Masakër familjare, shërbëtori therr nënën, mbyt djalin e vogël dhe 2 gjyshërit

Familja e një shefi hekurudhor rus dyshohet se u masakrua nga një shërbëtor i cili përdhunoi e therri nënën dhe mbyti djalin e saj 6-vjeçar për vdekje.

Sergey Malakhov, 44 vjeç ishte në një udhëtim pune kur të katërt familjarët u vranë pranë Nizhny Novgorod, thonë raportimet.

Gruaja Elena, 41 vjeç, një luleshitëse e njohur, dyshohet se u përdhunua dhe u godit me thikë për vdekje, ndërsa djali i çiftit, Mikhail, gjashtë vjeç u mbyt.

Nëna e shefit të hekurudhës Olga Malakhova, 66 vjeç, dhe vjehrri Anatoli Korolyov, 63 vjeç gjithashtu u vranë në të njëjtën mënyrë. Në raport thuhet se familja pasi u vra edhe u grabit.

Skena tronditëse u zbulua nga një fqinj i cili u dërgua në shtëpi nga Z. Malakhov pasi askush nuk po ia hapte telefonin.

Mediat ruse kanë publikuar fotot e të dyshuarit kryesor Sharofiddin Amirov, 26 vjeç i cili u arrestua me dy bashkëpunëtorët e tij.

Thuhet se Amirov i cili punonte si shërbëtori në familje, ka pasur mosmarrëveshje rreth pagës së tij. Hetimet për vrasje janë nisur dhe nëse ai shpallet fajtor, dënohet me burgim të përjetshëm.


2 komente në “Masakër familjare, shërbëtori therr nënën, mbyt djalin e vogël dhe 2 gjyshërit”

  1. Marsi says:

    Ther – shkruhet e jo therr .. Meritoni nje gjobe per shtremberimin e gjuhes

    1. Black Jack says:

      Tprishi pune ty ai lloj shkrimi , pall Kari idiot and bitch man , is matter pse eshte shkrujt be at menyre. Mendova se do irritoheshe me actin e atij moterqiri vrastar qe burgun e ja komoditet, ai meriton vecse nkazan me acid , that’s it dude

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *