Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)

Nga Skënder Minxhozi

Kur në vitin 2008 Edi Rama i rrihte shpatullat Sali Berishës në dalje nga spitali ku ndodheshin të plagosurit e shpërthimit të Gërdecit, Ilir Meta dhe partia e tij, që asokohe bëheshin gati të garonin më vete për zgjedhjet e një viti më pas, akuzuan me të drejtë kreun e opozitës se po i hidhte një komerdare shpëtimi kryeministrit, në momentin e tij më të keq.

Gabimi i Ramës me butësinë e pashpjegueshme ndaj ngjarjes ku u hodh në erë një fshat e ku vdiqën 26 njerëz të pafajshëm, i kushtoi me gjasë atij zgjedhjet e një viti më vonë. Berisha duhej goditur fort për tragjedinë, me të cilën ishte i lidhur me një mijë fije dhe duhej dënuar politikisht e pse jo, edhe ligjërisht, për tragjedinë që vrau njerëz dhe që shkundi dritaret e gjithë Tiranës.

Historia që pasoi, do të provonte gabimin politik të Edi Ramës, por edhe hipokrizinë e LSI, që mori vota majtas në zgjedhje me sloganin “Sali Gërdeci” dhe të nesërmen e votimeve hyri në bashkëqeverisje me Doktorin. Ka qenë një ndër aktet më të shëmtuara dhe që i vuri vulën kësaj force politike në sytë e gjithë atyre që donin ikjen e Berishës nga pushteti, e që ishin shumicë votash popullore. Ka qenë ky veprim që i vuri vulën kësaj partie, si një fluger politik që kthehet nga fryn era dhe nga vjen aromë pushteti. Një parti që hiqet e majtë por që de facto sillet si një zyrë pune, tenderash dhe interesash personale.

Sot, 12 vjet më vonë Gërdeci është etiketuar si “aksident teknologjik” dhe është harruar, janë pastruar edhe ato pak skrupuj që mund të kishin mbetur në gjakun e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nënshkruan aleancën postzgjedhore për bashkëqeverisje, duke dhënë sinjalin se do të jenë bashkë, nëse shifrat nuk do t’i shtyjnë nëpër pirueta e aventura politike pas 26 prillit. Një premtim i palumtur për një çift liderësh që janë në rastin më të mirë vetëm aksionerë në partitë e tyre, të cilat pas perdeve ndjejnë rregullisht hijen e rëndë të dekanëve Berisha e Meta.

Paketa ligjore për zgjedhjet që kemi në fuqi, e vështirëson në kulm formimin e një koalicioni paralektoral. Duhet të humbasësh identitetin, të futesh në listë unike etjetj. Andralla që Rama i ka shpikur për të krijuar pikërisht këtë digë procedurale, që do të çonte në këtë lloj marrëveshjeje, si kjo që shohim mes PD e LSI. Përtej faktit që rregullat duheshin shkruar me konsensus mes palëve, e këtu qeveria luajti me hile në lidhje me 25 prillin, është jashtë çdo dyshimi se kjo marrëveshje tingëllon pak a shumë si ftesa e Ushtarit të mirë Shvejk “takohemi në ora 5 pas lufte, te pijetorja ‘Te gota’”! Sepse është po aq e mjegullt dhe e pasigurt e në ajër, sa fraza e babaxhanit Shvejk, pasi nuk ka asnjë garanci se këto dy aleatë nuk do të përplasen e sherrosen mes tyre gjatë gjithë fushatës elektorale, deri ditën e zgjedhjeve. Premtojnë të ‘martohen’ në 26 prill, e do të shohin për ‘variante’ të tjera deri në datën 25. E bukur marrëveshje!

Marrëveshja për bashkëqeverisje mes Bashës e Kryemadhit kalon  mes shifrave dhe votave. E këtu PD dhe LSI janë hiç më pak, se dy parti rivale dhe konkurente. Madje luftojnë për të njëjtin porcion votash në të gjitha qarqet. Nuk ka asgjë prej aleati në sjelljen që demokratët e lësëistët kanë nisur të shpalosin në terren, prej sot e deri më 25 prill. Dhe arsyeja është krejt banale: LSI ka pasur këto tetë vite një hipotekë votash që i takonin dhe i takojnë ende edhe sot PD-së. Në vitin 2013 Meta mori 170 mijë vota, kurse në 2017 ai e ngriti stekën në 225 mijë vota. Ata që analizojnë zgjedhjet dhe aritmetikën e partive në terren, thonë njëzëri se këto ishin në një pjesë të mirë, vota demokratësh të zhgënjyer a të frikësuar për vendin e punës, që u tërhoqën nga LSI me premtimin e një vegjetimi paqësor nën pushtetin e Edi Ramës.

Sot Lulzim Basha, e cili e di fort mirë gjeografinë dhe demografinë e votës blu, reklamon rikthimin e fortë të partisë së tij, nga gropa e 200 mijë votave të humbura, tek rivaliteti i hapur me socialistët. Dhe që ta arrijë këtë nivel përfaqësimi me mandate parlamentare, nuk ka asnjë rrugë tjetër, veç rimarrjes së dhjetra mijë votave demokrate, që LSI ka devijuar në bahçen e vet.

Kjo rrethanë elektorale i vendos këto dy parti që sot nënshkruan një pakt postzgjedhor, në pozita krejt të pazakonta: rivale deri në zgjedhje deri në votën e fundit, por ama mike dhe aleate një ditë më pas! Ky paradoks ka më shumë peshës sesa fakti nëse Presidenti Meta do t’i konsiderojë apo jo nesër PD e LSI, pas zgjedhjeve, si koalicion elektoral?!

Nëse kësaj fabule i fut në mes edhe efektin gërryes të PS mbi partinë e Metës, del një rezultat krejt i paparashikueshëm për LSI në 25 prill. Sepse mund të ndodhë që nga ambicja dhe presioni i dy partive të mëdha, Kryemadhi të mos jetë në gjendje ta ndihmojë nesër aleatin Basha që të nxjerrë hundën mbi ujë me 71 mandate. E në këtë rast, vetë marrëveshja do të jetë grisur edhe me duart e për shkak të aleatit blu të Monika Kryemadhi. Që sot bëhet gati të rimarrë votat blu, që dikur kërkonin një strehë pas ikjes së Berishës më 2013.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)”

  1. Ali says:

    Pse,sepse pas Gerdecit ka patur si protesta, marshime nga Gerdeci ne Tirane, demaskime te aferes se lidhur me gjithe familjaret e Berishes, ku njeri, ai baxhanaku i panjohur edhe vduq.
    Nuk di qe kjo qetesia e Rams pas Gerdecit, ti ket kushtu zgjedhjet e 2009. Po te ishte kshu Perse
    u mbushen kutijat me flete fallco votimi dhe pse u djegën fletet e proves ne kutija para afateve ligjore Perse.
    Paske haru qe ne at kohe ka pasur edhe kerkes me protesta per hapje kutish.

    1. Bashuk KokëQepani says:

      Të bëhem edhe njëherë tjetër NUSE, pa e dij unë, se si NUSËROJ.
      Të ketë halla koqe, do të thërritej XHAXHA.

  2. Na myten says:

    Minxhozi me pelqen ne analize. Gjithsesi ne Shqiperi fituese del gjithmone nje “Aleance qelbësirash”.
    S’ka ndonje arsye thelbesore te jete perjashtim ky 26 prill.

  3. Burri i Munikes me bllok ne dore says:

    I nderuar zoti Minxhozi.Kjo martese e dyte e tyre behet sepse sic duket nuk u ka dale mire malli nga martesa e pare,sepse ato qe i bashkojne keta te dy notere te “Dekaneve” te tyre Berisho-Meta jane shume me teper se ato qe i ndajne.Te jesh anetar i klanit te bandes se madhe apo te jesh ne banden e vogel eshte e njejta gje,sepse sic eshte e ditur boterisht jo vetem brenda por edhe jashte shtetit “Dy banda ka sot shqiperia,PD-ja dhe LSI-ja”.Te dyja keto banda dhe ketu eshte fjala per kupolat e tyre dhe jo per shumicen derrmuese te simpatizanteve e anetareve te tyre qe shpresojne ne zgjedhje te lira,ne luften kunder krimit e korrupsionit,pavaresisht se ato i kane te ngritura ne sistem e me shumice ne kryesite e partive te tyre ,mendojne dhe shpresojne ne nje humbje kujtese te ketij populli dhe ne perseritjen e zanatit te tyre te preferuar,ate te vjedhjes,manipulimit e blerjes se votes.Megjithate deri ne 25 prill te shohim se si do te rrjedhin ngjarjet,se ka te ngjare qe ne loje te futet dhe SPAKU ,po i doli frika Arben Krajes nga plaku Mere e nga eskobari i Ballkanit ne presidence…e te behet lemsh plani i tyre.Megjithate,emrat e ketij konglomerati te gangstereve :-te Lylit te rruges se kombit,te 21 janarit,te vilave te miqve te tij oligarke,te lobimeve ne USA me para ruse etj etj;te Medi Gerdecit me 26 te vrare;te Dules e te Shpetimit- qe perfaqesojne te dy anet e te njejtes medalje ( njeri me nder bertet per ceshtjen came-kurse tjetri eshte kundershtari me i eger i saj; te Ndokes se Klanofrenias,i cili here shkon majtas e here djathtas dhe eshte humoristi me i madh i orkestres se Shqupit dhe krietar i partise me vetem veten e tij ; te Dash Carhoshit; e te Dukes “ekologoagrartit”i cili eshtre i vetmi qe mund te mbledhe ca vota nga gjithe keta gollovare te mbledhur ne kete shporte karavidhesh.Sa per banden LSI-ste ,te quajtur ndryshe si “ZYRA E PUNES LESHELISHT” c’mund te thmei,i thote cdo komentues ne cdo postim te tij-eshte mishi i huaj i ketij populli,eshte miza e kalit qe i ngjitet here PD-se e here PS-se sipas llogarive ete bllokut 7 % te like floririt e te mesimores se PS-se Kriemadhaj! jane te njohura per votuesit shqiptare dhe ne 25 Prill do u vere noten qe meritojne per te gjitha piruetat e demet qe i kane bere per keto 30 vjete dhe ajo eshte nota 4 me xhufke ,me te cilen mund te vene vetem ne universitetin berishist 3 mujor te plepave!

  4. Koti says:

    Aleanca e qelbësirave

  5. dani says:

    Zoti Minxhozi jeni shume i sakte….

  6. ekiceroi says:

    cai.rlar.gazetatema.net.xnm.nr

  7. Vlora says:

    Nuk eshte “butesi e pashpjegushme” ajo e Rames pas Gerdecit o Minxhoz. Nese je naiv vet, mos i bej dhe t tjeret.
    Ishte “butesi” prej asaj qe erdhi pas. Votat e Saliut per ndryshimet kushtetuse qe e ben Ramen mbret ne PS, ku nuk e pirdhte askush.
    Mos i hidh hi syve miletit

  8. foto says:

    e paksa lëpirë lopa këtë sot?!!

  9. Tani says:

    Me Gerdec dhe pa Gerdec,me Skender dhe pa Skender me 25 prill Rilindja shkon per shkarpa.

  10. Baca-Bajram says:

    O Arton, apo Ton, keshtu mendojne ato trutharet qe e mbajne te gjalle PD-ne dhe kermat qe i shkojn nga pas, ate Parti qe eshte nje fole e kriminelve me ne krye Shpellarin Barabar te Vucidollit, Sal-Hales. Sipas llogjikes tende me ate tru te that qe ke, duhet harruar Gerdeci, trafiku i naftes drejt Serbise, Piramidat, ata mijra te vrare ne 1997-1998 qe gati shkoi deri ne lufte civile, Rruga e Kombit, 21 Janari e shume krime te tjera, dhe PD-ja me Sa-Halen duhet te zgjidhen per te udhehequr drejt shkatrrimit total te Shqiperis, te cilin e filluan qe me “CEKUN E BARDH” ne vitet e para te Pseudo-demokracise” qe pruri ne Shqiperi Pe-Dhistat me Sa-halen ne krye. Populli duehet te votoj per t’i cuar ne burg dhe jo ne Parlament kete fare kusaresh, vrases e kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *