Pas Gjirokastrës, PD kërkon votën e gjuetarëve në Elbasan. Bardhi: Moratoriumi i gjuetisë do hiqet

30 Mars 2021, 18:50Politika TEMA

Drejtuesi Politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi u takua këtë të martë me “Shoqatën e Gjuetarëve” për të diskutuar me ta për moratoriumin e gjuetisë.

Për Bardhin, moratoriumi është i paligjshëm dhe është bërë për të fshehur kanabisin.

“Moratoriumi i gjuetisë përpara shtatë viteve ishte një marrëzi, me pretendimin që qeveria do të shtonte faunën e egër, do të shtonte habitatet e duke dhënë shumë premtime.

Por faktikisht gjendja sot është 100 herë më keq sesa përpara vitit 2013 kur u vendos moratoriumi i gjuetisë, sepse lulëzoi gjuetia e kundraligjshme…dhe morën forcë ata që kishin miq prokurorë, gjyqtarë, policë e politikanë, dhe ata që kishin paranë, dhe kanë gjuajtur si t’u dojë qejfi, sepse shteti nuk është në gjendje ta kontrollojë dhe fatëkeqësia është kjo që: një shtet që nuk është në gjendje të zbatojë ato ligje që i miraton vetë, ai pothuajse ka mbaruar.

Nuk kemi qenë dakort me zgjatjen në 2016-tën, dhe nuk e kemi miratuar edhe për faktin se të gjithë, bashkarisht, biem dakord për arsyet e vërteta të ndalimit të gjuetisë.

Arsyeja e vërtetë e ndalimit të gjuetisë, dhe që nuk hapet edhe sot që flasim, është pikërisht fakti që ajo pjesë e territorit, që shpesh shërben edhe si hapësirë ku ju ushtroni veprimtarinë tuaj, u mboll me kanabis, dhe veprimtaria juaj vinte në rrezik zbulimin e parcelave të drogës. Kjo ishte arsyeja kryesore, motivi politik, që çoi në ndalesë 8 vjeçare të gjuetisë”, deklaron Bardhi!

Gjuetarët nga ana tjetër u shprehën se moratorium i ka ndaluar edhe profesionistët e licencuar, që nuk e dëmtojnë natyrën dhe botën e egër.

Gazment Bardhi u angazhua se PD me ardhjen në pushtet, do ta heqë këtë ndalesë.

Nje takim i tille i numrit 2 te PD me shoqaten e gjuetarev e ne Elbasan, vjen disa dite pas takimit te kryesuesit te listes se deputeteve ne Gjirokaster, Tritan Shehu me kete shoqate.

 

3 komente në “Pas Gjirokastrës, PD kërkon votën e gjuetarëve në Elbasan. Bardhi: Moratoriumi i gjuetisë do hiqet”

  1. ganiu says:

    Degjoni keta RRUMPALLAT e Saliun se cfar po thone…. Nuk do paguani uje, drita, do rritim rrogat, do heqim ligjet…. O Zot cfar benne…
    O homo nuk mund te heqesh monatoriumin e gjuetise por duhet te thuash qe nuk do te lejojme vrasesit e pa ligjshem te gjes se gjalle sepse dihet qe gjataret e ndershem i zbatojne ligjet ndersa gjakpiresit dhe vrasesit e pa ligjsem veprojne cdo dite.

    1. gjuetari says:

      ganiu-mos u cudit fare. Keta duan me cdo kusht pushtetin qe te shkaterrojne ate pune kolosale qe po behet me vetingun ne drejtesi. Aty e kane te gjithe merakun se ai dreq vetingu po u hap pune me hesapet qe duhet te japin per ato qe kane vrare e vjedhur gjithe c’ka kane mundur per sa kohe kane qene neper karriket e shtetit.
      E dine edhe vete se premtimet qe bejne nuk kane kellqe qe ti realizojne, por kujt i plasi per premtimet. Kete kane bere gjithmone sa here kane dashur votat. Kur kane marre karriket i kane harruar premtimet. Perse kesaj here duhet te bejne ndryshe?
      Thuaj lavdi zotit qe shqiptaret nuk jane popull debilash qe ti besojne perseri.
      Une jam gjuetar dhe duhet thene se Moratoriumi per ndalimin e gjuetise ka qene nje nga gjerat me te mira qe eshte bere ndonjhere ne Shqiperi. Para Moratoriumit na u dogj shpirti te shikonim nje kafshe te eger ne pyjet tona apo nje zog qe te fluturontene qiellin shqiptar. Sot shikon kudo kafshe dhe shpende qe kane mbushur zonat e habitateve te tyre tradicionale. Gjuetine ne e kemi pasion jo si qellim per te vrare kafshe apo shpende te eger, por per tu shkrire me natyren si mjet relaksimi per te harruar qofte edhe per pak ore hallet e perditshme.
      Gjueti te paligjshme ka patur e do kete gjithmone dhe moratoriumi nuk ka luajtur asnje rol negativ ne kete aspekt. Eshte detyra e organeve te specializuara qe te kapin e denojne te paligjshmit. Me kete nuk dua te them se do kapen te gjithe, por ai kale qe kapet e shin lamen. Pastaj do jete frika qe do i ruaje vreshtat thote populli.

  2. ZOROOS says:

    Derra si puna jote do lejoni ti gjuajme pa mona lu sa torium?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje