Ronaldo legjendë, barazon Pelenë dhe shënon një tjetër rekord

3 Mars 2021, 17:00Sport TEMA

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele, mbushi 80 vjeç në tetor. Të martën ai mori dozën e parë të vaksinës për t’u mbrojtur nga COVID-19, por paralajmëroi përmes profilit të tij në Instagram se “ende nuk ka mbaruar”. Në fakt, nuk ka mbaruar as karriera dhe “tërbimi” i Cristiano Ronaldos, që kërcënon “trashëgiminë” sportive të “mbretit” të futbollit. Portugezi, me golin që i shënoi Spezian në suksesin 3-0 të Juventusit, ka arritur rekordin e Pelesë sa i përket numrit të golave të realizuar në karrierë.

Nuk është rekordi i parë që Cristiano thyen me gola, por sigurisht që është një nga nderimet më të mëdha që mund t’i bëjë ky sport. Nga sot, për të gjithë, emri i Ronaldos do të jetë pranë atij të Pelesë, një përbindësh i shenjtë i futbollit.

Numri i saktë i golave ​​i nënshtrohet interpretimeve të ndryshme dhe numërimeve të ndryshme, në varësi të garave të konsideruara zyrtare: për specialistët e “Gazzetta dello Sport” janë plot 767 gola të shënuan nga Pele dhe po kaq nga Ronaldo. Por CR7 nuk ka ndërmend të ndalet: Romario nuk është larg me 772 gola, dhe Josef Bican, në krye të tabelës, me 805 finalizime.

“Ylli” Portugez, në fakt, thyen një tjetër rekord me finalizimin ndaj Spezias. Ai bëhet futbollisti i vetëm që ka shënuar të paktën 20 gola në 12 sezonet e fundit në 5 ligat më të forta europiane. Shifra prej jashtëtokësori.

1 komente në “Ronaldo legjendë, barazon Pelenë dhe shënon një tjetër rekord”

  1. Valter says:

    Te pakten perkthejeni mire, o Mero!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje