kulturës, sigurisht duke vepruar me metoda e mjete specifike, duke marrë parasysh natyrën e sotme të kontradiktave që dalin në këtë fushë. Prandaj, atyre që na trembin me “censurën”, ne u themi: Në qoftë se bëhen përpjekje për të cenuar diktaturën e proletariatit, atëherë kjo e fundit i godet ata. Nuk duhet të nënvleftësohen këto çështje, shokë. Këto probleme të mos i ndani nga problemet e mëdha ekonomike, si dhe nga problemet e tjera që kemi përpara për të zgjidhur. Çështja e zhvillimit të kulturës dhe të artit ka rëndësi të jashtëzakonshme.

 

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Fjala e Enverit më ‘73-in: Më vijnë shumë letra nga populli, ku më thonë se si e lejohen të dalin në TV të rinj me leshra të gjata, me veshje mode dhe …”

  1. Buda says:

    Pas flalimit ptogramatik te Matit me 26 shkurt 1972, Enver Hoxha duhej ta dorezonte stafeten,
    por nuk e lane Nexhmija me Ramiz Aline, pasi nuk ishin gati te trashegonin pushtetin.
    Ne vitin 1985, kur e moren pushtetin nuk e mbajten dot as 5 vjet se ia dorezuan
    bashkepunetorit te tyre, agjentit dhe dhenderrit te Serbise, Sali Vuk Berishovicit.

  2. Beni says:

    CDO DITE SURRATIN E EVER HALESE QE E MBAJTI POPULLIN E TIJ NE KOPESHT ZOOLOGJIK PO SHOHIM KE TEMA MERO.DHE NEXHMIA TE ISHTE PRONARE E TEMES NUK DO E MBURRTE AQ SHUME.APO E KE POROSI NGA GRAMOZI ME SALIUN.BRAVO BESNIKU PARTISE.

  3. Www says:

    Dashnori i formave të edukimjt???

  4. jon says:

    Ahh nqs njerezit do arrinin te kuptonin , kuptimin e fjaleve. Te gjitha fjalet jane me te pakten 2 kuptime. Psh me lart thote se lufta ishte “Kunder ndikimit te huaj ideologjik” Pyetja drejtohet. Po ideologjia e PPSH ishte e huaj apo e brendshme. Sigurisht e huaj. Nqs vazhdon keshtu gjerat komplikohen.Ne te vertet cdo e keqe vjen nga jashte. Po Enveri ishte shqiptar apo i huaj? Je i cmendur do me thote dikush. Po Ataturku ishte turk apo i huaj? Sigurisht ishte i huaj. Ishte Xhon turk apo Young Turk, por ama ishte Donmeh. Po Venizelua qe emeri i vertete ishte Ben Zelo ishte grek? Po Trocki ishte rus? Sigurisht jo. Ishte gansterr ne East Side te New York. Te gjithe keta jane cifute ca hapur ca te fshehte ( cripto). Vuajtjet dhe shkaterrimin psikologjik qe beri Enveri e beri vetem Trocky me keq. Nga shembujt e mesiperm eshte me e lehte te japesh pergjigjen . Ishte Enveri shqiptar?

    1. Scutari says:

      Po leshoj nje teze pro: At Zef Pllumi shkruan se, gjirokastritet jane izraelite te islamizuar me force nga pushtuesit turq!

      1. jon says:

        Komenti yt eshte me qellim te mire. Por s’di si ta spjegoj rendesine e kuptimit te fjales. Izraelitet ishte 12 tribe. Cifutet ishin nje pjese e vogel e Tribe Juda. Asnje cifut se quan veten Iraelit. Cifuti se do ate emer. Emeri Izrael perdoret vetem si toponim. Ai thote I am a Jew= Une jam cifut. Si edhe populli yne i mencur per shekuj i quante CIFUTE me shkronja te medha. Shakespeare apo Dickens etj i pershkruajne shume mire. Thjeshte bota nga frika e cifuteve, ua ndryshon emerin ne izraelit. Jo pa qellim Juda ishte tradhetari i Krishtit.

  5. Andi says:

    Mire qe Enveri nuk i shikonte popullit dhe leshin poshte.

  6. Jon komenti ut nuk ka nevoje per koment , por mendoj se kjofte largu (enveri )me ato qe pati ba ne ne popull , nuk po filloj te permend se ćfare pati ba sepse ćdo kush qe ishte ne 90en 20 cjeç e din shume mire , ja pati kaluar edhe Djadhit , e jo ma Trockit …… Gjithsesi respekt …….

  7. Sala says:

    O tru shplare! O Rr. Ka.. Ik e mbaro shkollen mos shkruaj serbish.

  8. Teacher Job says:

    Duhet tè ishte shumè e vèshtirè tè edukoje njè shoqèri qè vinte nga gjysèmfeudalizmi. Shoqèria civile ka rregullat e saja qè nèpèrmjet atyre rregullave, veç tè tjerash, do tè bèjè tè mundur emancipimin e sajè. Natyrisht njerèzit e pashkolluar dhe me njè edukatè tè keqe nuk i pèlqejnè rregullat. Pèr tè vlersuar shkallèn e civilizimit tè njè shoqèrie, èshtè e mjaftueshme tè masèsh ndjekjen e rregullave dhe mènyrèn e respektimit tè tyre. Kur njè shoqqèri zbaton rregullat dhe me ndèrgjegjie, èshtè e kulturuar. Pa u zgjatur nè kètè artikull kuptohet qè Enveri pèrpiqej qè tè ndèrgjegjèsonte njerèzit pèr vlerèn e rregullave, tè censurès dhe edukimit. Ata nuk ja lanè edukimin e shoqèrisè nè dorè tè fesè,, as rastèsisè dhe as televizorit. I gjithè edukimi i shoqèrisè shqipètare u mbèshtet nè idetè e pastèrta tè families dhe shkollès, si dhe nèpèrmet punès. Prandaj theksova qè nè fillim qè nuk ka qènè aspak njè gjè e lehtè. Tè gjitha metodat e edukimit, pèrfshi dhe ato tè sforcuara kishin qèllimin e vetèm, emancipimin dhe ruajtjen e traditès kombètare, duke e mbrojtur nga shthurja morale, veset e kèqija, si dhe plagèt e tmerrshme qè shoqèria shqipètare manifeston gjithkund. Na rèfeni se si edukohet sot brezi i ri, sa vlejnè edukata nè familje dhe ajo qytetare? Dashuria pèr punèn, pèr njeriun, etjen pèr kulturè e dije???

  9. Saluk ku te dogji , kush te mori per mesues gjuhe , me sa duket ti ke kene mesues marksizmi , tru kalbur i perzier me hale bunkeresh. E fundit qetesoju , mos u nervozo , ate me pika pika jepja gras ose vajzes …….I urrej ofendimet ,por po ju kthej kusurin ….eee ti nuk i shikon gabimet tua plak matuf , shkruhet serbisht , besoj e din se kush jane , te kujtohet kur keta mblidhnin shoqaten e gjuetise kjofte largu shpallte fushime e zbore ne gjithe vendin ……

  10. Sala says:

    Śto ķažež još kurac!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *