Agim Krajka është dritë që nuk do të fiket kurrë

Nga Keze Kozeta Zylo

Me hidhërim e morëm ikjen drejt parajsës të kompozitorit, artistit të shquar Agim Krajkës , “Nder i Kombit”.

Brezi im është rritur me këngët e muzikës së lehtë të kompozuara nga mjeshtri Agim Krajka.

E kush nuk i mësonte dhe këndonte këngët e Agim Krajkës, shumica e tyre u bënë hite.   Sa herë mblidheshim në mbremjet tona festive me nxënësit shumë prej këngëve të tij këndoheshin dhe kërceheshin me shpirt duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga artisja e madhe e Kombit Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.

Kënga përshtatej shumë me rininë e tyre të hershme, me capkënllëqet e moshës, me dashuritë e para dhe të fshehura, me ndonjë papërgatije në mësim.  Le të kujtojmë dy strofat e para, në fakt unë duke i shkruar po i këndoj si: “O ra zilja m’nisi frika/ kur mësuesi hyri në mësim/ dhe në vend si s’më ra pika/

Kur ai thirri emrin tim/ Unë asnjë fjalë s’kisha mësuar/ Se mbrëmë në takim isha me ty/

Po nisi lemza e bekuar/ Në d’rrasë të zezë shihja dy sy”…

Ai solli emancipimin në art, në muzikën e lehtë, popullore, të përpunuar e orkestrale. Kontributi i tij në art dhe muzikë përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ai është vleresuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova.

Agim Krajka ishte dhe një idhull si fizarmonist. Ai luante me gishtat në tastierë sikur bënte balet në ajër dhe pushtonte skenën duke sjellë emocione tek dëgjuesit e shumtë.

Edhe këtu në Amerikë në aktivitete të ndryshme i kam dëgjuar shpesh këngët të kompozuara nga Agim Krajka.

Në New York ku na hodhën fatet do të kishim shansin të takoheshim përsëri me Agim Krajkën.  Ai jo vetëm që ishte një kompozitor i madh, por dhe njeri, patriot i shquar.  Ai është në kujtesën tonë artistike dhe njerëzore.

Një ditë Agim Krajka na telefonoi në kolegj në Brooklyn ku punonim të dy me Qemalin.  Doemos e mirëpritëm me shumë gëzim telefonatën e tij.  Pasi na falënderoi për organizimin me studentët për festën e Flamurit na tha se dëshiroj të vi te marrë pjesë me grupin tim për t’ju përshëndetur ju dhe të huajtë në atë kolegj me këngë shqiptare.

Ardhja e tij në festën e Flamurit Kombëtar ishte shumë emocionante, i dha programit më shumë gjallëri dhe art.  Agim Krajka shoqërohej nga bashkëshortja e tij, e ëmbla Ami dhe grupi i fëmijëve në violinë dhe piano si motrat simpatike Alba dhe  Jona Çano si dhe Albert Stanaj me të motrën e tij të talentuar. Ata sot janë rritur dhe integruar plot kulturë në botën amerikane.  Kur artistët e vegjël filluan t’u binin veglave muzikore nën drejtimin e Artistit të shquar Agim Krajka salla u elektrizua dhe filluan të duartrokisnin papushim.

Agim Krajka ishte dhe një orator i shkëlqyer, fjala e tij u dëgjua me shumë vëmendje, mesazhet e tij ishin dritëza shqipërie. Takoheshim në aktivitete të ndryshme me plot respekt dhe mirënjohje. Pas disa muajsh në emër të studentëve të Kolegjit në Brooklyn Qemal Zylo i dha pllake mirenjohje në shkollën shqipe që ishte e hapur në atë kohë në Bronx ku ata debutonin të dy me Amin.

Çfarë mirësie buronte nga shpirti i tyre!  Agim Krajka jetoi me familjen në New York për 16 vjet pastaj u kthyen përfundimisht në folezën e ngrohtë në Shqipëri që e donte aq shumë derisa dha frymën e fundit.  Shpirti i tij do të behet dritë që s’do të fiket kurrë.

Artistët e mëdhenj jetojnë përjetësisht me veprat që lenë pas.

Lamtumirë Agim Krajka, artist i shquar i kombit!

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Agim Krajka është dritë që nuk do të fiket kurrë”

  1. xhoxhi says:

    E njoha diku nga viti 1960 kur ishte me estradën e ushtrisë.Kjo estradë erdhi edhe në fshatin tim në Qytezë afër kufirit me Greqinë.Duke zbritur më këmbë ne mes maleve të fshatit tim për të shkuar në postën kufitare të Arrzës unë isha fare i vogël vetëm 14 vjeç dhe po vadisnja jonxhën.Agimi me fisarmonikë më krahë mu afrua u ul mbi fisarmonikë dhe më tha:Çpo bën?Po vadit i thashë.Qeshi dhe vazdoi:kaq i vogël dhe tundi kokën.Nuk ke frikë më tha ne mes të maleve?Jo i thashë.Bbravo më tha dhe iku duke më thënë punë të mbarë.Që atëhere e simpatizova edhe si njeri por edhe si artist për këngët dhe fisarmonikën. Iku dhe një artist i madha.Ngushëllime familjes

  2. spartak says:

    Të lumtë goja o goce .
    Tani fillon jeta e vërtetë e të madhit e të pa harruarit Agim KRAJKA .
    Kujtesa do jetë shumë e gjatë , si ajo gjurma e avionëve, që fluturojnë në lartësitë mbi 10-12 mijë metra , kurse muzika dhe këngët e tij do jenë të pa vdekshme .
    NGUSHELLIME . RESPEKT . MIRENJOHJE, për gjithça ishte e dha .

  3. Ngushellime Familjes se te Madhit Krajka .
    Mjeshtri i Madhe i Fizarmonikes ai qe dinte me mire se askush tjeter ,
    te prekte me ritmin e tij shpirtin e shqiptarit .
    U prehsh ne Paqe I Madhi
    ——————————————————-//***** Agim Krajka *****\\————————————————–

  4. NSDAP says:

    Zoti te marrte ne parajse Agim Krajka

    Shpirti yt u prehte ne paqe dhe ngushellime familjes dhe tere Shqiptareve.

  5. Sd says:

    Artist i mirë, pushofte në paqe!
    Ngushllime familjes. Sot po e kuotojmë se
    Agimi ishte dhe kopjuesi me i madh i muzikes se kengeve italiane dhe anglo-amerikane në kohën e diktaturës, që i paraqiste si kompizime të tij. Kjo ishte vjedhje. Vaće Zela e madhërishme e ka kritikuar disa here per keto veprime prej hajduti e të kundērlugjëdhme Agim Krajkën.

  6. spartak says:

    Ku paske pasë qenë msheh deri tani more Sd , që shpërtheve idhët e pa pikë llogjike në momentin më të pa përshtatshëm për këtë deklarim pa bazë .
    Agim Krajkën e ka njoft ndryshe nga ç’thua ti një popull i tërë , i cili përulet me respekt ndaj veprës së tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *