FOTOT: Pamje apokaliptike, hiri i vullkanit ngrihet deri në 5 mijë metra

2 Mars 2021, 11:24Lifestyle TEMA
FOTOT: Pamje apokaliptike, hiri i vullkanit ngrihet deri në 5 mijë

Një vullkan në Indonezi shpërtheu të martën në mëngjes duke hedhur në qiell një shtëllungë spektakolare hiri, thuajse duke errësuar qiellin.

Sipas studiuesve lokalë ndodhën 13 shpërthime të veçanta në malin Sinabung, në Sumatra, ku hiri u ngrit deri në 5000 metra lartësi. Autoritetet caktuan një zonë sigurie me një rreze rreth 5 kilometra, për të mos rrezikuar jetët e banorëve të zonës.

Por, edhe pse nuk pati viktima dhe nuk është dhënë asnjë urdhër evakuimi, banorët vendas nuk rrezikuan dhe u larguan sa më shumë nga perimetri i vullkanit. Zyrtarët vendas paralajmëruan se mund të ketë edhe shpërthime të tjera, edhe më të mëdha.

Sinabung, një vullkan i lartë 3600 metra, ka qëndruar i fjetur për shekuj, deri sa shpërtheu për herë të parë në vitin 2010, duke i marrë jetën 2 personave. Shpërthime të tjera ndodhën në vitin 2013 dhe 2014, duke shkaktuar mbi 16 viktima, dhe që atëherë vullkani ka mbetur aktiv. Indonezia është një arkipelag me më shumë se 17 mijë ishuj, dhe ka rreth 130 vullkane aktivë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje