Java e 22-të e Kategorisë Superiore: Ekipet pretendente synojnë vetëm fitoret

Nuk ka shumë kohë për të humbur e Superiorja përgatitet për raunin e mesjavës, që do ti zbresë skuadrat në fushë për të 22-ën e kampionatit.

Një raund që mund ti shkojë shumë për shtat Partizanit, duke qenë se të kuqtë luajnë ndeshjen më të thjeshtë të mundshme, ndërsa pretendentët e tjerë përplasen mes tyre.

Trajneri i Partizanit Ilir Daja në konferencën për shtyp u shpreh:

“Ajo që ka farë vështirësie është se ne duhet ta vlerësojmë Apoloninë ashtu si çdo rival që është direkt për objektivat që kemi, sepse në fund fare çdo ndeshje është e barabartë me tre pikë”, tha Daja.

Kështu, e gjithë vëmendja është përqendruar në Niko Dovana ku Teuta do të presë Vllazninë. Skuadra e Martinit me 37 pikë ka mundësinë të ngushtojë diferencën me shkodranët në vetëm një pikë. Durrësakët pasi barazuan me Kukësin, kërkojnë të kthehen tek suksesi, duke parë se kryesuesit nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë dhe shfaqën gjithë limitet e tyre kundër Tiranës.

Sakaq Tirana pas fitores në derbi me Vllazninë pret në Selman Stërmasi Bylisin, një ekip të uritur për pikë, me qëllim largimin nga vendet e fundit.

“Do futemi në fushë për të dhënë dhe për të marrë maksimumin. E dimë shkallën e vështiorësisë, por kurrsesi nuk duhet të mendojmë humbjen ose barazimin, ndërsa më pas ajo që prodhon fusha është tjetër gjë. Sigurisht që jemi në një situatë që pikët janë të domosdoshme dhe do luftojmë shumë për t’i marrë ato”, u shpreh Shehi.

Ndërsa, drejtori i skuadrës së Vllaznisë Matko Djarmati tha:

“Besoj e dimë ku është problem, do provojmë ta zgjidhim dhe të vazhdojmë në atë rrugë ku ishim deri më tani. Me një rezultat pozitiv ka mundësi shumë do rritet ekipi nga ana psikologjike dhe pastaj do vijmë në atë situatë ku ishim para 10 javëve”, theksoi Djarmati.

Delikate sfida në Korcë mes Skënderbeut e Kastriotit. Bardhekuqtë kanë nevojë për pikë, por me këtë ritëm krutanët e Ndreut rrezikojnë ta shohin veten të përfshirë në një mbijetesë që e mendonin larg, me Bylis shtatë pikë larg në zonën playout.

“Çdo ndeshje është finale për ne. Vlerësojmë jashtëzakonisht skuadrën e Kastriotit, që ka një personalitet të fortë. Gjithsesi ne kundërshtarët duhet t’i vlerësojmë në maksimum për t’i marrë pikët e plotë”, u shpreh trajneri Skënderbeut Migen Memelli.

 

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *