Koalicioni si film i parë

1 Mars 2021, 19:32Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Me një ceremoni e cila përpiqej të risillte atë të prillit 2013 kur Rama dhe Meta firmosën koalicionin që do të largonte Berishën, Kryemadhi dhe Basha firmosën marrëveshjen për aleancë kundër Ramës.

Spektaklit dukej që i mungonte talenti i regjisorit dhe në vend të përfaqësuesve të së majtës evropiane që ishin para tetë vitesh në Shkodër si noterë të marrëveshjes, këtë radhë ishte Gaz Bardhi, Tit Vasili dhe nëpunës të tjerë të dy partive.

Kohët evoluojnë por pas 8 vitesh ky koalicion i ri ku në vend të PS është PD, vetëm i ri nuk duket.

Basha nuk ka fantazinë e Ramës dhe as lidershipin e tij. Në tetë vite nuk ia doli të ikte nga sqetulla e Berishës. E shumta që mund të thonë dashamirësit e tij, përfshirë Berishën, është cilësimi si djalë i urtë. As Kryemadhi nuk ka lidhje me Metën dhe prerjen e tij. Edhe ajo ka pasojat e rritjes në hijen e bashkëshortit. Ndërsa Meta vetë, bashkë me peshën duket se ka humbur edhe lëngun politik.

Garnitura është po ajo. Ose ndryshe, koalicioni: Dulja që s’dihet sa grekë përfaqëson; Shpëtimi që nuk di sa çamë e votojnë; Mediu që nuk di sa republikanë ka në radhë; Duka që ende nuk ka ndezur partinë pas tetë vitesh në garazh; Ndoka dhe kristianët e tij që aq sa janë nuk dinë nga të shkojnë më parë; dhe Dash Shehi që shikon sesi po tretet Tirona nën peshën e jabanxhinjve e bashkë me ta është vota e tyre.

Ata aty kanë qenë gjithmonë. Dhe dy herë rresht kanë humbur përpara makinerisë së majtë e cila ka një vit që vaiset dhe i shtrëngohen bulonat për një fitore të tretë. I ka futur në radhë Edi Rama i cili për herë të tretë do iu tregojë që nuk ka nevojë as për Metën dhe as për aleanca që të fitojë. A do ia dalë?

E gjitha ngjan me një film të parë. Është ai filmi ku garojnë një kalë i bardhë dhe një kalë i zi dhe dy spektatorë që e kishin parë disa herë filmin, prapë vazhdonin e vinin bast njëri për kalin e bardhë dhe tjetri për të ziun. Dhe tifozi i kalit të zi që humbte, i thoshte shokut të tij që tallej dhe i thoshte sesi nuk kishte vënë mend pasi filmi nuk ndryshonte: E di por këtë radhë i ziu më dukej më në formë.(Dritare.net)

6 komente në “Koalicioni si film i parë”

  1. bedriu.xh says:

    a nuk mund te na shporren te gjithe e te marrim fryme lirisht

  2. Demo Katruvja says:

    Dikur, në kohën e xhaxhit Enver, njl kryetar kooperative bujqesore, po kryente sex me një fshatare, në një parcelë misri.
    I shoqi, i shikonte, nja 20 metër më tutje, dhe mbasi mbaruan punë, ngrihet e i thotë kryetarit, o po ça bën are, i theve brinjët, nuk është e sëmurë ajo që ta ndrysësh. E ndrys (e fërkoj) unë në shtëpi.
    Edhhe kjo puna e PD me LSI, si puna e kesajë marredhenie sexi është.

  3. Juliano says:

    Nje ç’faqje karikaturesh ku ne nje mareveshje kendohet hymni, mungonte garda dhe te shtenat me top.

  4. Titi says:

    Titulli me e pershtatshem do te ishte si “film porno” , te gjithe hapen syte ne cermonine pompoze e bashkimit te 2 copave m..i qe me 25 prill do te perfundojne ne puseten e ujarave te zeza.

  5. den says:

    E forte batuta ne fund ne fund te shkrimit. Dritani eshte nga ato pena qe perhere e me shume po pervijohet jo vetem si gazetare, analiste, apo moderator TV i shkelqyer, une do ta quaje shume me teper se kaq, ai ka stofin e nje diplamati apo te nje intelektuali mendjendritur qe manifeston ne te njejten kohe nje ndjejne te larte qytetarie ne sherbim te komunitetit e me gjere.
    E pelqej stilin e te shkruarit te tij se jo vetem qe nuk eshte perserites por eshte kreative ne menyren e te shprehurit.
    I sakte ne ate qe thote dhe i pakompromise kur vjen puna tek e verteta.
    Shpresoj akoma tek dite me te mira per Shqiperine sa kohe qe njerez si Dritani apo edhe gazetare, e profesionite te tjere te fushave te ndryshme vazhdojne te luftojne per te verteten.

  6. Besa says:

    Bravo Dritan keep going.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje