DUALIZMI: Berisha ‘kokë më kokë” me Bashën në Tiranë

Marrëveshja PD-LSI e nënshkruar të hënën mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit nuk ishte një koalicion për zgjedhjet e 25 prillit, por një mënyrë për të mos dalë bashkë në zgjedhje dhe një pakt “mos sulmi” në fushatë.

Duke qënë se dalin me listat e veta secila parti, krerët e dy partive më të mëdha opozitare i tremben shumë përsëritjes së precedentëve në Kurbin apo gjetkë, ku mes militantëve të tyre kërciti arma ditën e zgjedhjeve!

Por ndryshimi i ligjit zgjedhor dhe hapja e listave, pra votimi për kandidatin e preferuar, ka sjellë një problem shumë të madh për ata politikanë që kanë përfituar gjithnjë nga listat dhe nuk kanë mbështetje politike.

Rasti më konkret është lista e kandidatëve të PD për qarkun e Tiranës, i cili ndonëse përfshin Kavajën, Vorën, Rrogozhinën, Kamzën si dhe vetë kryeqytetin me rrethinat, në fund të herës është një listë e vetme me 36 emra që më 25 prill prezatohet para votuesit për të zgjedhur një kandidat.

Sali Berisha e ka bërë të qartë dy ditë më parë se nuk ka ndërmend të lëvizë nga Kavaja, pra nga lista me 36 emra e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës.

Duke treguar se nuk pyet as për strukturat e PD dhe as për vetë Lulzim Bashën, në pamje të parë një vendosmëri e tillë e Berishës për të pasur si zonë Kavajën, pjesë e qarkut të Tiranës, u pa si një “zbythje” që i bëri të caktuarës së Bashës në këtë zonë, Grida Duma.

Eshtë më se i vërtetë ky fakt, pasi Berisha s’ia fal Gridës daljen nga ‘korsia’ e mbështetësve të tij, duke ia përkthyer bamirësinë që e futi në politikë me përballjen me të. Madje, duke e quajtur liderin historik të PD thjeshtë një “koleg”. Kjo ishte e paduruershme për Berishën!

Ndaj Grida Duma vuan faktin se e quajti Berishën të vjetëruar dhe të “vdekur” politikisht, qëndrim që tashmë i përkthehet në përndjekje dhe makth si kandidate në Kavajë.

Por Sali Berisha e vuan dhe faktin se Lulzim Basha nuk ka mundur të përshtatet me strategjinë radikale të tij për të bërë opozitë.

Madje dhe atëherë që e ka aplikuar, ka qënë një dështim i vërtetë, si në djegien e mandateve në fillim të vitit 2019, apo protestat e dhunshme po në këtë vit. Ndonëse e mohoi se ishte iniciatori!

Për të treguar se është ai që urdhëron në PD dhe për kandidaturat për deputetë, Sali Berisha ka vendosur që të kandidojë vetë në Tiranë, pikërisht në qarkun kryesor të vendit ku vetë Lulzim Basha ka menduar të jetë në krye të listës.

Por duke qënë se listat janë të hapura, askush nuk mund të mendojë se një demokrat i thekur i Kavajës, Kamzës e Bathores, Vorës apo dhe në Tiranë mund të dyzohet për të zgjedhur mes emrit tëe Bashës që është i pari në listë dhe Berishës që mund të jetë dhe i pesti, që të votojë për kreun e PD.

Parë në këtë këndvështrim, Sali Berisha mund të “thithë” shumicën e votave të këtij qarku duke e zhvendosur Lulzim Bashën në vendin e dytë apo akoma më poshtë në renditjen përfundimtare të 36 kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës.

Dhe ky është një “demonstrim force” i Sali Berishës për të treguar se vijon të mbetet drejtuesi real i PD, me mbështetjen më të madhe në radhët e demokratëve e mbështetësve të kësaj partie.

Një “shqetësim” të tillë duket sikur e ka dhe vetë Berisha, i cili indirekt zbulon qëllimin e tij, të kamufluar përmes qëndrimit publik se Basha nuk duhet të ketë frikë nga përplasja “kokë më kokë” me të si kandidat në qarkun e Tiranës.

“Asgjë nuk di të jetë e vendosur. Po për Kavajën kam respektin më të madh. Garimi im në një rast të mundshëm në Tiranë, nuk krijon asnjë konkurencë në Tiranë me z.Basha.

Ai është lideri i koalicionit që po çon Shqipërinë në fitore dhe nuk ka asnjë mundësi që unë të marrë më shumë vota se ai”, deklaroi Berisha në televizionin e familjes “Zeni.tv”.

Pra e pranon se konkurrenca mes tyre është në mendjet e demokratëve dhe shqiptarëve, por artikulon tone qetësuese në drejtim të Bashës që të mos frikësohet, pasi ai është i pari i partisë dhe sigurisht që do të marrë më shumë vota.

Fakti është se Basha po e mendon fort një gjë të tillë, dhe në kushtet e pafuqisë për ta lëvizur Berishën nga Kavaja, në qarkun e Tiranës, mund të lëvizë vetë për të kryesuar listën e kandidatëve për deputetë në një qark tjetër.

Mundësia më e madhe është që të kandidojë në qarkun e Elbasanit ose në atë të Durrësit, për të evituar një përplasje me të pakonkurrueshmin në PD Sali Berisha, në Tiranë.

Basha ka thirrur në “ndihmë” me këtë rast dhe precedentët e mëparshëm.

Jo shumë larg në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, ish kryetari i PDr Genc Pollo, vendosi që ata kandidatë të partisë që marrin më shumë vota, do të jenë deputetë.

Zgjedhjet rezultuan katastrofë për Pollon, pasi hynë në Kuvend si deputetë 6 deputetë nga PDr, ndërsa vetë kryetari i kësaj partie, mbeti jashtë Kuvendit, pasi ishte shumë prapa në listën e kandidatëve me më shumë vota.

Ne nuk mund të themi se Basha mund të mbetet jashtë Parlamentit, pasi lista është e gjatë dhe më shumë se Mul Noka Basha do marrë vota, megjithëse Kamza e rrezikon shumë.

Problemi është sa Basha humbet balancat në drejtimin e PD dhe shqiptarëve u “serviret” nga vetë partia më e madhe opozitare, në mënyrë zyrtare , fakti se lideri i vërtetë i kësaj partie është Sali Berisha.

Ndaj Lulzim Basha është në një dilemë të madhe, të kandidojë në Tiranë në një listë me Sali Berishën, apo të lëvizë në Durrës ose në Elbasan, si kryesues i listës për këto qarqe.

Ndoshta dhe me justifikimin se po ju jep një “dorë” si qarqe kryesore që vendosin rezultatin bashkë me Tiranën dhe Fierin më 25 qershor. Të presim. Listat pritet të dalin shpejt!/M.N-TemA

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “DUALIZMI: Berisha ‘kokë më kokë” me Bashën në Tiranë”

  1. Martin says:

    Dy kolloset e Demokracise Shqiptarce: Sali Berisha e Lulzim Basha
    nuk duhet te largohen nga Tirana; Grida Duma do korre fitore ne Kruje.

    1. mirel says:

      Ndoshta vendi me i mir per Griden qe te korrte sa me shume qe te mundej do te ishte Kurveleshi.

      1. Sela says:

        t’kishte pas qene ne Itali thuj, mbi Pescara…

      2. Selamiu says:

        t’kishte pas qene ne Itali thuj, mbi peskara…

  2. Dik says:

    Na rrofshe o martin se ti je kokrra e idiotit me opinga te grisura e pa brek se ke pase brekushe e aty ke bere edhe kaken

  3. Olsi says:

    Doktor gabimi me i madh qe ke bere te vendosesh lulin kryetar te pd. Pd-ne sot nuk e marrin me seriozisht per shkak te lulit.

  4. K9 says:

    Kjo strategji tregon se Sali Berisha eshte i vetmi qe e ka te qarte se cdo te ndodhe ne PD pas zgjedhjeve.
    I izoluar nga nderkombetaret, me reformen ne Drejtesi qe avancon, i shantazhuar me manovrat ushtarake te NATOs ditet e zgjedhjeve qe te pranoje rrenimin pa reaguar, me PDne ne renie te lire dhe me Bashen gjithmone e me teveqel, Sali Berisha ka programuar qe pasi te jete pedeisti me i votuar politikisht, i rrethuar nga fanatike te tijet ne Parlament, me milicine e tij tropojane ne korridoret e SHQUPIt, te kete pushtetin e duhur qe ose ta shantazhoje Bashen, duke e mbajtur ne krye si humbes qe vazhdon e ben ate qe i imponon Berisha.
    Praktikisht idjote si Duma, Salinjani, Bardhi edhe pse i neverit, i duhen, pasi ne kushtet kur nuk fiton dot me dhe ku amerikanet e duan te ngordhur, me idjote te tille qe i garantojne humbjen Bashes, i dhurojne pushtetin shantazhues vete Berishes, si me i votuari i PDse.
    Thjesht Salì Berisha, po qi partine e vet ne bythe!

  5. Velo says:

    Po ik i shkreti Sali, rri rehat në shtëpi. Mlbldh kockat, se të është bërë kurrizi sikur do hedhësh samar mbi të. Edhe banjo të ngrohta ke në shtëpi, pse do përmiresh kot në kuvend.

  6. Nafija says:

    Po bisedojne se kush tja haj i pari Rames ate qe nuk thuhet,mirepo ka dal dhe nje konkurent tjeter, Albin Kurti,ky mbasi u konsultua me Skenderbeun ne Lezhe pritet nga casti ne cast te arrij ne Tirane,tani te shohim kush do ja haj i pari.

  7. Gjaku i derdhur pergjon me mire se kushdo tjeter... says:

    Moterqiri i Vicidolit, vetem komploton kunder PD dhe kukulles idjote, si e si te gjendet gjithmone ne pozicjonin qe te mbaje partine nen kthetra dhe idjotin e tredhur, qe ju ka sajuar lider demokratikasve, prej hunde .
    Vetem se eshte rrot kari!
    Me trurin qe i eshte atrofizuar, me peshen e tmerrshme te krimeve te veta, me llogarite e hapura te gjakut qe ka derdhur, me metakstazat e kancerit dhe degjenerimit total fizik dhe mendor, po kerkon te hidhet me arkivolin e tij ne dore, drejt nje epoke dhe gjenerate qe ska asgje te perbashket me kete lloj kake qeni, mbeturine komumisto-tribale e kohes kinezo-sovjetike.
    Ai pushtet ku rri varur si mut pas kepuce, per te shpetuar nga pergjegjesia e krimve te veta, ka per ta shkerdhyer edhe me keq se Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun dhe familjet e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *