Një përgjigje atyre që më shajnë me libër shpie dhe "ekspertëve" që japin mend

2 Mars 2021, 13:04Blog TEMA

Nga Skënder Brataj

Sqarim! Duke marë shkas nga postimi në faqen Mjekët shqipëtar në luftën kundër coronavirusit të ri, Covid-19, po ju pergjigjem disa pyetjeve, ironive, akuzave apo sygjerimeve të disave prej tyre! Në një intervistë timen dje në mbrëmje referova të dhënat e deritanishme dhe njëfarë entuziazmi që këto shifra nuk ishin më në rritje, përkundrazi kishte një rënie të lehtë të tyre.

Incidenca dy javore është 495 raste nga 525 të infektuar për 100.000 banorë. Incidenca një javore nga 1112 kaloi në 905 javën e fundit. Indexi spitalor javor nga 17 në fillim të shkurtit në 8 në javën e fundit të muajit. Numri i thirrjeve drejt 127 nga 2.500 zbriti nën shifrën 2.000 në 24 orë.

Numri i vizitave në banesë nga urgjenca 127 nga 550-600 në ditë, dy javët e kaluara po zbret poshtë 500. Numri të shtruarve në spital nga 127 ka qenë mbi 100 në ditë, në këtë moment ka zbritur në 83.

Gjendja është kritike, arritëm shifra shumë të larta në muajin shkurt, duke pasur edhe shumë humbje jete. Duhen respektuar masat, ndoshta duhen ashpërsuar, kjo po monitorohet çdo ditë. Ajo që më bën entuziast është fakti që ka një lloj qëndrueshmërie, jo rritje, përkundrazi një ulje të lehtë të shifrave. Unë jam optimist dhe çdo tregues pozitiv dua ta ndaj me qytetarët. Kjo ishte pak a shumë përmbajtja e intervistës time. Nuk e kuptoj që persona që nuk jetojnë këtu, nuk e njohin sistemin tonë shëndetësor, nuk kanë drejtuar ndonjëher institucione apo evente të tilla indinjohen kaq shumë!

Nuk gjej etike intervistën time me fotografi në një grup ku mendohet të jenë profesionistë mjeksor. Në këtë grup ka shumë njerëz që nuk janë personel mjeksor, ka politikanë, ka profesionistë të tjerë, që nuk më krijojnë asnjë problem. Më vjen keq që ky grup është larguar nga objektivi i dhënies së ndihmës dhe shkëmbimit të eksperiencës në kohë pandemie. Fatkeqësisht kjo pandemi korrispondon me zgjedhjet dhe sigurisht tensionet janë shumë të mëdha.

Më vjen keq për përçmimin dhe përgjegjësinë që u ngarkohet profesionistëve shqipëtarë edhe pse antëtar të komitetit, nga profesionistë që nuk e njohin realitetin shqipëtarë. Disa prej tyre kanë shkopin magjik dhe në këtë moment Shqipëria do të ishte jashtë pandemisë mjaftonte të ndiqeshin këshillat e tyre! Sa do të dëshiroja të ishte kaq e thjeshtë!

Jetojmë pandeminë botërore më të madhe të historisë dhe disa prej tyre kërkojnë të jetojnë sikur të mos ketë ndodhur asgjë!

Jetojmë në një presion të përditshëm ku çdo shqipëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë të ka shënjestruar me ngjyrën politike që atij i intereson. Çdo ditë të nxjerrin librin e shtëpisë, familjen, miqtë ,bashkëpunëtorët të njohurit dhe këdo tjetër. Çdo ditë kolegë të angazhuar në politikë të bëjnë skanerin, por ja japin partisë për interpretim jo imazheristit!

Rrjete sociale të pozicionuara, ku kapen me lojë fjalësh nga bisedat dhe intervistat për memet e tyre dhe ja servirin qytetarëve për like! Opinionist dhe analist që të japin zgjidhje të pandemisë brenda dy orësh duke i servirur nëpër emisionet televizive, por edhe pas tridhjetë vjetësh askush nuk i ka dëgjuar! Media dhe televizione që gjetën emra mjekësh nëpër botë dhe na i shfaqën nëpër ekrane. Kolegë të nderuar, profesionistë që i shërbyen dhe shërbejnë me ekspertizën e tyre.

Mos të harrojmë edhe shumë jo ekspertët, të cilët filluan të okupojnë këto ekrane duke larguar të tjerët, të cilët filluan ta shërojnë Covidin vetëm me teste dhe tumin e cigares, apo mjaftonte të dëgjoheshin fjalët e tyre dhe çdo gjë do të kalonte. Sikur të thoshin të njëjtat fjalë në çdo intervistë! Disa prej tyre kërkojnë protagonizmin me fjalë të mëdha, me gishtin tregues duke gjetur fajtorët.

Nga ana tjetër mjekë dhe infermier të spitaleve Covid, të Urgjencave, të Q.SH-ve, që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri në tmerrin e sëmundjes, ballafaqimin me vdekjen, presionin e shoqërisë, presionin e mediave, presionin e familjarëve, presionin me stresin dhe burnout-in e tyre. Personel që nuk ka kohë të shikoj dhe të shkruaj, të ankohet, të çlodhet, të shkëmbejë eksperiencën. Personel që nga ferri largohet dhe tek ferri kthehet çdo ditë!

Së fundmi shpëtimtarët janë paraqitur me shumicë nëpër rrjete sociale! Grupe profesionistësh të cilët kanë dhënë një kontribut të shquar në shumë raste, por fatkeqësisht protagonizmi i ka rrëmbyer disa prej tyre duke u larguar nga objektivi. Disa prej tyre të larguar nga Shqipëria, të rehatuar, të frustuar aty ku janë kërkojnë të dëgjohen! Edhe pse aty ku janë askush nuk i dëgjon, ndoshta për mungesë experience! Disa prej tyre mendojnë se duke qenë administrator e kanë pronësi grupin e këtyre profesionistëve dhe mund të vendosin ata, kë të kryqëzojnë dhe kë të shpëtojnë!

Censura ka arritur deri aty sa nuk mund të kesh mendim ndryshe, nuk duhet të thuash atë që mendon, atë që është realiteti, por duhet ta shikosh çdo gjë me sytë e tyre,: Të zezë, të errët, katastrofë, kriminale, të gabuar! A thua se një grup injorantësh i mblodhën dhe i vunë ekspert të komitetit, i vunë si kuklla se duheshin të ngrinin dorën! A thua se duhen vënë në qendër të memeve, të grupeve, me emër dhe fotografi, për tu gjykuar nga mijëra veta anembanë botës! Administratorë të këtyre grupeve që të thonë se e kanë vendosur foton tënde për ballafaqim, por me liri të shprehuri pa asnjë limit, pa etik, pa deontologji!

Aty duhet kryqëzuar dikush, sepse fajin që erdhi virusi në Shqipëri e kanë ekspertët, fajin që nuk ikën virusi nga Shqipëria e kanë ekspertët! Fajin që sistemi shëndetësor ka tridhjet vjet në atë gjendje e kanë ekspertët! Profesionistë të të njëjtës kategori të gjykojnë për menaxhamin, terapinë, rehabilitimin e tjer. Këta profesionistë që i ndjekin privatisht pacientët dhe sapo rrezikohet jeta e tyre, ata i dërgojnë që ta humbin atë në spitalin publik!

Profesionistë që e kanë kuruar në banesë, janë paguar për shërbimin që kanë dhënë privatisht, por në momentin e përkeqësimit ata nuk kanë më faj, fajin e ka komiteti, e kanë ekspertët! Le ta zgjidhin ata pse humbasin jetën pacientët!

Kujtojë se në 30 dhjetor 2020 kur u dha mesazhi se në Shqipëri e kanë kaluar 50% e shqiptarëve Covidin, personalisht u pozicionova kundër këtyre shifrave dhe koha më dha të drejtë! Për këtë, me ditë të tëra u kryqëzova si i pa aftë, jo specialist i fushës e tjer. Ku ishte ky grup?

Sot pozicionohem me të dhënat reale, me pandeminë dhe tragjedinë e sajë. Masat mund të ndryshojnë në çdo moment sipas situatës, por jo vetëm nga unë, jo vetëm nga ekspertët, jo vetëm nga Ministria, por nga Qeveria që analizon gjëndjen totale të shoqërisë shqiptare!

Në një vit pandemie nuk pashë patriot dhe vullnetarë të bluzave të bardha të ofroheshin, të vinin në atdheun e tyre qoftë edhe disa ditë, nuk pashë asnjë kërkesë, asnjë radhë! Nuk i gjykoj sepse kanë ndërtuar të ardhmen e tyre aty ku jetojnë. Por për ata që vetëm gjykojnë, nëse nuk na ndihmoni, mos na pengoni në punën tonë!

Me të metat, mangësitë, gabimet apo çfardolloj difekti ne jemi këtu në ndihmë të qytetarëve. Do të vazhdojmë ta kryejmë detyrën tonë derisa kjo sëmundje të zhduket. Koha do të gjykojë!

13 komente në “Një përgjigje atyre që më shajnë me libër shpie dhe “ekspertëve” që japin mend”

  1. Beni says:

    Doktor, respekte. Sa gjynah qe vazhdojme te jemi nje popull i superpolitizuar . Keq te vjen per ata qe jane jashte shtetit dhe nuk kane nxene akoma por vazhdojne te gjykojne me nje fryme provinciale ekstreme se nuk duan kete apo ate person

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Respekte, doktor! Qente le te lehin, ne fund te fundit qen rruge jane! Duan ndonje kocke! Ata te rraces lehin rralle e permalle!

  2. nje mik ngaVlora says:

    Duke njohur punen e Dr Brataj me lejoni te te them disa konsiderata per punen e tij.Me thene te drejten para 2-3 vitesh kur ai filloi te krijonte Urgjencen (sepse me pare vetem urgjece nuk ishte ) Une mendova gabimisht,se duke iveshur punonjesit si Pompieret e Frances kerkon te bente Shown e ralles ketu. dhe ju drejtova ashper per kete.Por koha evoluoi dhe ai ne nje debat TV tregoi vizionin e tij per URGJENCEN ahere e kuptova se une isha i gabuar ,duke paragjykuar dhe i kerkova falje.Tani le te vime tek COV (personalisht dhe familja ime kemi qene te izoluar dhe nuk kemi pasur asnje rast te kerkonim deri tani ndihmen e 127.Une jam pjestar i atj grupi Mjeket Shqiptare lufte kunder COV dhe me thene te drejten keta djem dhe vajza bejne nje pune mjaft te mire duke paraqitur raste interesante organizuar WEBINARE ,pergjigjur pytjeve qe kane mjeket e familjes per rastet e tyre ect.Ne mjeksi debati shkencor eshte jetik per shkencen e m jeksise dhe kush i shmanget debatit shkencor ben nje pune jo te bodishme te demeshme sidomos ne keto kohe kur ka kaq nevoje per epidemiloge punonjes shendetit publik kudo qe jane te thone fjalen e tyre.Nuk jam aspak dakort kur nje pjese e mjekeve te larguar marin rolin e akuzuesit prokurorit ,gjykatesit per koleget e tyre ketu.Anasjelltas nuk jam dakort edhe per qendrimin e mjekeve te Komitetit qe jane ne shumicen e rasteve qe drejtojne klinikat Universitare ku mjekohet COV qe nuk ju pergjigjen teknikisht profesionalisht ketyre kritikave ,kane zgjellur HESHTJEN e tyre simbolike vetem cfaqen here pas here ne TV duke akuzuar POLITIKOQENER me bias te qarte politik (ketu veçoj Dr Brataj sepse ai ka qene i vetmi qe ka mare pjese ne debate, ndonese nuk eshte profesioni tij epidemiologjia .Eshte i vetmi qe mer pjese ne Webinare, konferenca duke referuar hapur -thjesht kerkon debvatin shkencor ka nje vokacion perendimor .Eshte shume e sakte ku DR Brataj ishte i vetmi qe kundershtoi Studimin e AKADEMISE qe thene ne mberitem imunitetin e tufes 50%. Prandaj nuk jam dakort qe ketij ti vishen edhe gabimet qe ka bere komiteti -koha do ta tregoje ate …

    1. Jurgeni says:

      Respekt pa fund per ty doktor.

  3. Leo says:

    Doktor, vendi duhet mbyllur me periudha dy javore, minimumi. Ato pará, qe fitohen nga bizneset, jane te paperfillshme, krahasuar me shpenzimet maramendese te spitaleve me medikente dhe materiale per ekipet e spitaleve. Mbyllja e perkohshme, do sjelle ulje ne raste, shfryrje te spitaleve. Llogaria do dilte me mire me nje mbyllje per nje afat kohe.

  4. Shqipe says:

    Brataj: Nuk JUstifikoj Shifrat e tua…Me mire mos Fole:29.000.mije Infektime per Mjuajin Shkurt…..nese vazhdon keshtu ne Funde te vitit jane INfektuar te gjithe Shqipetaret qe jetojne ne Shqiperi….
    @@Pse nuk rekomandon mbylljen???

  5. Bredhi says:

    Respekte dr.Brataj.Vazhdo te punosh dhe te ndihmosh ne kete situat.Ushtaret injorant te politikes dhe injorante e mineur do i kesh kundra.Respekte per ju.

  6. Uskania says:

    Bravo! Mos i merr seriozisht disa mjeke, qe ia kane mbathur jasht. Me e keqja eshte se atyre u ka ngelur ora ne 97-ten. Jane peshtyresit me te ndyre te vendit te tyre.

  7. Predatori says:

    Në fillim të shkurtit bëheshin 4500 testime dhe rezultonin 1100 të infektuar. Dje ishin 2300 testime dhe 780 të infektuar. Nuk duhet të jesh ekspert për të kuptuar që infektimet nuk janë ulur, por janë përgjysmuar testimet. Shqipëria që sa ka filluar pandemia raportin e testimeve nuk e ka patur ndonjëherë më të madh se 1:5, ndërkohe që shumë shtete për 1 të infektuar testojnë mesatarisht 15-20 banorë, e të mos flasim për Zelandën e Re që për një të infektuar testoi gjjthë qytetin me mbi 4 mln banorë.
    Gjjthë evropa ka mbyllur, shkollat, baret, restorantet dhe nje pjese të madhe të transportit publik. Te ne baret janë plot gjjthë ditën ndërsa linjat e urbanve një burim infeksioni. Shteti vendos gjoba për ata që smbajnë maska, por askush s’ka për ti paguar dhe ato do falen se jemi në prag zgjedhjesh.
    Shtet rrumpallë me pak fjalë o Doktor Brataj me gjjthë respektin për ty.

  8. Arni says:

    Dr. Brataj, duke u ndjekur ne debate tv, ju vleresoj si mjek dhe si intelektual bashkekohor. Humanizmi qe reflektoni e shton respektin per ju. Llapaqenet, ciniket qw flasin nga exkatedra nuk mund ta zbehin figuren tuaj dhe kolegve te tjere te perkushtuar.

  9. Pato says:

    Me tregoni nje vende ne bote ku punojne mjek shqiptare qe eshte me mire se Shqiperia me luften ndaj virusit? Amerika, Anglia, Italia , Belgjika , Gjermania apo Franca? Kane te gjithe numra me te larte vdekjesh per raport me popullsine. Ateher per cfare japin mende nga jashte?? Nuk jam specialist por shifrat jane kokforte. E vetmja gje qe te trishton eshte sjellja e njerezve te cilet e kane te veshtire te ndergjegjsohen por edhe e shtetit qe jep mesazhe konfuze shpesh here dhe pastaj perseri e kane fajin mjeket. Doktor Brataj e degjoj me kenaqesi dhe nje bravo te madhe qe u kthyhe ne atdhe dhe po ben te pamundren. Ti leme specialistet te bejne punen e tyre.

  10. D Didani says:

    Nuk dua te komentoj artikullin e shkelqyer,analitik,profesional,njerzor dhe plot etike te Dr. Bratit. Une personalisht nuk i heq asnje presje,pamvarsisht se edhe pasi e kane lexuar kete artilkull ,dalin prap disa “te zgjuar” te “korigjojne” ndonje shifer
    Ajo qe desha te shtoj eshte cfare kam menduar,menduar dhe do te mendoje qe testet nuk jane ato qe sherojne semundjen dhe shpetojne vendin!
    Kush merr vesh nga mjeksia,e kupton qe testi nuk eshte zgjidhja. Inkubacioni i semundjes nuk ashte as nje ore ,as nje dite,por eshte rreth 2 jave!!!
    Ti mund te jesh sot mire ,e ben testin dhe del mire…por neser semuresh sepse neser eshte dita jote!
    Problemi nuk eshte testi por eshte kur te semuret rrine ne shtepi deri sa mushkrite u behen boze!!!!

  11. Rita says:

    Respekte pa fund doktor,faleminderit qe na pergjigjeni per shqetesimet qe kemi,ndonese eshte detyre e mjekut te familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje