Konglomerati opozitar, një bashkim për shkalafitjen e Shqipërisë!

Nga Altin Ketro

Në zgjedhjet e 25 prillit Lulzim Basha po përpiqet që t’ia shesë opinionit publik se ka një opozitë të bashkuar rreth partisë së tij. Opozita do të ishte e bashkuar kur të kishte një listë unike kandidatësh dhe një program të vetin i cili të harmonizonte të gjitha rrymat që e përbëjnë opozitën e bashkuar. Deri tani kemi daljet në publik të Lulzim Bashës që paraqiste të ashtuquajturin “program ekonomik” si një ofertë që u jepej shqiptarëve.

Nga ana tjetër LSI-ja shpaloste disa piketa që nuk përkonin kurrkund me ato të Partisë Demokratike, përveç dakordësisë për taksën e sheshtë 9 për qind.

Kurse nga partitë e tjera nuk dëgjuam asgjë programore, por siç duket, ato janë dakord me programin e PD-së. Ec e merre vesh çfarë partish janë këto që u ka humbur baza identitare dhe janë kthyer thjesht si “apendicit” i partisë më të madhe që i udhëheq.

Afërmendsh, kur pranojnë që të humbin personalitetin e krijuar ndër vite (PR dhe PAA janë parti të pluralizmit politik) dhe pranojnë të futen nëpër listat e një partie tjetër, që siç justifikohen, do “maksimizojë” votat brenda opozitës. Dakord, kanë zgjedhur këtë formulë, e cila nuk është e re për disa prej tyre, të cilat kanë qysh nga viti 2009 që nuk e dinë as vetë sa vota merr partia e tyre në rang kombëtar.

Tani për një moment le të imagjinojmë se ky konglomerat partish do të vijnë në pushtet. Nisur edhe nga marrëveshja që çifti Basha- Kryemadhi lidhën mes tyre, ku e përcaktuan ndarjen e pushtetit sipas rezultatit në zgjedhje, ajo që do kuptojnë shqiptarët pas kësaj është kjo situatë: ministritë e LSI-së, drejtoritë e Idrizit, shefat e Dukës, sektorët e Dules e Ndokës e kështu me radhë, një shkalafitje e Shqipërisë në bazë të 15 partive që përbëjnë koalicion opozitar.

Që nga djegia e mandateve në shkurt 2019, Lulzim Basha u detyrohet shumë partive të tjera që iu bashkuan marrëzisë së tij. Ata i qëndruan besnikë në këtë drejtim duke e ndjekur në çdo greminë që ai i çonte.

Në këto kushte, Lulzim Basha do të jetë një duarlidhur, sidomos prej babëzisë së LSI-së dhe çiftit grabitqar Meta- Kryemadhi. Ashtu siç dridhet një zinxhir floriri në gisht, ashtu do dridhet Lulzim Basha prej këtij çifti, duke ua plotësuar atyre çdo dëshirë për të qeverisur të qetë në pashallëqet që do kërkojnë nga llokma e pushtetit.

Është shumë e lehtë ta imagjinosh se çfarë qeverisje do të kemi pas kësaj. Mjafton që të kujtojmë çfarë bënte LSI-ja në bashkëqeverisje me Berishën dhe, LSI-ja në bashkëqeverisje me PS-në, për ta pasur të qartë tablonë. Kur LSI-ja arrinte që me votat e saj përcaktuese të krijonte vatra infeksioni edhe pse ishte nën vëzhgim nga personalitete të forta si Berisha dhe Rama, nuk ka nevojë për përgjigje se çfarë do të bëjë kjo parti me Lulzim Bashën që njihet për karakter shumë të dobët.

T’ia besosh të ardhmen e vendit këtyre partive me mentalitet primitiv e hakmarrës, me vizion të munguar e që nuk shkon dot përtej pragut të selive respektive e interesave personale të kryetarëve, do të ishte një fatkeqësi për brezat e rinj të cilët do të duhet që të vuajnë paskëtaj, etapat që pushteti dritëshkurtër i Sali Berishës ua dogji prindërve të tyre në vitet ’90-të. Katër vitet që Lulzim Basha ua çoi dëm qytetarëve të Tiranës kur qeverisi kryeqytetin, nuk duhet të përsëriten më në 4 vite të humbura në qeverisjen e Shqipërisë!

TemA

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Konglomerati opozitar, një bashkim për shkalafitjen e Shqipërisë!”

  1. Anila says:

    Po Altin. Shume mire. Vijoni me projekte 3 d se tallnit bashen. Por perfunduat 8 vjet ska mbaruar akomaASNJE RRUGE TE VETME RAMA!!!
    SHANI BERISHEN PO NUK JENI ME TE MIRE. FUNDJA AI HAPI TUNELIN E ELBASANIT E BERI ELBASANIN LAGJE TE TIRANES. HAPI TUNELIN E THIRRES (JO 1 PO DY TUNELE BE RRUGEN E KOMBIT)!
    PER PROJEKTE MADHORE RAMA ESHTE DESHTIM I PLOTE!
    8 VJET NE PUSHTET ASNJE PROJEKT RRUGOR MADHOR.
    NUK HAPI DOT AS RRUGEN E ARBRIT.
    FUNDJA PD JA PUNONTE ME AMERIKANET E BECHTEL, KURSE RAMA ME SALILLARIN

    1. Kritiku says:

      Anila, ta sollen copen e byrekut per dreke? Ha Anila dhe mbush barkun, por mos u merr me te tilla gjera sepse jane shume larg botekuptimit tend. Mos shkruaj ato qe te thoine, por shko dhe mbaro shkollen sepse ajo do te japi buke dhe mos u kenaq me ate cope byreku qe te japin ata te PD-se.

    2. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

      O anila pa fitila ,arritjet e saliut i rreshton ashtu si ato te enverit qe nga zhdukja e analfabetizmit(ku edhe ti e ne te gjithe u shkolluam ,dhe jo si analfabetet e sotem) elektrifikimi iplote dhe cdo njeri nga ne sa hap driten kujton se kush i ndertoi hidrocentralet(dhe shyqyr saliu me cecenet nuk i shkatrruan si cdo gje), hekurudhat qe cecenet i vodhen shinat,e kanalet qe i moret pllakat etj etj.
      Ato te saliut i ngrini ne qiell ato te soc qe ishin djersa jone i mohoni….
      Vrasjet e spiunimet e saliut nuk i permendni

  2. qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit says:

    Shkalafitje e Shqiperise ka arritur rekordin me kete qeveri Rama qe ne 8 vjet ka rritur ne menyre progresive Borxhin publik, rekord ne 30 vite.
    Me teper sa kaq nuk ka kryeminister ne Shqiperi ta shkalafise ekonomine se sa Edi Rama me Ben Ahmetajn pas kepuce.

  3. lulashi says:

    Lulezimi si Berisha ne vitin 2005. Kete radhe nuk do t’ju zhgenjej!

  4. aaaa says:

    Hahahaha, PD nuk do dije si ti ndaj llokmat e pushtetit me aleatet e shumte, ok!
    Po i bie qe te jete me mire qe te gjitha keto llokma ti haje nje grusht shkerdhatash te PS apo si?

  5. titi says:

    matematika dhe timoni i Lulit e ku nuk te cojne.

  6. emigranti- gjermani says:

    KOALICIONI pede +lesh e li Organizate Terroriste islamike.Popull mos u zhgenje nga funderrinat ,plehrat islamike.!!!!

  7. Iso says:

    Per nje moment ti marrim edhe poziten edhe opoziten si hajdut te pangopur! Imagjino ne pozite kemi nje ngjyre hajduti ndersa ne opizite mbi 15 lloje hajdutesh qe mezi presin ti sulen te gjores Shqiperi ta masakrojne duke e rrjepur e duke e kthyer ne rrumpallen e para tete viteve.

  8. Taulant says:

    Gjendja eshte aq dramatike sa edhe ata qe humben ne 2013 kane shume shance te fitojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *