Tuneli i Llogorasë: Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin

1 Mars 2021, 18:55Ekonomia TEMA

Mbyllet procedura e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë si pjesë e rrugës Orikum-Himarë.

Sot ministria e Infrastrukturës ka hapur ofertat e ofertat e kompanive që kërkojnë të ndërtojnë tunelin e Llogorasë, pas disa shtyrjeve si rrjedhojë e ankesave të operatorëve konkurrues mbi kriteret e garës.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se është Gjoka Construction, kompania që ka dhënë vlerën më të ulët financiare mes 6 kompanive në garë.

Kompania me eksperiencë në fushën e ndërtimeve dhe që po ndërton me sukses edhe rrugën e Arbrit, ka dhënë një ofertë që është 10 milionë euro më e ulët se vendi i dytë ndjekës.

Ndërkohë ka pasur edhe një ofertë me 19 miliardë lekë, pra në kufij të fondit limit (shoqëria Limak nga Turqia).

Gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u shpall më 19 qershor të 2020-ës, ndërsa në shtator të vitit të kaluar kompania austriake IC Consulting do të shpallej fituese për projektimin e tunelit.

Projekt ideja e tunelit u paraqit pak kohë më parë nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku. Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 6 km dhe i cili nis nga Ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit e deri në Urën e Palasës. Kjo vepër do të financohet nga fondet e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milionë euro.

Çmimi i ulët i dhënë nga kompania shqiptare Gjoka konstruksion e favorizon këtë kompani. Pak ditë më parë kjo kompani përfundoi edhe lidhja e Urës së Vashës, një projekt shumë sfidues, ndërsa po vijon me shpejtësi ndërtimi i rrugës së Arbrit. Tunelet kanë përfunduar dhe në disa pjesë të rrugës janë duke u asfaltuar.

21 komente në “Tuneli i Llogorasë: Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin”

  1. Dorian says:

    Firma Gjoka ia vlen.

  2. Shqiptar says:

    Keto kthesat e Kelmendit duke u ndertuar Tuneli Llogorase do evitohen plotesisht ???

  3. tunelet says:

    O shtet o qeveri , a e keni idene se ca eshte tuneli i llogarase ??? Nuk mund te behet ky lloj tuneli me kompani pa pervoje ne fushen e tuneleve .
    Me mire jepi nje tender me rruge a me ca te jete, se sa te besh eksperimente me jeten e njerezve .
    Sa e sa here kane ndryshuar kushtet e tenderit nga ministria qe kur u hap gara. Nuk paska nje kompani me emer nga evropa a nga bota per ti bere punimet e Llogarase ?????

  4. Jugu says:

    Ha,ha,ha. Firma mike e kryeministrit. Merrte tendera nga Sala dhe tani merr nga Rama. Gjithe ofertat i pregatit vet dhe del fituese.

    1. mirel says:

      Shqupisat le te bejne ham – ham, tuneli do te ndertohet.

  5. Inxhinjieri says:

    Nuk i lë inferioriteti shqiptarët të ngrenë kokën. Kompanitë e huaja, kompanitë e huaja. Pse çfarë kanë kompanitë e huaja me shumë? Nuk jemi në vitet 90!! Hidroçentralet në Shqiperi kush i ndërtoi?
    Kompanitë ndertuese shqiptare kanë mjaftueshëm eksperiencë te ndertojne rruge e tunele.
    Si i marrin kontratat është punë tjetër. Por më mirë ato para ti marrin shqiptarët se kompanitë turke apo greke. Apo ne shqiptarët jemi të mirë vetëm për të mjell domate e portokalla. Boll më.
    Urime Gjokës.

    1. FreeA says:

      Ik mor inxh PK ……mos fol per hidrocentrle se katunar si ty sdine te perdorin makinen llogaritse.

      Gjoka gjithmon fituese me cmimin me te ulet dhe ne mes te projektit terhiqet se do 30% me shume.

    2. Profesori says:

      @Inxhinieri,
      I nderuar koleg,
      Nuk ka nevoje per patriotizem. Ne tunel do kalojne miliona qytetare keshtu qe edhe cilesia e punimeve duhet te jete sa me e larte. Kompanite e huaja kane eksperience me dekada ne keto fusha, keshtu qe edhe sigurine duhet t’ja u besojmë atyre. Kompanitë shqiptare perbehen nga staf mediokër, te korruptuar, nga drejtues qe jane te korruptuar, qe korruptojne, qe punet i marrim me korrupsion dhe jo ne baze te merites. Dmth, ti keto pune qe jane marre bazuar ne korrupsion i quan eksperiencë, une i quaj krim. Stafet inxhinierike te kompanive shqiptare janë ku thërret qameti, te paaftë, ngelsesa, te dal nga kjoska universitare. Tani ketyre derrave do ja u besojmë sigurine? Kompanitë shqiptare jane nje kombinim i injoraces, grykesise, paaftesise, pastrimit te parave dhe korrupsionit.

  6. Andonis says:

    Gjoka duhet të bëjë edhe 10 tunele për të marrë atë kapacitet. A po luani lojëra me tenderët?

  7. aleko says:

    Shqipetaret vazhdojne te ngelen inferior, vleresojne gjithcka te huaj dhe asgje prej vetes.Ngelem qe poinjorantet dhe barpull ende i pakultivuar.Ka shiperia sa te duash specialist high klas sidomos ata qe aktivitetin e paten qysh nen diktature, ne ndertim , ne energji nafte e elektrike e tjera e tjera por u lane rrugeve nga gomeret , injorantet dhe barbaret e” demokracise”Kujtojne se i huaji pjell flori… te ze skrupa me keta njerez po ske cben …keta jemi..

  8. Beni says:

    Sa makina ne dite do kalojne mesatarisht ne ate tunel
    Sa do jete pagesa dhe per sa vite e shlyen veten
    Di njeri gje apo nuk kane rendesi keto gjera

  9. Leart says:

    Bravo Rama
    Vazhdo vidhe buxhetin e shtetit

    1. mirel says:

      @Laert
      E ngaterron me Bashen per 230 milione Eurot e Rruges se Kombit, s’ke faj, pune shqupisash.

  10. Vladimir says:

    Diten qe Gjoka dorezon Rrugen e Arberit ne te gjitha parametrat, konfirmon se e ka kaluar klasen dhe eshte kompani prestigjoze e qe meriton te marri pune te tjera nga shteti.
    Llafet se mori tendera nga Saliu, nga Edi, nga Ariu… jane llogje kavaje qe nuk i hyjne kujt ne pune.
    Gjoka ka dale te punoje dhe punon mire, se kush zgjidhet ne krye te Shqiperise e vendosin shqiptaret, Gjoka, ashtu si gjithe kompanite dinjitoze, ka punuar e do punoje me te gjitha qeverite, politika nuk i intereson hiç fare.

  11. Sandes says:

    Llogaraja shyqyr qe s’eshte mali i Bardhe midis Frances e Italise, se do kishte mbetur per Shek e XXII per tu ndertuar. 6 km, duhej te ishin ndertuar me perpara me gjithe ate fluks qe ka te pakten nga Viti 2005. Por ne vend qe te bejne tunelin apo Bye Passin ne Vlore et Fier, kane betonizuar bregdetin e tani kujtohen per rruget. Gjerat behen mbrapsht.

  12. Tuneli says:

    Nje tunel qe nuk dihet sa mil euro do kushtoje, per tre muaj sezon ne vit, qe lidh fshatra fantazem nga shtatori ne maj, vetem ne shqiperi ndodh. Nderkohe Tirana kryeqytet, pothuajse 1 mil banore qe lidh mbare vendin, portet dhe aeroportet, nuk ka ende unaze, nuk ka ende rruge alternative , duhet 1 ore per te hyre dhe 1 ore per te dale. Rruga Ndroqit eshte mizerabel. Rruga Tirane-Shkoder lahet me gjak cdo dite, rruga Tirane-Durres eshte jashte cdo standarti qe nderlidh 1.2 mil banore + zonen industriale ne krah, rruga e aeroportit te vetem eshte e denje per fshatra te humbur. Keta thone Tunel ne Llogara, me pare publike, qe t’i kaloje rruga Zamirit te Beton Coast – nje traghedi ekologjike qe askush nuk flet vec Blend Fevziut qe ka shpi aty dhe i ben reklame. Dakort qe Zamos i kalon rruga poshte ballkonit me paret tona, po cfare i kthen mbrapsht shoqerise ne kembim ? Sa vende pune ka hapur biznesi i tij ? Sa % perfiton zona nga keto investime ? Sa spitale dhe shkolla jane permiresuar ne ate zone ? Keto jane pyetje o popull bole qe shan nga mengjesi ne darke dhe ketu diskuton se kush po e nderton tunelin, qe te q… tuneli!

    1. Free says:

      Ore ti duhet tunel qe pickat te shkojne ne pune per 2 ore se i ze gjumi rruges.

  13. D Didani says:

    Ti o Tuneli,flet kot: Do behen edhe tunele,edhe unaza,edhe rruge edhe sheshe!
    Tuneli llogarase ka qene nje enderr shqiptare ,qysh ne kohen e Enverit.
    Sot ndofta ka pak vlere,neser vlera do rritet!
    A e ndretojne shqiptaret??? Sigurisht qe po!! Jemi ne epoken e dixhitalit, internetit, kompjuterit…te rraketave qe shkojne ne Kozmos. Shqiptari Karl Gega ketu e 200 vjet me pare beri qe treni te cante neper Alpe me hekurudhen e Semeringut,me veshtiresi te shkalles me te larte!
    Gjoka mund te beje nje tunel qe ka veshtirsite e tunelit te Qaf Thanes apo i qaf Krrabes …ska rendesi Mos e beni Gogol!

  14. Virusi says:

    Shqiperia ecen. Te ndertohet tuneli dhe ta gezojne shqiptaret. Llogjet jane fukarallek.

  15. arsimi_shendeti says:

    Shume e mire eshte rruga ekzistuese. Them qe para se te behen tunele e autostrada te reja, me mire te ndertohen spitale e shkolla te reja edhe ne rrethe te tjera (jo vetem ne Tirane). Dhe me ato para te rriten edhe rrogat e mjekeve e mesuesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje