Mjekja shqiptare: Dy kompani italiane synojnë të nxjerrin vaksinën kundër COVID-19

Mjekja shqiptare në Itali, Rubena Maçi shprehet se pavarësisht se Agjencia Italiane e Medikamenteve thotë se ata qe e kane kaluar Covidin kanë nevojë vetëm për një dozë vaksine dhe jo më parë se 6 muaj nga kalimi i covidit, nuk ka evidence shkencore për një pretendim të tillë.

Mjekja që jeton dhe punon në Torino thotë se bëhet fjalë për persona që kanë imunitet natyral dhe që mund të kalohen në vijën e dytë për t’u vaksinuar por “ende nuk ka një evidencë shkencore” dhe se çdo gjë “është hipotezë nëse një dozë e vaksinës ka efekt mbrojtës” duke shtuar se këtë praktikë deri tani e ka ndjekur vetëm Izraeli.

“Protokollet e shtëpive farmaceutike flasin për dy doza. Persona që e kanë kaluar COVID-19 në mënyrë natyrale ka që nuk e kanë të lartë sasinë e antikorpeve. Ka shumë shkencëtarë dhe imunologë që nuk janë dakord me këtë”, shprehet znj. Maçi.

Mjekja shqiptare shton se në Itali deri tani kanë marrë dorën e parë të vaksinës kundër COVID-19 rreth 4.3 milionë njerëz ndërsa prej tyre vetëm gjysma i kanë marrë të dyja dozat.

Ndërkohë, Italia po punon për të pasur vaksinën e saj kundër COVID-19 ku aktualisht janë dy kompani që kanë ecur shumë mirë në fazën e testimeve.

Rubena Maçi tha se shpreson që të rritet konkurrenca e farmacive që prodhojnë vaksinën në mënyrë që të ketë një mbulim sa më të madh të popullatës.

Ajo e cilësoi si hap pozitiv miratimin e vaksinës “Johnson & Johnson” nga Agjencia e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA. Kjo vaksinë tha mjekja merret me një dozë dhe mund të injektohet nga mjekët e familjes si vaksina kundër gripit dhe pa pasur nevojë që të ruhet në kushte shumë specifike.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *