Kuvendi i Lezhës dhe ushtria e Skënderbeut

Nga PROF. ASOC. DR. Bernard Zotaj

Kuvendi u mblodh mbi bazën e traditave

Për zgjidhjen e detyrës historike të bashkimit të popullit shqiptar dhe të klasës feudale në një front të vetëm antiosman, Skënderbeu organizoi mbledhjen e një kuvendi të përgjithshëm kombëtar. Për këtë qëllim në mënyrë paraprake u zhvilluan një sërë konsultimesh me feudalët shqiptarë dhe krerët e tjerë të vendit për përgatitjen e Kuvendit dhe largimin e pengesave në rrugën e bashkimit.

Kuvendi u mblodh më 2 Mars 1444 në qytetin e Lezhës që ishte nën sundimin e Venedikut. Thirrja e kuvendit në qytetin e Lezhës kishte për qëllim të evitonte çdo keqkuptim midis pjesëmarrësve, lidhur me respektimin e ndereve feudale.

Nga ana tjetër siguronte përkrahjen ose të paktën neutralitetin e Venedikut në luftën e madhe shqiptaro-osmane. Kuvendi i Lezhës mblidhej mbi bazën e traditave më të hershme shqiptare, për t’i trajtuar problemet e rëndësishme në kuvende të përbashkëta. Në punimet e Kuvendit të Lezhës morën pjesë përfaqësuesit e familjeve më të fuqishme feudale shqiptare. Sundimtarë të principatave feudale ishin të pranishëm në Kuvend, të shoqëruar nga djemtë ose nga nipërit e tyre. Në të morën pjesë dhe feudalë më të vegjël si dhe krerë të tjerë, të cilët përfaqësonin fshatarësinë e lirë të malësive të Shqipërisë.

Bashkëkohësi dhe historiani i Skënderbeut, humanisti shqiptar Marin Barleti, në veprën “Historia e Skënderbeut” përshkruan emrat e sundimtarëve shqiptarë që morën pjesë në punimet e kuvendit. Midis tyre ishte nismëtari dhe organizuesi i Kuvendit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si përfaqësues i principatës së Kastriotëve, Gjergj Araniti, Andrea Topia me dy djemtë, Komini dhe Muzaka me të nipin Tanush Topia, Gjergj Stres Balsha, Tedor Korona Muzaka me të tjerë nga familja e Muzakajve, Pal dhe Nikollë Dukagjini, Lekë Zaharia, Pjetër Spani me katër djemtë, Lekë Dushmani së bashku me disa feudalë më të vegjël pranë principatës së tij, etj.

Pjesëmarrësit në kuvend u mblodhën nga trevat ku flitej gjuha shqipe. Përjashtim bënte vetëm Stefan Cernojeviçi, sundimtar i Zetës (Malit të Zi), që kishte zotërimet e veta pranë liqenit të Shkodrës me një popullsi të madhe shqiptare, por dhe lidhje familjare me Skënderbeun, se ishte martuar me njërën nga motrat e tij. Në Kuvendin e Lezhës mori pjesë dhe përfaqësuesi i Venedikut me cilësinë e vëzhguesit. Republika e Raguzës refuzoi të merrte pjesë për të mos ndërlikuar marrëdhëniet e saj me Sulltanin e Perandorisë Osmane.

Besëlidhja e feudalëve shqiptarë

Mbas diskutimeve të shumta, Kuvendi i Lezhës mori vendime të rëndësishme, të cilat përcaktuan natyrën politike të këtij kuvendi. Me gjithë divergjencat e diktuara nga interesat e ngushta, feudalët e mbledhur në kuvend u shprehën për bashkimin e tyre në luftë kundër pushtimit osman. Ideja e bashkimit të gjitha forcave politike, ushtarake dhe ekonomike të vendit në një front të përbashkët u konkretizua në mjaft vendime të tij.

Më i rëndësishmi midis tyre ishte vendimi për krijimin e një besëlidhjeje të feudalëve shqiptarë, e që mori emrin “Lidhja e princave shqiptarë” (Lidhja e Lezhës). Skënderbeut si organizator dhe udhëheqës i kryengritjes çlirimtare kundër regjimit të timareve, si dhe për shkak të pozitës së rëndësishme që kishte principata e Kastriotëve u zgjodh njëzëri kryetar i saj.

Barleti na jep informacion të pasur mbi Kuvendin e Lezhës dhe vendimet e tij. Ai thotë se Skënderbeu vendosi para së gjithash, se duhej hyrë në aleancën dhe në një farë besëlidhjeje të përhershme me princërit dhe sundimtarët fqinj.

Dhe mandej, pasi përshkruan zhvillimin e punimeve të këtij kuvendi, thekson se të gjithë pasi ia kaluan gati si me dorë pushtetin, popujt, ushtritë, dhe pasi i besuan drejtimin suprem të të gjithë gjendjes dhe kujdesin e luftës, e zgjodhën kryetar dhe kapedan të tyre të vetëm. Skënderbeu, megjithëse kryetar dhe Komandant i Përgjithshëm, ishte në këtë kohë një “i parë midis të barabartëve”.

Sidoqoftë, caktimi i një udhëheqësi të vetëm politik e ushtarak kishte një rëndësi të madhe dhe ishte një hap përpara në kapërcimin e përçarjes feudale. Të dhënat që na sjell Barleti konfirmohen dhe plotësohen me kujtimet e bujarit shqiptar Gjon Muzaka, bashkëkohës i Skënderbeut nga familja e Muzakajve. Ai shkruan: “Pastaj këta sundimtarët e Shqipërisë u mblodhën në Kuvend në Lezhë.

Dikush shkoi vetë, dikush çoi mëkëmbës. Kështu që Skënderbeu i lartpërmendur u bë kryeprijës në Shqipëri, dhe secili dërgonte njerëz dhe të holla sipas sasisë që i takonte. Po kështu edhe disa bij të atyre sundimtarëve luftonin nën drejtimin e tij edhe për të mësuar mjeshtërinë e luftës edhe për të mbrojtur shtetet e veta. Duke qenë ai zotëri fort i rrahur në luftë dhe fatos, u zgjodh kryeprijës e secili i bindej”.

Vendimi për krijimin e ushtrisë

Pjesëmarrja në lidhje për çdo feudal garantonte të drejtën e mbrojtjes nga pushtuesi, si dhe detyrimin për të kontribuar në krijimin e ushtrisë dhe të mjeteve financiare të përbashkëta. Me këto detyrime lidhen dy vendime të rëndësishme të Kuvendit të Lezhës: vendimi për krijimin e një ushtrie të “Lidhjes së princave shqiptarë” si dhe sigurimin e mjeteve financiare për shpenzimet e luftës me forca të përbashkëta. Kuvendi i Lezhës vendosi të krijohej një ushtri shqiptare, e cila do të rekrutohej nga Skënderbeu në principatën e Kastriotëve si dhe nga feudalë t e tjerë në zotërimet e tyre.

Secili anëtar i lidhjes përcaktoi vullnetarisht numrin e ushtarëve me të cilët do të kontribuonte në krijimin e ushtrisë së përbashkët. Skënderbeu u zgjodh komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Lidhjes, kurse komandantët e reparteve do të emëroheshin nga vetë bujarët. Për të përballuar shpenzimet e luftës, Kuvendi i Lezhës vendosi krijimin e një fondi të posaçëm në të holla, i cili do të sigurohej pjesërisht me kontributin e feudalëve shqiptarë dhe pjesërisht nga të ardhurat e kriporeve të Shën Kollit në veri të Durrësit, të cilat u përkisnin Kastriotëve. Mjetet financiare, si dhe ushtria do të administroheshin nga Skënderbeu, i cili jepte për çështjen e luftës çlirimtare kontributin kryesor midis bujarëve të tjerë në ushtarë dhe të holla. Skënderbeu u ngarkua nga Kuvendi i Lezhës me detyra të shumta drejtuese dhe komanduese.

Në këtë mënyrë ai merrte përgjegjësinë kryesore për zhvillimin e luftës. Nga pikëpamja strategjike “Lidhja e princave shqiptarë” përbënte aleancën politikë-ushtarake (besëlidhje) më të fuqishme midis bujarëve shqiptarë me njëri-tjetrin për mbrojtjen e zotërimeve të tyre feudale me forca të përbashkëta. Në zotërimet e tyre, bujarët shqiptarë pjesëmarrës ishin zotë të pavarur dhe mbajtës të çdo pushteti.

Skënderbeu komandanti ushtarak

Me gjithë rolin udhëheqës dhe komandues të Skënderbeut në “Lidhjen e princave shqiptarë”, pozita e tij drejtuese në vitet e para të ekzistencës së saj, nuk ishte ajo e një monarku, por e një drejtuesi ushtarak. Udhëheqja e tij përmblidhet vetëm në organizimin e mbrojtjes së vendit, pa cënuar privilegjet e feudalëve të veçantë dhe pushtetin e tyre brenda zotërimeve të veta. Skënderbeu kishte të drejtë në raport me anëtarët e tjerë të lidhjes të thërriste kuvendin e princave shqiptarë sa herë ta shihte të nevojshme për interesat e mbrojtjes së vendit. Anëtarët e lidhjes ruanin të drejtën e largimit prej saj, kur ta shihte të nevojshme. Skënderbeu si kryetar i lidhjes dhe lidhja nuk kishin të drejt ta pengonin ose të merrnin masa kundër tij.

Në Lidhje bujarët feudalë ruajtën të drejtën të hynin në marrëdhënie ndërkombëtare në mënyrë të pavarur. Në vitet e mëvonshme një pjesë e mirë e princave shqiptarë përfunduan traktate ndërkombëtare me shtetet italianë, pavarësisht nga Skënderbeu dhe Lidhja. Gjergj Araniti lidhi traktat të veçantë me Alfonsin e Napolit (1451), dhe një tjetër me Venedikun. Kështu kanë vepruar edhe bujarët e tjerë. Lufta e përbashkët kundër Perandorisë Osmane dhe Venedikut bëri që subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare në vendimet të dalë në tërësi “Lidhja e princave shqiptarë” dhe jo ndonjë bujar i veçantë. Gjatë luftës me Venedikun më 1448 Skënderbeu, pas vdekjes së Lekë Zaharisë, e kërkoi qytetin e Danjës në emër të Lidhjes.

Fitorja u arrit me forca të përbashkëta të feudalëve shqiptarë. Kurse Traktati i Paqes (4 tetor 1448) u përfundua duke qenë palë “Lidhje e princave shqiptarë”, e përfaqësuar nga Skënderbeu dhe Nikollë Dukagjini e Republika e Venedikut. Në historinë e Lidhjes së Lezhës ky është rasti i parë kur del në bllok njëkohësisht para dy armiqve të rrezikshëm, Perandorisë Osmane dhe Venedikut. Lidhja lufton dhe fiton për mbrojtjen e vendit dhe të tërësisë së tij territoriale, vepron me personalitet të plotë politik në marrëdhëniet ndërkombëtare.

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Kuvendi i Lezhës dhe ushtria e Skënderbeut”

  1. Alnazuri says:

    Nje shkrim qe te le mbresa. Si gjithmone i sakte profesor.

    1. Tani says:

      Sudimtaret e Shqiperise ….. Cfar thua more profesor palloshi. Po flasim per 1444 jo per 1944. O koqe profesor Shqiperia u krijua ne 1912.

  2. Erdogan says:

    Pyetja eshte,a egzistone Epiri per Turqine dhe faren e saj ne Arnauti?
    A eshte e vertete qe Barleti e ka thene qe Ne jemi Epirote dhe bijte e Zeusit dhe Athinase?
    Te Megas Aleksandros qe Greqisht do te thote
    Alex-andros Mbtojtes i Burrave.
    I Ati Filipi.
    Fil-Ipos greqisht Mik i Kalit “Shqip” (Amico,armik).
    Motra e Tij Thesaloniki.
    Thesalo-Nika greqisht Fitore e Thesalise “shqip” Viktore.
    Kur do clirohet Epiri dhe Ilyria nga Turqia dhe Italia kjo eshte pyetja.
    Cmund te presesh nga Bernardet qe i thone Selanik motres se Lekes se Arabeve.

    1. Epiri-Shqipetar says:

      @@Erdokan….i “Mencuri” dhe “Ponjerosi”(Dinaku)….
      Ne se Barleti ka then:ne jemi Epirot nuk e ka then keq,sepse ne ate kohe deri ne Kallamata te Greqise se soteme ishin Troje Shqipetare(Arberore)…
      1-Zeusi-eshte ZOTI i Shqipetareve, dhe greket i jane Perulur atij..por Greket kane pasur Posaidonin…Ect..
      Alexandros-Nuk qendron shpjegimi juaj—Aleks(Emer) dhe Andros-(Burre)…
      2-termi Filipos..nuk ka domethenje (Armike)..dhe akoma Mike..(Fillos nga greqishtja)….eshte thjeshte nje Emer..qe perdoret GJeresisht…ne bote
      3-THes-allo-Niki(kur nje Shqipo ja Ngopte nje Grekeje me Emer NIki) e pyeste..thes-allo Niki(do me Niki)……
      [email protected] se merre 300-euro ne muaj nga Greqia qe kerkon te shtremberesh shume gjera….

  3. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Pyetje per rrondelet turkokomentues:
    Ku jane emrat e hasane shqipfoles ne kete kuvend kombetar per masat kunder pushtuesve turq!?
    Asgjekund!!!!
    Athere na e kapni njehere prej qafe o plehraaaaaaaaa turkoshqipfoles, ptuuuuu vrromiarides,ju jeni turq dhe si te tille nuk ka sesi te jeni present ne kete kuvend kristianesh.

    1. ben says:

      Edhe ata qe kane jetuar ne kohen e Skenderbeut kane patur 100 here me shume mend se sa juve te dy ketu me siper. Ata qe te gjithe ishin shqiptare dhe luftonin jo per fene, por per kombin e tyre.
      Me qe e keni merak ate punen e Hellades, ku ishin “trimat” greke ne ate kohe kur shqiptaret i thyenin hunden superfuqise me te madhe te kohes, Perandorise Osmane? A mos valle ishin shume te zene me buzuqet apo mos e thente zoti, nuk ishin fare ne kete jete?
      Juve qe ju kemi aq te lecitur, a mundet ta sjegoni kete fakt te njohur boterisht:
      Ku ishin greket deri para vitit 1831, qe nuk permenden fare ne histori?
      Per ne te tjeret eshte me se e qarte se jo vetem qe nuk keni mundesi te provoni ekzistencen e te ashtuquajturve “greke antike”, por eshte komplet i njohur fakti se keni mbetur ne kohen e mesjetes, njesoj si ato qe ju mekojne me nga 300 evro qe jua japin per te na care trapin ketu tek TEMA.

      1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

        Ik o kar me syze…..

  4. Erdogan says:

    O ben Vellai.
    Dia-logos (dialogue) nuk quhet “shqip” dy fjale,as ne nje Glosa (gluhe) tjeter te Evropes,por Greqisht.
    Eshte nje “vegel” qe i sherben Dhimo-Kratos (Demokracise “shqip”) dhe zhvillimit te shoqerise dhe Njerezimit.
    Idhiotis (idiot) si ty o ben Vellai,nuk kane Llogikos (llogjike “shqip”).
    Parthenoni i Zeusit ne Nder te Perendeshes Athinase,nuk quhet Virgjereshe “shqip” (Virgin Latinisht) por Parthena.
    Megjithese ju bijte e Vezireve Pashallareve Bejlereve jini te “lashte” dhe ju eshte bere padrejtesi nga Evropi e dashura e Zeusit qe e dashuroi ne brigjet e Libyse ne Afrike.
    Bile eshte halla e Ilyrios me Y Greke (jo Ilir “shqip”) dhe e motra e Kadhmos qe solli Alfa-Betin ne Greqi nga Fenikasit dhe u stabilizua ne Thiva jo larg Athines.
    “Hajdut” i madh ky Kadhmosi qe ua “vodhi” Alfabetin Finiqit ne Afrike o beni.
    Sofia (Dituri) eshte simboli i Athinase (este simvolos) shqip eshte Zot,e vetmja Fuqi qe e ben
    Njeriun,te Diturin,Shkencetarin,Filosofin te ndryshoje boten,nga vjen dhe fjala Filo-Sofia (Amico i Diturise “shqip”) dhe qe e thote gjithe bota.
    Bile edhe Pifterinjte dhe Hoxhallaret i falen Asaj,ndryshe nuk do benin Vaksinen qe eshte product (prodhim) i Athinase (Dijes) shqip.
    Do tru dhe njohuri te besh Vaksinen o ben,jo me lutje te Papucit te Vatikanit qe edhe ky e beri Vaksinen,se e do jeten.
    Eshte e “bukur” Peradhisos (Parajsa) por nuk ja mban bytha asnjerit ta visitoj (visit,vizion) shpejt (Speed).
    “Njerez” si ty o Ben qe jane Ignorante (Agnos greq do te thote i pa trazuar dhe i pacontactuar me Dijen) jane vegla qe i perdore Feja dhe Politika e Korruptuar dhe e Interesave te atyre qe kane mision te luftojne Helenizmin si Formen me te larte te Zhvillimit Njerezore,nga vjen dhe fjala Rilindje.
    Cfare do Rilinde?
    Dicka qe kishte vdekur nga kafshet e Mesjetes se Erresires dhe Diktatures se Abrahamit.
    Perse (perke) i thonin Epirotet e Marin Barletit dhe Kastriotit Kanun (Greqisht Kanonizo) dhe jo Vendos shqip o ben?
    Se flisnin Greqisht o biri i Vezireve dhe Deputetit turk Ismail bej Vlora Frashellinjte etj.
    Sepse nuk kishte lindur akoma (ancora) gluha e bukur skipe (Glosa Buatiful Skipe).
    Bile Vendos vjen nga fjala anglisht Land (Vend) ashtu sic vjen (vini italisht) shpirt nga spirit
    Mendje nga Mind
    Mish nga Meat
    Pidhi nga Pusy
    Mengjes nga Morning
    Darke nga Dark
    Dite nga Day,Drite,Dritare,Dituri,Drite jo Erresire.
    Erresire vjen nga Erevus ne Mitho-Llogine Greke qe vjen pas Xaos “shqip” Kaos qe eshte e para sipas Isiodhos (Hesiodit) qe ka shkruar poemen e dyte Filo-Sofike Evropiane pas Iliadhes dhe Odhiseas nga Omiros (Homeri) Kozmo-Gonine dhe Theo-Gonine qe shqip do te thote Prinderit e Kozmosit dhe Prinderit e Zotave.
    Nuk mund te kishte Zota pa u krijuar Kozmosi o ben Vellai qe te kane shpe-lare “trurin”.
    Tru eshte e Vertete anglisht dhe Truri i Njeriut ka lidhje me te Verteten d.m.th vete Zotin.
    Varet se si e perdore njeriu misionin e Zotit,ne interes te Tij (d.m.th) edhe te vetes,apo te tijin personal.
    Nuk eshte rastesi o ben Vellai qe te gjitha Topo-Onomat (vend emrat “shqip”) toponimet e Epirit dhe Ilyrise i ndryshuat ju Arnautet se ndryshe nuk do kishte Arnauti,Alvani por Epir dhe Ilyri.
    Perse i thua Popull (popola) latinisht,Shtet nga State dhe jo Kratos,Qitet nga Cita dhe jo Polis sic i thonin Epirotet,Prift nga Priest,Kastjelle nga Castle etj kete pyetje qe eshte kryesorja duhet tja bejne vetes Arnautet si ti o ben.
    Kaq per sot.

    1. Genti says:

      o injorant shko meso gjuhen shqipe njehere pastaj komento. Po erdogan muhabeti …. shko ne ndonje harrem si eunuk se kjo te ka mbetur

    2. Genti says:

      nuk te ka shkuar ndonjehere ne mendje qe eshte e kunderta… keto fjale vijne secila nga shqipja. Shko shiko pement gjenealogjike te gjuheve eshte boterisht e pranuar qe shqipja eshte gjuha me e vjeter europiane dhe jo kjo helenikja jote.

      1. ben says:

        Genti-nuk ka faj ai qe vetequhet “Erdogan” dhe as Erdoganet e tjere qe i kemi peshqesh ketu tek TEMA. Edhe te cmendurit, per te mencur e mbajne veten. Ky Erdogani jone nuk ben perjashtim prej te cmendurve te tjere. Nje fjale e vjeter e popullit te mencur shqiptar thote:
        “Beji rruge budallait dhe thuaj shyqyr qe nuk kane brire se do kishte vrare njerezine”.
        Ky Erdogani jone, nuk do perdorte fjalen “injorant” per nje individ si puna ime po te dinte identitetin tim te vertete, pasi ne te kunderten me te do qeshnin edhe lopet. Pamvaresisht nga kjo, nuk dua te hyj fare ne debate linguistike me kerkend dhe ca me pak me Erdoganin tone, qe perdor nje gjuhe ordinere qe fatkeqesisht une nuk e zoteroj. Duke u nisur nga sa shkruan dhe menyren e te shkruarit, Erdogani yne, kuptohet qarte se ka nivele minimale te njohurive shpesh te gabuara te mesuara ne lokalet e pijaneceve filo-greke andej nga fshatrat e Greqise ku mbledh ullinj e portokalle per afendikoin grek dhe duke folur sic flet, i duket vetja se eshte edhe ai afendiko. Natyrisht qe njohurite e mija ne gjuhet italiane, angleze dhe sigurisht te shqipes jane superiore dhe te pakrahasueshme me ato te mjeranit qe vetequhet Erdogan. E njejta situate eshte persa i perket njohurive ne historine e Ballkanit ne pergjithesi dhe e Shqiperise ne vecanti.
        Ajo qe dua te them eshte se TEMA ben shume mire qe u le hapesira individeve te caktuar qe te bejne komente duke shprehur mendimet e tyre pa perdorimin e shprehjeve fyese e vulgare dhe te mbeshtetura ne fakte historike e dokumentare. Eshte e denueshme qe TEMA u jep hapesira individeve si Erdogani yne ketu, qe pervec se nuk ka miresine dhe edukaten per te shprehur mendimet e tija ne menyre njerezore e te kulturuar, qe sipas tij mesiguri ka prejardhjen nga fjalet greke, por lejohet qe te shperndaje fake news qe jane edhe ligjerisht te denueshme.
        I dashur Genti-per individe te nivelit Erdogan, me IQ teper inferior, nuk ka rendesi se si eshte e verteta historike. Nuk kane aspak rendesi se cfare thote bota akademike boterore apo faktet e dokumentuara nepermjet hulumtimeve neper arkivat e Europes. Ato nuk kane vlere per Erdoganin me Erdoganet e tjere me kater klase fillore qe komentojne tek TEMA. Sic e kam permendur edhe me lart; te gjithe te cmendurit, per te mencur e dine veten derisa te dale dikush e ti mbylli ne pavionin perkates te spitalit psiqiatrik.
        Uroj qe kjo te behet sa me pare per te miren e Erdoganit dhe te lexuesve te tjere te TEMAs qe jane lodhur me gomarlleqet dhe fjalorin banal te ketij individi te papergjegjshem.

  5. Suliot says:

    Te gjithe princat ne kuvendin e lezhes ishin vllehe bile dhe cernojevicet Jane vllehe kjo pranohet dhe NGA historians malazeze pervec lek duk gjinius.i cili ishte NGA Normandie. Marin barleti po ashtu vllah dhe nip I skenderbeut.por perallat e akademikeve shqiptar skane the sosur. Separate qellimi ityre eshte the edukojne brezin e ri me ndjenjen nacionale.

    1. beni says:

      Vllenjte hyne ne Arberi mbas pushtimit Osman e Ju drejtuan Jugut se atje kish Ortodokse dhe qendra e tyre U be Moskopole e ja nderuan emrin ne Voskopoje !! Mos doni ti Beni dhe Arbereshet vllenj?
      Kontributi tyre ish ne gjuhesim e ne formim te kombit !

      1. Suliot says:

        Juve dini historine e enver hoxhes lexojeni enciklopedine te shikoni qe kur jane vllehet ne shqiperi. Principata e arberit meprinc progon zgurin apo dhimiter zgurin ishin ortodokse vllehe.keta arber sot jane emertuar me emrin arvanito vllehe qe quhen ne greqi. Vllehet jane me shumice akoma ne shqiperi por jane asimiluar.por kuptohet juve lexoni vetem historite e akademikeve shqiptare qe vetem propagande bejne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *