Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë

26 Mars 2021, 08:42Sociale TEMA

Kollosi i skenës shqiptare Robert Ndrenika, është vënë nën një sulm të shëmtuar nga mediat e PD dhe LSI, pse u shfaq në spotin e parë të fushatës së Partisë Socialiste.

Kuptohet, prania e tij në spotin e PS-së është një goditje e fortë për opozitën, ndaj dhe balta që duan të hedhin ndaj tij, është e kuptueshme, por jo e pranueshme.

Robert Ndrenika ka bindjet e tij dhe është një qytetar i lirë, siç ka qenë edhe kur kandidoi dhe u bë deputet i PD-së, dhe që askush nuk e përgojoi.

Apo dhe kur përplasej me PS-në dhe Erion Veliajn për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Dhe kur u bind se ai do të ndërtohej shumë më i mirë se çfarë ishte, u tërhoq në botën e tij, ndërkohë që vëllezërit Budina e Neritan Liçaj me shokë, e kthyen atë në një kauzë politike.

Edhe atëherë, ai që u sulmua ishte pikërisht Ndrenika, i cili luftoi për një Teatër më të mirë, jo vëllezërit Budina apo Liçaj, që Teatrin e kthyen në një kauzë për të hyrë në politikë.

Këtë radhë madje, për ta banalizuar figurën e Ndrenikës, kanë arritur deri aty se ta krahasojnë me Ermal Mamaqin apo Çiljetën, pasi edhe këta të fundit kanë qenë me PD-në vite më parë, dhe sot bëjnë fushatë për PS-në.

Ata duan t’i imponojnë me zor shoqërisë, atë që ose je me ata dhe kundër Ramës, ose je i shitur, nëse bëhesh me Ramën.

Alternativë tjetër nuk ka.

Për ta modeli është Neritan Liçaj, që del e shan kundërshtarët me kuç e maç e kërcënon si një njeri i rëndomtë.

Epo mos prisni nga një artist si Robert Ndrenika, të bjerë në nivelin e Neritanit.

Dhe vazhdoni shajeni, se më shumë pikë i risni atij dhe më shumë vota i hiqni PD-së e LSI-së.

Se fundja të gjithë e dinë kush është Robert Ndrenika: Një kollos, që falë roleve të tij të panumërta, do të mbetet i pavdekshëm në artin shqiptar.

Ai nuk mund të bëhet pis nga kovat me baltë që i hedhin, edhe sikur të jetë “shitur” tek Rama.

Sepse ai është një pasuri kombëtare, që nuk ka baltë që e bën pis.

(TemA)

25 komente në “Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë”

  1. Ilirjan says:

    Nuk degjojne baltaxhinjte nga ai vesh jooo! Te ishte qe hanin pyka, sot PD nuk do te ishte katandisur ne nje shporte me karavidhe.

    1. xx says:

      Νuk besoj se mund te marri mundimin te krahasoje te pakrahasueshmen : Robert NDRENIKEN me Neritan Licajn. Eshte si drita me erresiren.Ulerimat e Neritanit tregojne se eshte 100 vite mbrapa te te berit politike.

    2. anila says:

      Licaj, nje neveri e gjalle!!!!
      Licaj, nje njeri qe te irriton vetem duke e degjuar!!
      Licaj, nje turri i shtrember qe nuk duhet te jete ne ekrane!!’
      Licaj, nje thapathuq qe te ngre nervat sapo artikulon fjalen e pare e duhet te nderrosh kanal!!!

  2. viçidoli says:

    Përpara gjigand,qentë le të lehin,ju nuk jeni lapureku Liçaj apo budinovic ,ju jeni kultura,arti e trashgimia e kombit.perpara gjigand si punë e tyre ti bën çdo ditë nga një të ngrohtë në mëngjes,me ndryshimin që e lë në hale , nuk e çon në tribunë, tribunat lindin nuk i bëjnë dot partickat madein shqip e leshë li.

  3. vlora says:

    Shqiponjen nuk e arin dot shaba e mocalit

  4. venera says:

    Cfar cmendurie te krahasoshe DENIRON e Shqiperise me te pa larin Neritan Licaj….

  5. Koli says:

    Robert Ndrenika, ti je lis!Rigoni ( Neritani)nuk behet dot lis! Respekte dhe mirenjohje!

  6. Qyterar i zakonshem says:

    Per mendimin tim aktoret nuk duhet te meren me politike. Duke hyre ne politike ata vetem humbasin pjese nga fansat dhe fama e tyre. Rolet qe ata kane realizuar i kane bere te famshem dhe te dashur per te gjithe spektatorin pa dallime politike. Duke u rrjeshtuar politikisht , aktoret, do te humbasin nje pjese te popullaritetit , pjesen qe eshte e rrjeshtuar politikisht ne kampin kundershtar. Ka edhe diçka . Ata do te behen qesharake ne syte e publikut po aq sa ç’behen politikanet kur mundohen te aktrojne. Jane me te nderuar po te qendrojne tek fusha e tyre , ne ate sfere ku jane me te vertet te medhenj , tek arti

    1. ?./+ says:

      Aktorët, sidomos kur janë figura madhështore si Robert Ndrenika, janë pjesë e këtij populli. Ata nuk kanë pse të rrinë anash. Kanë edhe ata gjak, ide dhe e duan Shqipërinë. Prandaj kanë të drejtê të shprehin opinionin e tyre. Njerëzit me mend i kuptojnë. Vetëm militantët, gazetarët dhe masmediat e blera si dhe politikanët i urrejnë. Robert Ndrenika ka qënë sa i nderuar, aq edhe i vëzhguar nga regjimi komunist, për shkak të vëllait të arratisur! Me qëndrimin e tij për teatrin apo tani për zgjedhjet ai tregoi edhe një herë tjetër karakterin e tij të paepur. Të kemi respekt për këtë artist me zëmër dhe botë të madhe.

  7. Fshatari says:

    Ne pede sundon kanuni:
    Kur je me mue, je njeri i mire. Kur del kunder mue, je i peshtire!
    Kjo i ka ndodhur kolosit te skenes, Robert Ndrenika dhe do t’i ndodhe kujtdo, qe tendon te jete i lire nga kanuni…
    Robert Ndrenika eshte mal mbi malet,
    Fama e tij nuk mund te ndalet!

  8. timo says:

    Mos u gënjeni nga dukja. Unë e njoh mirë Robert Ndrenikën dhe kur them mirë i njoh “dhëmbë e dhëmball”. Ai është po aq batakçi sa Neritani, veç me një ndryshim. Neritani e shfaq batakçillëkun e tij. është “i sinqertë”. Roberti është skuth. Publiku e njeh për Babaxhan. Atë, babaxhanin, e ka luajtur po thuaj në të gjitha rolet në skenë por shumë më mirë në jetë. Mos u mashtroni.

    1. Timogopi says:

      Po ti i thua atij skuth a fshihesh si kurve per vete duke folur me pseudonim. Nxirr emer e mbiemer pastaj shaje

      1. timo says:

        E kuptova o TMOGOPI që ti po flet me me emrin tënd të pagëzimit. E gëzofsh.

        1. Timogopi says:

          O timoçkipa nxir emer mbiemer mos i thuaj skuth dhe fshihesh si kelysh per vete he te qifte Sala

  9. Muli says:

    Shtazet aq dine aq bejne. Ku e dine ata se ç’eshte arti. Ata dine vetem ye vjedhin, te perdhosin, dhe te hane torta me kova.

  10. shqiptari says:

    Sa TURP qe njerez te nderuar ,qe deri dje ishin idhuj per shqiptaret ,behen rrogoz qe RAMUTI te fshije kembet.A e kane kuptuar keta njerez,se c’dem te madh i beri shqiptareve ky ANTISHQIPTAR per tete vjet ne pushtet ? I fali nje grushti oligarkesh gjithe pasurite publike ,burgosi per gjera banale qytetaret e thjeshte, mori borxh 1 miliarde dollare vetem ne 2020, i shiti detin grekeve dhe e mbrojti me fanatizem kete veprim ANTIKOMBETAR, ka harxhuar thjesht per kaprico qindra milione euro neper gjyqe nderkombetare ,para te cilat do ti paguajme ne dhe ata Rr.K…T qe i shkojne nga prapa, punesoi tre muajt e fundit te 2020 mbi 10 mije militante te cilet as nuk e dine ku eshte vendi i punes,nga 1 shtatori futet ne pune fiskalizimi i cili do te gropose biznesin e vogel dhe do lere pa te ardhura me mijera familje,e sa e sa te tjera qe INJORANTET MILITANTE qe e ndjekin as qe e mendojne.NE DJALL RAMUTI DHE TE GJITHE ANTISHQIPTARET.

    1. Mondi says:

      Sa keq qe nje bastard baltaxhi dhe shpifes nuk vendos emrin e tij por perdhos emrin shqiptar.Jo per ne we e dijne mire se kush shiti det e toke,kush vrau e vodhi dhjetefishin e xhaxhit ,por per dashamiresish e huaj.

    2. Lala i Lushnjes says:

      Për “në djall të gjithë antishaiptarët,, jam shumë dakort sepse i till je edhe ti mo
      “”” shqiptari,,,,,, ,por të paktën vëndos emërin që të shkon të themi “serbobiberoberishoviç,,

  11. Pensionist says:

    Eeeej! Kujdes, ti shqipcari, qe nuk je shqiptar, se mos bie ne grope!
    Mendja te ka ikur per lesh, te rruat (h)uxhuti, shqiptar .uti!

  12. Patrioti USA says:

    I madhi Robert Ndrenika, me jeten dhe vepren tuaj , madheshtore , te shkelqyer, ne dobi dhe sherbim te popullit, Ju qendroni, si ariu ne majen e malit, ndersa, Neritan licaj, ne raport me ju eshte si miza ne bishtin e kalit.
    Jet e shendet artisti i Madh i popullit, zoti ROBERT NDRENIKA edhe per shume vite te tjera, deshirojme tu shohim ne skene dhe ne evente te ndryshme.

  13. Nje qytetar neutral says:

    Ja edhe ky Ndrenika u kthye ne fis. Na u be aktor i madh me ato rolet qe i jepte trute e gomarit shqiptareve ne kohen e Enverit, u hodh na PDja, po atje nuk i dhane ndonje rol, keshtu qe tha po kthehem ne “shtepi”.

    1. ?./+ says:

      PD-ja i jep rol Neritan Liçajt! Në kohën e Enverit u bë i madh edhe Kadareja, edhe Sandër Prosi, madje edhe Salih Bishtqeni na u bë doktor profesor. Shumë njerëz të mëdhenj lindën apo u bënë në atë kohë. Siç janë bërë sot të famshëm me qindra oligarkë hajdutë, biznesmenë droge dhe kodosha kurvash. Mbajeni fort “talentin” e madh Liçaj!!!

  14. Nuhi says:

    U reshtove ne parti,vetvetiu je i ndotur,nuk te ka ndotur njeri tjeter.Nje me Taulant Ballen.

  15. iksi says:

    Kush thot qe jane artista vellezrit Budino dhe Naritan Liçaj , po ata jane rrugeçer dhe njerez pa kulture se po te jesh i kultures duhet te rrezatosh kulture , ndersa keto rrezatojne pisllek jane krejt pisa . Po keto te tre nuk bejne as sa gishti i kembes se Robert Ndreniķes po ai eshte artist me premasa botrore ai eshte kollos . Keto tre injoranta dhe pisaduhet ti lajne kembet Ndreñikes dhe ate uje ta pijne 3 here ne dite dhe atehere mundet te behen nje çike njerez .

  16. Ricardo says:

    Robert Ndrenika per mua eshte nje aktor shume i madh ne viset shqipare pse jo edhe me gjere . Vepra e tij eshte e pavdekshme dhe e paarritshme ,pra nje KOLLOS ! Por edhe nje burre i zgjuar i cili e kuptoi cila eshte rruga per nje teater modern,kush eshte ajo force politike qe sjell ndryshim per mire ne vendin tone. Ai lavdine e ka fituar me kohe por tregoi se di te vleresoje kush duhet perkrahur ne kete kohe.Ky eshte gjiganti Edi Rama , fati yne ne kete periudhe ! Termeti e pandemia per mua jane sfidat e tij personale dhe hallall e paste voten tone !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje