Një ngjarje e pazakontë në trojet shqiptare, që kaloi pa u vënë re nga Brukseli dhe burokratët e BE

Nga Pjer Thoma

E dashur zonja Ursula von der Leyen,

I dashur zoti Michel Charles,

Nje ngjarje e pazakonte kaloi ne terë Europen, pa u vene re nga burokratet e EU, zgjedhjet e perkryera ne Kosove.

Nje rregullsi e papare, njerzit ne rresht, te disiplinuar, asnje konflikt, numurim i shpejte dhe i sakte i rezultatit, dhe mbi te gjitha dalja/nxjerrja e rezultatit brenda 1-2 oresh, kete gje nuk e kisha pare as ne vendet e EU apo vendet e tjera.

Njohja e rezultatit po ne ate moment nga te gjitha forcat politike, tregon se klasa politike kosovare, qendron jo vetem me larte se klasa politike e vendeve te tjera te Ballkanit, por dhe me lart se klasa politike e shumices se vendeve te Europes e botes.

Kjo sjellje, kjo lloj demokracie kaq e larte, qe mahniti me miliona qytetare, nuk e di a i preku zemrat e parlamentarve europian, a ju preku juve si drejtues te Europes.

Une si qytetar i Europes, mendoj se dhe te tjere qe i ndoqen keto zgjedhje, ndihemi krenar per ate shtet te ri, per ate popull autokton, qe brenda 15 vjeteve, jo vetem i arriti vendet e Ballkanit, por edhe i kaloi ato ne shume pikpamje, ne aspektin e demokracise dhe standartit ekonomik.

Per mua dhe miliona qytetare europian, nuk ka rendesi se kush force politike fitoi, ne nuk i njohim dhe aq mire forcat politike kosovare, ajo qe ne pame ishte se Kosova, -me ato zgjedhje te perkryera- i dha nje mesim te çmuar Amerikes, Europes, Shqiperise, Serbise, dhe vendeve te tjera te globit.

Une personalisht, ndihem aq shume i entuziazmuar nga keto zgjedhje te perkryera te zhvilluara nga populli me i vjeter e Europes, dardanet, sa shtroj pyetjen; – A do t’mund tani Kosova te pranoje ne gjirin e saj, EU, Ameriken dhe vende te tjera, qe nga pikpamja e demokracise dhe pikpamjeve te tjera qendrojne me poshte se ajo.

Sepse duket si hipokrizi, ti thuash (ti kerkosh) nje njeriu te rregullt, nje shteti te rregullt, nje shoqerie te re qe hecen me shpejt se ty, qe duhet te beje kete dhe ate, kur ai eshte me i rregullt se ty.

Une dhe miliona qytetare europiane, ju ftojme juve, qe Kosoven/Dardanine, ta shihni pa syzet e mediave keqadashese, qe i fryejne, zmadhojne problemet qe has vendi aty, probleme qe i ka çdo vend europian.

E rendesishme eshte qe Kosova/Dardania, po hecen perpara, megjith shkopat qe i vene nen rrota, sa po i le mbrapa shume vende ballkanike, shume vende europiane dhe te botes.

Me shume respekt, i juaji Pjer!

TemA

REMOTE_ADDR:[]

20 komente në “Një ngjarje e pazakontë në trojet shqiptare, që kaloi pa u vënë re nga Brukseli dhe burokratët e BE”

  1. Sara says:

    Shume respekt dhe per ty Pjer!

  2. Shefqet Cela says:

    ,PËRSHËNDETJE ZOTËRI PËR KËTË PROTESTË MË SE TË DREJTË.
    Po të vësh në balancë zgjedhjet në Kosovë me atë në ShBA, dallimi është tronditës; megjithatë mosmirënjohja Europiane vazhdon po njëlloj.
    Ata kanë synimet strategjike, në vazhdim të historisë.
    NE DUHET TË FORCOJMË UNITETIN NCIONAL DHE LUFTËN KORRUPSIONIT.

    1. ben says:

      Shefqet-mithi amerikan i te qenurit si demokracia me e madhe ne bote u rrezua nga nje individ i vetem qe quhet Donald Trump. A nuk me thoni se sa dite ju deshen Amerikes qe te certifikonte presidentin e zgjedhur Biden si presidenti i ri i SHBA? Po keshtu, vetem ne republikat e bananeve kemi pare huligane te sulmojne Parlamentin sic u sulmua Kongresi Amerikan nga falangat e nje presidenti ne ikje qe tentoi te bente grusht shteti.
      Ajo qe me zhgenjeu me teper ishte fakti se edhe gjykimi qe ju be Trump-it ne Senatin Amerikan (impeachment) ishte nje farse qesharake, pasi ligjvenesit amerikane deshtuan qe te denonin ish presidentin per grusht shteti. Ne kete pike, Kosova, me zgjedhjet model qe zhvilloi, i ka dhene nje leksion te tere botes se qyteteruar dhe ky eshte nje fakt, pamvaresisht asaj qe thoni juve.

  3. Dash says:

    Shume e vertete…. Respekt per Kosoven, dhe per ty qe e ve ne dukje

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Pergezime per artikullin! Nuk e di a do e njihte po kaq shpejt rezultatin Albini, nese nuk do te kishte dale fitimtar?!

  4. E verteta says:

    Fakti eshte qe Kosova arriti ne 15 vjet ate qe Shqiperia nuk e arriti dot per 30 vjet. Mendoj qe kujtesa e tmerreve te luftes dhe ndergjegjesimi per rrezikun ekzistencial ku vazhdojne te ndodhen i ben me te pergjegjshem ne veprime shqiptaret e Kosoves. Per shume njerez ne Shqiperi, jeta vazhdon te jete rrumpalle, menefregizem e tallava. Deri kur?

  5. Realisti says:

    Bravo te qofte!!

  6. mik says:

    Evropa nuk asht qorre. Ajo e din ma mire se ne zhvillimin e zgjedhjeve te Kosoves.
    Sa ambasada evropiane jane ne Kosove ?
    Evropa e din, por ‘ NUK DON ‘ me e pa.

  7. Nuk i shpeton asgje dhe i pergjojne dhe kushtojne
    nji vemendje shume te madhe gjithe Informacioneve dhe zhvillimeve
    ne cdo vend kundrejt cdo Individi madje ,deri ne Himtesi ,madje
    pergjimet hyre deri ne krevat te cdo qytetari .
    Kjo eshte Bota sot dhe ky Kontroll mbi Gjitcka i ben te ndihen nji hap para te tjerve
    sepse duke ditur gjithcka mbi Tjetrin ,njohur forcen dhe dobesite e tij,
    ndertojne Sulmet e tyre ,ndihen Superiore !

    Tingellon pak brutale ,por eshte e tille mjerishte .
    Pra se u zgjata .
    Kta dijne gjithcka nga Ne , por nuk Duan te japin ne Opinion asgje Pozitive ,
    nga Shqiptare (imagjinoni Europa ne shkolla ne Histori nuk e permend fare Shqiperine ,
    as ne Lashtesi ,as ne Mesjete qe ne Beme ate qe nuk e ka bere askush ne Historin e Njerezimit ,
    ndalem duke i dale perballe me Lufte nji nder Perandorite me te Frikeshme te Kohes atehere )
    sepse duan te na demoralizojne si Komb
    dhe japin Vetem zhvillimet Negative mbi Shqiptaret si nga Shqiperia edhe Kosova ,
    madje behen Emisjone Kastile ,te porositura per ti Injoruar shqiptaret ne Opinionin Europain e me gjere .
    Kjo eshte Kurva Plake
    dhe bijt e e bijat e saj sot , pjellat e Krimineleve te ksaj Bote, ata qe Coptuan Kombin Shqiptare dje ,
    nuk mundet ta bejne e Rrespektojne ate sot !!!!!!!!!!!!
    Sidoqofte Shkrimi eshte Okay i goditur.
    Rrespekt

  8. dardan says:

    Akoma me teper u cuditem edhe ne ne Amerike (SHBA)
    me zgjedhjet e rregullta dhe reagimet qytetare te kosovareve,
    ne nje kohe kur huliganet amerikane sulmuan, vrane e shkaterruan
    tempullin e Demokracise ne Washington. Faleminderit vellezer kosovare!

  9. Atdheu says:

    Respekt Pier Thoma! Respekt gjithashtu per popullin e kosoves/ dardanet.J’u dha nje mesim demokracie shume vendeve te tjera demokratike.

  10. Ilirian says:

    Ja nje eropian qe shef pa syzet qeduanca me te cilat ta shoim Dardanin …

  11. Vk says:

    Ketu gjera na len ketu ku jemi ne se srrim dot te vazhdojm punen po sna beri njeri qefi .

  12. Blaublut4 says:

    Respekt për Kosovën, Respekt për Pjerin. ????

  13. Emigrant says:

    Shqiperia dhe shqiptaret duhet te marrin shembull dhe mos merren me llafe kafenesh dhe rrugesh po t’i pervishen mire punes dhe te ndertojne institucione demokratike dhe te forcojne ndergjegjen qytetare dhe atdhedashurine. Bashkimi i dy vendeve na eshte lene amanet nga te paret, Rilindasit E thote kenga e vjeter qe s’duhet harruar por ringjALLUR DHE MESUAR NG TE RINJTE: PA KOSOVE E CAMERI NUK KA SHQIPERI.
    Bashkimi eshte shpetimi i kombit.

  14. Loni pe Kolkondasi says:

    Te jete se Gjykata per Krime, ne Hage, nuk ka asnje ndikim ne kete sukses te “papare” te zgjedhjeve ne Kosove, zgjedhje te cilat e kane bere Dardanin “Pjer” te entuziazmohet deri ne ekstaze?

  15. emigranti says:

    Zgjedhje per tu marre shembull .
    Por keto zgjedhje kerkon perseri ti prishe , pavaresisht se koha e tij ka marre fund, prepotenti Grenell.
    Pergezime z. Thoma per kete shkrim real.

  16. George says:

    Bravo Pjerin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *