Rrëfimi i një mjeku: Në vendin që jeton post-COVID-in, aty ku as për vaksina s’kanë nevojë!

Dr. Diego Gonzales Rivas është një kirurg spanjoll që këtë javë ka qenë dëshmitar i gjallë se si normaliteti është kthyer në Uzbekistan. Bëhet fjalë për një vend në të cilin banorët nuk mbajnë maska, mblidhen nëpër restorante dhe organizojnë festa pa rrezik për t’u infektuar.

Një një intervistë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE para se të kthehej në Spanjë, Dr. Gonzales Rivas e përshkruan gjendjen e përjetuar në vendin me 33 milionë banorë si të befasishme, shumë kurioze dhe të çuditshme në të njëjtën kohë.

“E kuptova që këtu nuk ka virus Corona, por ta përjetosh këtë situatë ishte diçka tronditëse dhe m’u deshën dy ditë për t’u përshtatur”, rrëfen ai.

Dhe me të vërtetë, ashtu siç edhe rrëfen Dr. Gonzales Rivas, qytetarët uzbekë janë të lirë nga virusi Corona për shkak të “imunitetit të masës”.

“Kam biseduar me kolegët e mi mjekë dhe ata besojnë se arsyeja se përse nuk ka asnjë problem është fakti që niveli i infektivimeve ka arritur deri në 60-70% të popullsisë”, thotë Dr. Gonzales Rivas.

Por edhe pse tani ata bëjnë një jetë plotësisht normale, vendi u godit shumë rëndë nga pandemia në periudhën mes marsit dhe prillit të 2020-ës. Situata u bë shumë kritike si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe për nga ai i të vdekurve, por që nga shtatori i vitit i të kaluar u arrit “imuniteti i masës” që vazhdon të jetë prezent edhe tani.

Mjeku spanjoll deklaroi për agjencinë EFE se përvoja e përjetuar ishte marramendëse, pasi siç thotë ai, “nuk di që ndonjë vend tjetër ta ketë arritur imunitetin e masës në këtë mënyrë. Njerëzit nuk kanë më infeksione, në spitale nuk pranohen pacientë të rinj, pra nuk ka raste infektimi”.

Kur e kishte planifikuar vizitën e tij në Uzbekistan, nuk e kishte menduar se do të rridhte gjithçka në këtë formë. “E gjithë gjendja ta tërheq shumë vëmendjen dhe ç’ është e vërteta ditët e para nuk më besohej, madje e mbaja edhe maskën nga frika, por kolegët e mi mjekë më thonin që ta heq sepse nuk ka nevojë. Dhe përfundimisht e hoqa”.

Një tjetër aspekt kyç për suksesin uzbek, sipas kirurgut spanjoll, janë kontrollet e rrepta para hyrjes në këtë shtet, ngase përveç që duhet të kesh një test PCR me rezultat negativ të kryer nga vendi i nisjes, në aeroport të pret një staf profesional që të kryen edhe një test të ri para se të të lejojnë të hysh përfundimisht në vend. Pas një orë pritjeje të japin rezultatin e testit dhe nëse i njëjti është negativ atëherë të lejohet hyrja.

Pasi vendi e ka arritur “imunitetin e masës”, autoritetet vendase nuk e kanë prioritet të vetin sigurimin e vaksinës apo planifikimin e shpërndarjes së saj.

“E marr me mend që dikur edhe do ta bëjnë, por për momentin pasi njerëzit kanë boll anti-trupa, ata konsiderojnë se popullata është e mbrojtur”, tha kirurgu Diego Gonzales Rivas.

Përktheu nga spanjishtja: Ensar Sinani – /tesheshi/

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rrëfimi i një mjeku: Në vendin që jeton post-COVID-in, aty ku as për vaksina s’kanë nevojë!”

  1. .... says:

    Filluat propaganden per imunitetin e tufes!!!!
    Lerini keto e shikoni se po vdesin njerezit
    Mbyllni gjithcka nqs duhet.
    Vdekjet dhe COVID-19 nuk kane te bejne me politike as me te djathte e te majte.
    Boll se e mbaruat ate vend

  2. jon says:

    Nqs ky lajm eshte i vertetet, eshte me te vertete optimism. Por ka edhe disa vende te tjera qe njoh une qe se kane njohur plandemine qe diten e pare. Eshte Tanzania. Plandemi eshte “koke e kembe ” diktature. Eshte diktature globale qe njerezit s’dine si ta mundin. Si u mund diktatura ne Shqiperi? Me asnje te vrare apo te plagosur. U hapen ambasadat te parat dhe me von kufijte. Ne te 2 rrastet policia dhe ushtria bente sehir. Arsyeja eshte psikologjike, gjendet ne mendje jo jashte asaj. Ne Shqiperi njerezit s’besonin me ne Parti. Bari ishte i thate vetem shkendija mungonte. Per 40 vite ne ishim duart, kembet, syri, veshi, goja e diktatures. Ne ishim baza e bustit te Enverit. Ne u larguam , ne sbesonim me ne Parti,busti dhe miti u rrezua. Diktaturen e plandemise jemi ne qe e mbeshtesim. C’fare do bejne nqs te gjithe ne dalim ne rruge pa maska?

  3. Alb says:

    Vajti dhe ky robqiri obsh se u be shume merak qe sbanin mask uzbeket dhe u cudit shume po ti te qr shiko njeher ne ca vende te afrikes pin uj te pafiltruar ose spijn fare.

  4. KuqeZi says:

    Islanda, Suedia, Dakota e Jugut, Florida as jane mbyllur, as kane perdorur leckat-zhelet qe quhen maska dhe kane ruajtur Demokracine, Ekonomine dhe kane nje numer shume me te vogel vdekjesh se shumica e vendeve ku eshte zbatuar burgosja masive e popullsise e quajtur karantine, perqet talibane te quajtura maska, ndalimi i te drejtave demokratike te levizjes se lire, shkollimit cilesor dhe punesimit. Kush nuk beson le ti verifikoje numrat dhe te dhenat zyrtare te pakontestueshme ne lidhje me Covid19 ne keto vende, te pranuara dhe nga OBSH pavaresisht genjeshtrave e shpifjeve per te ngjallur histeri e panik qe lehin zagaret e Covi.Diktatures, te cilet per keto sherbime do ta marrin shpejt shperblimin e merituar ashtu si nuk ua merr mendja fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *