Shqipëria, vila që fiton

Nga Frrok Çupi

A janë në realitet apo në obsesion?- kjo është çështja. Deri më sot slogani ishte ‘Shqipëria fiton’; ndërsa sot shtuan edhe fjalën ‘shtëpia’, që obsesion me fjalën ‘vila’

PD dhe LSI bënë sikur nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje, por në fakt u vërtiten rreth katër obsesioneve ‘frojdiste’.

Obsesioni i parë: Të qeverisim atje ku e lamë.

Të dy palët ranë në 21 janar 2011, por nuk e besuan. Atë ditë qytetarët shqiptarë derdhën gjak në pragun e shtëpisë së qeverisë Berisha, u vranë 4 protestues. Në njërën anë të aktit tragjik ndodhej Ilir Meta i LSI që u shfaq në ekran duke marrë 700 mijë e ca euro; në anën tjetër kryeministri Berisha në mbrojtje të Ilirit. Por në fakt aty ranë përjetë. Ringritja tani është vetëm një fiksim (obsesion).

Obsesioni i dytë: Ku e lamë atëherë kur qeshnim.

Ajo ka ndodhur aty nga dimri i vitit 1992, kur poetët dhe fjalamanët e PD u thërritën për të formuluar slogane sa më të ëmbël. PD atëherë vuri në krye të turmave sloganin ‘Me ne fitojnë të gjithë’. Me sloganin surrealist qeshën të gjithë, sidomos gazetarët e huaj dhe non-konformistët. Slogani ‘me ne fitojnë…’ rezistoi deri në zgjedhjet e majit 1996, kur PD humbi përgjithmonë.

Obsesioni i tretë: Vilat!

Dëmi më i madh që kanë bërë mediat mainstream, mediat sociale, tribunat politike, kafenetë, etj., është dëmi që u ka zbuluar vilat e reja ose u ka sulmuar vilat në Gjirin e Lalëzit. Dëmi është se vilat ua ka kthyer në obsesion. Gjatë vitit të fundit, në opozitë, Lulzim Basha i PD, i ka shtuar inventarit familjar edhe tre vila të tjera, dy në Tiranë dhe një në Hamallaj. Kryemadhi e LSI, duke u fiksuar te vila e Lalëzit, u ka kërkuar shqiptarëve:

“Ma dorëzoni mua Shqipërinë se do ta bëj si shtëpinë (vilën) time”. Dokumentarët me dronë mbi Lalëz, mbi ish qendrën Partizani, etj., u ka krijuar fiksimin e mbrojtjes së vilave dhe pallateve të përfituara vjedhurisht. Tani ky është obsesion që vjen në sloganin e tyre ‘Shqipëria, shtëpia (vila jonë) që fiton’.

Obsesioni i katërt: Frojdi dhe vajza që tmerrohej nga vjedhja.

Vajza kishte kohë që lexonte në gazeta për vjedhje dhe pastrimin e parave të pista të krimit. Lexo e lexo, derisa erdhi një ditë që të shfaqet në studion e Zigmund Frojd si paciente e obsesuar. Ajo tmerrohej sa herë shikonte gazeta, i dukej se ishte ajo që ishte kapur në vjedhje dhe në pastrim parash. Ku shikonte gazetë, i sulej dhe e griste.

Ajo u sëmur përjetë. Këta u obsesuan për sa të jenë.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Shqipëria, vila që fiton”

  1. Jugu says:

    Keta i njohim. Po per Ramen ke gje per te thene? Eshte bere shume me i rrezikshem se keta qe permend ti!
    Eshte Rama ne pushtet, apo prandaj i sulmon keta ish-et se te ushqen ky qe aktualisht eshte ne pushtet.

    1. Arber says:

      Kemi parë punën e Lulit në bashkinë e Tiranës. Dimë edhe për ato pako-gjë 240 milionë eurot në rrugën e Kosovës.
      Ta krahasojmë me punën e Ramës në bashkinë e Tiranës, të shkatërruar nga lukunitë demokratikase; pamjen që u dha qyteteve të qelbura nga PD; policinë, drejtësine, administratën e transformuar.
      Kemi pakënaqësi për Ramën, por ndjejmë neveri për lul-sali-ilir-medi-mona-nulmokën.

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    Ha ha ha,i cmende.mor Frrok,i bere m… fare dhe mire ua bere!…
    Kujdes,mos te hedhin ne gjyq me motivacionin “Na corri masken!”… 🙂
    Kohe koronavirusi,cdo gje pret nga “viruset”…

  3. Baulant Talla says:

    KETO 8 VJET ME QEVERINE RAMA
    As hapje negociatash me BE
    As rritje rrogash e pensionesh
    As “shendetesi falas” e premtuar
    Taksa e mbi-taksa kudo
    Sa per ate premtimin e 300 000 vendeve pune ate po, e ka dyfishuar numrin e te rinjve qe braktisin ate “Shqipeerine qe (s)duam” prej qeverise bloze
    Akoma me Ramen neper ekrane duke tregu perralla me Anti-KCK dhe recitu romuzet qe i shkruan Endri Fuga?
    JO, faleminderit!

  4. asd says:

    Po ti Frrok e ke rregulluar ndonje cike shtepine? Nga menyra si shkruan e kuptojme qe edhe ti e ke vene ne vije punen per nje vile roze.

  5. Duhet te ndertohet shteti per ti dhene forme kombit. ( arbereshi Francesco Crispi , ish kryeministri i pare italian ) says:

    ..dhe kete e bene vetem Rama.

  6. Anti Kapsi says:

    A je ti Frrok Cupi qe ishnje me shokun Enver, apo gabohem ?
    Po me shokun Ramis?
    Po me zotri-shokun Sali?
    Po me shokun-zoteri Fatos &Ilir?
    Kuptohet, kur ishin ne pushtet.
    Beju ore me Zotin Rama sic e do zakoni!
    Cfare te ka ndodhur qe je bere me opoziten tani? Te ka ndryshuar virusi ?
    MOS U BEJ MERAK SE KALON.
    I FORTE JE!.
    JAM KURJOZ TE DI NGA C’VEND JE QE JE KAQ I FORTE.
    SI JE ME SHTEPI, NGUSHTE ?

  7. Demokrati qe nuk voton says:

    Respekt dhe mirnjohje Z Frok.
    Te gjith shqiptaret e ndershen te detyrohen
    shume per luften qe ben ne mafien ne te eger
    qe ka pare ndonjeher bota.
    E them kete fakt pa hezitim sepse kujtoj
    Savianon para disa vitesh kur qeveriste
    Berisha -meta ku theksonte se ne “cdo vend
    ka mafie ku shteti lufton me cdo mjet ndersa
    ne shqipri mafia eshte vete shteti”
    (Nuk komentoj shpesh se jemi edhe semur
    por shkrimet e juaja i perpij sa hap e mbyll
    syte.

    gjithmon me Respekt La parte che non conta

  8. Artan says:

    Perhere gjigand Frrok

  9. Taulant says:

    O salixhinje zuzare, pse ju prish rehatin shkrimi i Frrokut?
    Nëse ndodh ajo qe mendon Frroku, ju cfar pune u prishet?
    Ju jeni vetëm mbushesa te kutive me flete votimi për sojin dhe sorollopin e dreqit me te birin.

  10. Kapeshi says:

    Respekte per z.Frok Cupi.Grupi opozitar jane si hienat qe e hane kafshen e gjore duke e xhvatur pa ngordhur ende

  11. Dangellia says:

    I lutem shum redaksise ti botoj komentet …jo ca te lopes ca te nenes….un dije bera nje koment ne kete shkrim te frokut me pseudonimin dangellia dhe akoma nuk po e sheh te botohet…..nejse respekte gjithsesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *