Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka

Këtë mbrëmje një lajm i trishtë është dhënë për muzikën shqiptare. Agim Krajka, kompozitori i njohur është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka dhënë djali i tij Ulis Krajka.

Kompozitori është shuar në moshën 83 vjeçare.

Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati.

Në vitin 1963 Krajka filloi studimet për teori e kompozicion dhe i përfundoi ato në vitin 1968. Degën e Kompozicionit e kreu nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1960 filloi punë në Ansamblin e Ushtrisë ku punoi 2 vjet. Në vitet 1962-1964 kalon në Radio Tirana si fizarmonicist dhe drejtues i kompleksit të vogël instrumental.

Viti 1964 e gjen pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë.

Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Ai është nderuar me mbi 15 çmime.

Agim Krajka ka shkruar një cikël me përpunime këngësh popullore për kanto e piano, uverturë rinore, romancë për violinë e orkestër simfonike , suitë me valle popullore për orkestër simfonike etj.

Muzikën e filmave “Çifti i lumtur”, Zonja nga qyteti”, “Zonja nga fsahti”, Njësiti Gueril” etj.
Muzikë skenike të baletit me një akt “Duarartët vigjëlentë” ekzekutuar nga TKOB në vitin 1981. Përveç këtyre punimeve të mësipërme ka lëvruar mjaft motive vallesh të cilat janë nderuar edhe me çmime të para si: vallja e Librazhdit, vallja e Tiranës, vallja çame etj. Për aktivitetin dhe kontributin e tij artistik është vlerësuar me çmime, urdhra e medalje dhe mban titullin “Mjeshtër i Madh”.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka”

  1. nikolin kurti says:

    AGIM KRAJKA PASTE DRITE MUZIKANT I MADH THE NJE FIZARMONIQIST I PERKRYM

    1. Muzikanti says:

      U prefsh në paqe o gjigand, që në ate erësirë të kohes u përpoqe sa munde të hapje një dritare dhe të fusje pak dritë dhe kënaqsi me muzikën tënde. Edhe sot ajo dēgjohet me admirim. ? RIP.

  2. faja says:

    Agim ti ndave nga kjo jete dhe të qofte dheu i lehte por ti do te jesh gjithmon midis nesh se vepra që ti ke lenë pas eshte jete nê vete pa mbarim te cilên brezat do ta percjelln gjithmone si ujti igurres kurr nuk shterron.

    Ngushëllme familjes.

  3. Nga larg says:

    Po ikin legjendat nje nga nje, pa zhurme….nje brez qe vetem dha po nuk morri gje……

  4. Liku says:

    RIP Maestro….

  5. ts says:

    Ne radh te par ngushellimet e sinqerta per muzikantin e madh ,fizarmonicistin virtuoz,dhe njeriun e mrekullushem ! Me vjen cudi ,kur beni biografin e tij , nuk keni respektin e miresin te shkruani,ku jeton ky arsenal i muzikes shqiptare ! Heshtni sepse keni vite pa shkruar per kte njeri te madh e tani ju mbuloi “keqardhja “..! ! !

  6. neritani says:

    Ngushellime familjes per kete emer te madh te muzikes shqipetare

  7. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Edhe ky ne azil pleqsh vdiq , si Andon Qesari , qe e coi e shoqja ne azil se nuk kishte kohe te kujdesen per te madhin Andon, sepse do merrej me fushaten e Vasilika Hysit? Per nje jave vdiq i harruar dhe pa kujdes.
    Kujdesuni per artistet e medhenj se nuk vijne me dhe do kemi Ylli Baken si mjeshter te madhe.

  8. **** says:

    Humbem nje tjeter legjende te artit shqiptar.
    U prefsh ne paqe Agim Krajka

  9. Alban Dega says:

    MIRUPAFSHIM AGIM … PAVDEKESIA !

    A mund te vdese nje kollos i muzikes, kompozimit dhe kryevepres se artit … artit te kenges dhe gezimit- muzikes?
    A mund te vdese pavdekesia e vepres dhe trashegimesise se artit te jetes, muzikes me te bukur qe fillon me tingujt e jetes sa del nga barku dhe zemra e nenave, motrave, vajzave tona deri ne pafundesi.
    Qe fillon me tingujt e notat me te bukura te jetes dhe nuk mbyllet por rifillon me tingujt e muzikes se percjelljes ne pavdekesi qe u siguron vepra e madhe qe lene pas jo vetem muziken, kengen, vallen, gezimet e jetes … kompozitoret, artistet, krijuesit, shkencetaret, mendimtaret e medhenj ne cdo hap e lemi te jetes…
    Mos thoni se Agim Krajka ka vdekur. Thjesht ka nderruar jete nga jeta teper e shkurter ( sa hap e mbyll dyert e nje dhome 4x 5 metra, sic deklaroi Ram Alushi i Valbones mbeses se tij 17 vjecare pak dite para saj ) edhe kur i kalon te 110- tat.
    Agim Krajka ishte artist edhe ne intervisten me Imigracionin Amerikan ate qe fitoi statusin legal në SHBA ne saje te artit e muzikes…
    Edhe ate dite kur mori pergjigjen e miratimit te tij dhe fluturoi si nje shqiponje nga gezimi i fitores sa levizi nga vendit pllakat e tavanit te zyres perkatese ne Lyndhurst.
    Artisti mbetet artist ne cdo hap, ne te mire e ne te keq, ne gezim e hidherim…kudo e kurdo… deri ne perjetesi.
    Agim Krajka i siguroi vetes dhe u dhuroi familjes, shokeve, te njohurve e te panjohurve pavdekesine per se gjalli per te mos vdekur kurre.
    Nuk mund te kete lamtumire per nje artist e muzikant te madh qe hyri ne zemrat, vatrat e kujtesen tone qe kur ishim femije!
    Nuk mund te kete lamtumire per nje kollos te artit qe do ta kemi cdo dite, ore e cast ne veshet, syte, zemrat e shpirtin, gezimet e harete, ne vatrat tona si Agim Krajka !
    Ndaj qendroni te forte ju familjaret e tij po artiste .
    Agim Krajken e kemi ne mes nesh ju e te gjithe ne kudo ne Bote !
    Mirupafshim Agim Pavdekesia… !

  10. Pokeristi says:

    I paharuar kujtimi i te madhit Krajka.Nje ikone e artit muzikor shqipetare.
    I perjetshem mbetet çdo krijimtar.
    Ngushellime familjes.

  11. joel shkodra says:

    Brezi im eshte rritur e plakur me kenget e bukura te Agim Krajkes. I qofte i lehte dheu. Por nje persaktesim duhet bere per gazetarin qe ka shkruar lajmin dhe qe e kane botuar njelloj te gjitha organet e shtypit, pa e kontrolluar asnjeri. Festivali i pare nuk eshte zhvilluar me 1961, por me 1962 (dhjetor).

  12. Komshinj ne Tirane says:

    Me hidherim te thelle per humbjen e artistit te madh virtuoz dhe njeriut te larte, i dergoj familjes ngushellime nga zemra. Brezi im u rrit me muziken dhe shembullin e njeriut te mire, te sjellshem e te kulturuar, me nje edukate te persosur qytetare. Muzika e tij na ngrohu zemrat, na zbukuroi jeten. Nuk e haroj interperetimin e uvertures se Normes se Belinit, me fizarmoniken e tij, nje virtuoz i madh po gjithmone shume i thjeshte. Na ka dhene shume te gjitheve, po shkon me mirenjohjen respektin dhe dashurine tone te thelle. Perulem me respekt.

  13. Grand says:

    Qofshe i xhenetit!
    Or burre i mire qe le gjurmen ne zemrat tona! Ishe i familjes tende, por edhe i imi (yni)! Ndjehem njelloj si pjestar i familjes tende! Se shpesh me lumturove me muziken e shpirtit tend! Krenar per ty! U prefshe ne paqe dhe pafundesi kujtimi!

  14. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Krajka,nje emer i madh,ne historine e zhvillimit shqiptar:
    Nga gjokset rinore dhe jo vetem nga gjokset rinore,ku diktatura mbante te murosur ndjenjat e thella njerzore,Agimi me notat e pentagrames se tij,shpertheu prangat,qe mbanin shtrenguar kercenueshem shpirtin njerzor shqiptar.
    Ta beje shqiptarin ne ato kohe te ndjehesh dhe te kerkonte te ish njeri, do perndiqeshe si njeriu me i rrezikshem per ate diktature.
    Thjesht e ka shpetuar zoti,nga persekutimi i rende dhe bekimi i shpirtit shqiptar.
    Prandaj gjeja me e paket,qe mund te behet ne nderim te kesaj figure eshte emri i nje institucioni muzikor,apo emri i nje rruge gjithe drite. dhe intime qe te con ne brendesi te parkut tek liqeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *