Ministrja Kushi për kampionin Izmir Smajlaj: Ambasador i shkëlqyer i yni. Lartëson flamurin tonë kombëtar!

1 Mars 2021, 12:55Sport TEMA

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, në takimin e zhvilluar me kampionin e Ballkanit, atletin Izmir Smajlaj, nënvizon se ai vazhdon të jetë një ambasador i shkëlqyer i yni, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe kohët e fundit në disa gara ndërkombëtare.

“Atleti rekordmen Izmir Smajlaj vazhdon të jetë një ambasador i shkëlqyer i yni, pasi kohët e fundit ai ka bërë atë që di të bëjë më mirë: të shkëlqejë në gara ndërkombëtare dhe të lartësojë flamurin tonë kombëtar!” – shprehet ajo në një publikim në rrjetet e saj sociale.

“Medaljet e arta radhazi, në Vjenë, Stamboll dhe Beograd, e dëshmojnë atë si kampionin e padiskutueshëm të gadishullit Ballkanik që vazhdon të na bëjë krenarë!” – cilëson ndër të tjera Ministrja Kushi ndërsa i uron atij shumë mbarësi për në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2021”.

1 komente në “Ministrja Kushi për kampionin Izmir Smajlaj: Ambasador i shkëlqyer i yni. Lartëson flamurin tonë kombëtar!”

  1. specialisti says:

    Po shperblimet znj. Ministre ?
    Qe te shkoje ne Tokio duhet te kape 8.20.
    Me cfare ta kape, me supe e sallate ?
    3 medalje ari per 2 muaj.
    E kupton qe familja ka sakrifikuar per ate.
    Po shteti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje