Rekordi: Pse kaq shumë kërkesa për Nobelin e Paqes?

2 Mars 2021, 17:48Bota TEMA

Një total prej 329 nominimesh kanë mbërritur për çmimin Nobel të Paqes të këtij viti, duke reflektuar një numër çështjesh të ndezura në të gjithë botën në fushën e të drejtave të njeriut, tha Sekretari i Komitetit të dhënies së çmimit.

“Ky është numri i tretë më i madh i të nominuarve ndonjëherë,” i tha Reuters-it Sekretari norvegjez i Komitetit Nobel, Olav Njoelstad.

Në 2016-ën kishte një rekord prej 376 kandidatësh.

Nga numri i përgjithshëm i këtij viti, 234 janë individë dhe 95 organizata.

Navalny, Thunberg, OBSH, Trump

“Ai pasqyron interesin e madh ndërkombëtar për Çmimin Nobel për Paqe. Kjo ndoshta tregon ekzistencën e një numri të konflikteve të pazgjidhura, luftërave dhe problemeve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën,” tha Njoelstad.

Komiteti Nobel nuk komenton se kush u nominua, por ata që i propozuan, përfshirë anëtarët e parlamenteve në të gjithë botën dhe ish-fituesit, mund të zbulojnë kandidatët e tyre.

Alexei Navalny i Rusisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Greta Thunberg e Suedisë janë midis të nominuarve për çmimin e këtij viti, sipas një sondazhi të Reuters.

Janë gjithashtu programi COVAX, i cili siguron qasje të barabartë në vaksinat COVID-19 për vendet e varfra, aktivistja amerikane për të drejtat e njeriut Stacey Abrams dhe disidentet bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, Maria Kolesnikova dhe Veronica Cepkalo.

Gazetarët pa Kufij, Rrjeti Ndërkombëtar i Gjetjes së Fakteve dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u nominuan poashtu.

Lista përfshin dhe ish-Presidentin e SHBA Donald Trump, dhëndrin e tij Jared Kushner dhe ndihmësin e Shtëpisë së Bardhë të Kushnerit, Avi Berkowitz, të nominuar për ndërmjetësimin e normalizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe disa vendeve arabe.

Bordi pesë anëtarësh mbajti takimin e tij të parë të premten, tha Njoelstad.

Ata do të takohen një herë në muaj për të diskutuar kandidatët përpara se të shpallin laureatët në tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje