FOTOT: Çipi neuromorfik, një inovacion i ri për personat që e kanë të pamundur të kryejnë veprime

2 Mars 2021, 10:22Lifestyle TEMA

Spitali ALYN në Jeruzalem do të punojë me shkencëtarët e kompjuterëve në Universitetin e Hapur të Izraelit dhe ekspertë të tjerë për të provuar se si informatika neuromorfe, e cila imiton mënyrën e funksionimit të trurit të njeriut, mund të përdoret për të operuar një krah robotik të montuar në një karrocë.

Prova klinike përfaqëson një hap drejt qëllimit të studiuesve për të komercializuar një krah robotik të përballueshëm, me energji të ulët dhe me bazë të inteligjiencës, për personat që përdorin karroca për lëvizjen e tyre. Krahu robotik për përdoruesit e karrocave është bërë nga Kinova Inc. me bazë në Kanada dhe nuk përdor inteligjencën artificiale. Informatika neuromorfe synojnë të imitojnë aftësinë e trurit të njeriut për të mësuar rreth mjedisit dhe për t’u përshtatur me të në kohë reale, ndërsa përdorin energjinë minimale.

Kjo metodë gjithashtu kanë aplikime më të gjera në biznes. Për shembull, prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz AG po eksploron se si inteligjenca neuromorfe mund të ndihmojnë në rritjen e efikasitetit të energjisë, shpejtësisë dhe saktësisë për përdorimet e lidhura me inteligjencën artificiale të automjeteve.
Prova e parë klinike që përfshin një çip eksperimental të inteligjencës artificiale të bërë nga Intel Corp do të fillojë në muajt e ardhshëm, me pacientët të cilët do të përdorin një krah robotik në një spital rehabilitimi për fëmijë dhe adoleshent në Izrael.

“Një robot me bazë inteligjencën artificiale mund të ndihmojë përdoruesit e karrocave me dëmtime të shtyllës kurrizore, distrofi muskulore dhe paralizë cerebrale për nevojat fizike të ndryshme duke filluar nga ngrënia dhe pirja deri tek marrja e objekteve nga toka,” tha Arie Melamed Yekel, menaxher i përgjithshëm i qendrës së inovacionit të spitalit ALYN, ALYNnovation.

Përfundimisht, një çip neuromorfik mund të ndihmojë krahun robotik të vendosur në karrocë të kuptojë në kohë reale se sa forcë ose presion duhet të përdorë kur merr objekte të tilla si një filxhan ujë, një laps ose një furçë flokësh, pa u mbështetur në sasi masive të të dhënave të trajnimit, fuqisë kompjuterike ose pjesë të shtrenjta motorike për të punuar.

“Rreth 25 pacientë me lëvizshmëri të kufizuar në ekstremitetet e tyre të sipërme do të marrin pjesë në provën klinike, me grupin e parë me pesë pacientë që pritet të fillojnë të përdorin krahun robotik midis prillit dhe qershorit,” tha Yekel.

Sipas Elishai Ezra Tsur, eksperti kryesor i laboratori të inxhinierisë neuro dhe biomorf në Universitetin e Hapur të Izraelit, tregoi se sistemi informatikës neuromorfik i studiuesve, i cili përfshin çipin dhe një algoritëm të përshtatur nga kompania e teknologjisë neuromorfe Applied Brain Research, është rreth 42 herë me fuqi më të ulët sesa do të ishte përdorimi i një njësie të përpunimit grafik të përshtatur nga inteligjenca artificiale.

Më tej ekspertja tha se për shkak se përdoret më pak energji, krahu robotik do të duhet të karikohet më rrallë, duke lejuar përdoruesit e karrocave të kujdesen për veten për një kohë më të gjatë. Me llogaritjen neuromorfe, është e mundur të stërvitni modele të të mësuarit makinerik duke përdorur një pjesë të të dhënave që duhen për t’i trajnuar ato në harduerin kompjuterik tradicional. Kjo do të thotë që modelet mësojnë në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si mësojnë foshnjat, duke parë një imazh ose një lodër një herë dhe duke qenë në gjendje ta njohin atë përgjithmonë.

Sot, krahët robotikë në sektorin e prodhimit përdorin algoritme të inteligjencës artificiale që më parë janë trajnuar për detyra specifike duke përdorur sasi masive të të dhënave, ose ato veprojnë automatikisht bazuar në rregulla dhe udhëzime fikse. Ata nuk mund të përshtaten me ndryshimet në mjedisin e tyre në kohë reale.

“Është shumë më e vështirë të krehësh flokët e dikujt me një krah robotik sesa të ndërtosh një BMË”, tha Tsur.
Në provën klinike, studiuesit do të fillojnë duke testuar se si sistemi informatik neuromorfik mund të përdoret për të identifikuar automatikisht se ku është krahu robotik në hapësirë dhe për të korrigjuar një gabim në lëvizje. Pacientët do të përdorin levën e karrocës së tyre për të operuar krahun robotik.

Krahu do të përmbajë një çip neuromorfik të bërë nga kompania Intel Labs, të quajtur Loihi dhe algoritme të përshtatur nga kompania Applied Brain Research. Sistemi informatik neuromorfik mund të llogarisë pikat e të dhënave të tilla se krahu është në hapësirë në krahasim me objektin, karrigen me rrota dhe pacientin bashkë me trajektoren e objektit në lëvizje.

“Kompania po i kushton vëmendje të madhe teknologjive të tilla si informatika neuromorfe,” shpjeguan ekspertë.
Inteligjenca neuromorfe pritet të jenë ndër arkitekturat kompjuterike dominuese për projekte të tilla.

The Wall Street Journal-Gazeta “Si”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje