Kampioni olimpik: Më mirë humb Olimpiadën se sa të bëj vaksinën anti Covid-19

Kampioni olimpik, Yohan Blake, tha se është i gatshëm të mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios për të mos marrë vaksinën kundër koronavirusit, edhe pse ky nuk është një detyrim nga organizatorët e kompeticionit.

“Mendoj vetëm që të ruaj forcën, nuk dua të bëj vaksinën, më mirë mungoj në Olimpiadë se sa të marr vaksinën, nuk e marr”, tha xhamajkani në një intervistë për gazetën vendase “The Gleaner”. “Nuk dua të merrem me këtë çështje tani, por kam arsyet e mia”.

Blake, dikur rival i legjendës së atletikës, Usain Bolt, me siguri që do të ketë mundësi të marrë pjesë në Tokio 2021, që do të jetë edhe olimpiada e fundit për të. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë deri tani se marrja e vaksinës kundër koronavirusit është “e inkurajueshme”, por jo e detyrueshme për sportistët pjesëmarrës.

“Ndiq mendjen tënde, jo turmën”, tha Blake, dy herë fitues i medaljes olimpike të artë, në një video të postuar të shtunën në Twitter. “Njëkohësisht respekto mendimin e të tjerëve. Por mos lejo të tjerët të të marrin të drejtën e zgjedhjes”.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kampioni olimpik: Më mirë humb Olimpiadën se sa të bëj vaksinën anti Covid-19”

  1. Baliu says:

    Kush jeni ju te dyshoni ne “mantel bardhet”?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *