Shefi i Johnson & Johnson bën thirrje për vaksinimin: Vaksinohuni shpejtë me çfarëdolloj vaksine, për të ndaluar variantet

Shefi mjekësor i Johnson & Johnson i bëri thirrje amerikanëve këtë Javë që të përqendrohen tek “vaksinimi i shpejtë me çfarëdo injeksioni të jetë i disponueshëm”, në përpjekje për të ngadalësuar variantet e reja të Covid-19.

Paul Stoffels, i bëri komentet ndërkohë që 4 milionë vaksina me 1 dozë të Johnson & Johnson po ngarkoheshin në kamiona, për t’u shpërndarë në SHBA.

“Shumica e kompanive të tjera, nuk kanë të dhëna mbi varianteet dhe sëmundjet në pjesë të ndryshme të botës, prandaj dhe nuk dimë efektshmërinë.  Por është e qartë që të gjithë vaksinat, janë tejet të suksesshme kundër sëmundjes së ashpër, shtrimit në spitale dhe vdekje. Për rrjedhojë, duhet të përqendrohemi tek vaksinimi i shpejtë, me cilën do vaksinë.”

Stoffels tha se pret që kompania do ketë 20 milionë doza të disponueshme deri në fund të Marsit dhe 100 milionë doza deri në Qershor.  Tashmë që vaksina po shpërndahet , Stoffels tha se Johnson & Johnson do përqendrohet tek rritja e prodhimit dhe bashkëpunimi me partnerë botërorë, për ta dërguar në botë.

Ai shtoi se është shqetësuar mbi një studim të fundit që tregoi se vaksina e AstraZeneca ofronte mbrojtjte të limituar kundër variantit të Afrikës së Jugut.

Ai shpjegoi se vrojtimet kanë treguar se individët e infektuar me vargun origjinal të virusit, nuk kanë mbrojtje ndaj mutacionit afrikan.  Stoffels tha se Johnson & Johnson do të duhet të konsiderojnë ndryshimin e vaksinës nëse shfaqen prova që njerëzit e vaksinuar sëmuren rëndë.

Qeveria e SHBA autorizoi vaksinën me 1 dozë të Covid-19 të Johnson & Johnson ditën e Shtunë, duke e bërë vaksinën e tretë të disponueshme në vend,  pas Pfizer me BioNTech dhe Moderna.

Këto të fundit kërkojnë 2 doza dhe ruajtje në temperatura super të ulëta.  Vaksina e J&J mund të dërgohet dhe ruhet në temperatura normale të frigoriferit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *