Sezoni turistik, Rama: Kufi i hapur me Kosovën, sa më pak shtrëngesa dhe vaksinim intensiv

26 Mars 2021, 17:27Turizëm TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të sigurojë që kufiri me Kosovën të jetë i hapur dhe sa i përket aktivitetit turistik, të ketë sa më pak shtrëngesa.

Gjatë një takimi që pati me operatorët turistikë në Durrës ai u shpreh se një tjetër mundësi që do të lejojë që sezoni i Verës të jetë më i lehtë është fakti për të realizuar një vaksinim  më intensiv.

“Besoj që sot realisht mund të buzëqeshni sepse me sigurimin e sasive të konsiderueshme të vaksinave, që na japin mundësinë të nisim vaksinimin intensiv ne faktikisht vëmë një bazë të arsyeshme për të pasur sezon turistik më të lehtë. Ne kemi mësuar nga sezoni i shkuar që ishte jashtëzakonisht sfidues prej pandemisë.

Në radhë të parë do sigurojmë që kufiri ynë me Kosovën të jetë i hapur në radhë të dytë të bëjmë gjithçka që na takon në aspektin e kornizës së aktivitetit turistik që të gjithë të keni sa më pak shtrëngesa. Së treta duke pasur mundësinë që të bëjmë një vaksinim intensiv.

Duke pasur parasysh mundësinë që të bëjmë një vaksinim masiv, me synimin që brenda qershorit, deri në fund të majit të kemi vaksinuar gjysmë milion qytetarë. Besoj që faktet flasin vetë në lidhje me ndryshimin e rëndësishëm në sektorin e turizmit.

Të gjitha eksperiencat tuaja tregojnë se potenciali është ende shumë i madh dhe mundësitë janë të mëdha. Unë do t’i shtoja asaj që tha Blendi lidhur me Durrësin si pikë më e fortë e graviteti të industritë turistike në Shqipëri. Me ndërhyrjet e rëndësishme që planifikojmë të bëjmë në këtë mandat të tretë do ketë mbështetje për turizmin.

Do rrisin eksponcialisht peshën e turizmit. Do rrisim arsyet për të ardhur në Shqipëri dhe në Durrës. Ne kemi diskutuar për projektim me  madh në zonën historike arkeologjike të Durrësit. Jemi në një fazë të avancuar të projektit për amfiteatrin”, tha Rama.

2 komente në “Sezoni turistik, Rama: Kufi i hapur me Kosovën, sa më pak shtrëngesa dhe vaksinim intensiv”

  1. Mehmet Bythshpumi says:

    Bravo, lartmadhnia juj. Tash asht ma mir me nigju tallava. Rroft Kosova. Rroft Turqia. Allah uakbar.

  2. Mahmut Zefi says:

    Mehmet, po ku na zuri belaja me koqevaaret, po skemi çfarë te bëjmë. Gëzuar pashkët e futja nje dolli me një kokërr ulliri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje