Zbuloni 5 efektet anësore të qumështit

3 Prill 2021, 22:20Lifestyle TEMA

Nuk mund të mohohet se qumështi është një pije shumë e shëndetshme. Qumështi jep një kontribut të rëndësishëm në marrjen e proteinave dhe mikroelementeve, përfshirë magnezin, kaliumin, zinkun, vitaminën D dhe fosforin.

Edhe pse është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, ai vjen me disa të meta nëse e konsumoni më shumë seç duhet. Duke u bazuar në shumë studime, ju njohim më poshtë me mënyrat se si mund të reagojë trupi juaj ndaj konsumit të tepërt të qumështit.

Mund të keni probleme me tretjen

Një pjesë e mirë e të rriturve kanë intolerancë ndaj laktozës. Intoleranca ndaj laktozës ndodh kur trupi prodhon më pak laktazë (enzimë që konverton laktozën në glukozë dhe galaktozë). Nëse individët me intolerancë ndaj laktozës konsumojnë produkte qumështi që përmbajnë laktozë, ata mund të përjetojnë dhimbje barku, fryrje barku, fryrje stomaku, të përziera dhe diarre.

Ju mund të rëndoni shëndetin e zemrës tuaj

Sipas një studimi, konsumi në sasi të mëdha i qumështit, lidhej me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit tek gratë. Studiuesit zbuluan se gratë që pinin tre gota qumësht ose më shumë çdo ditë, kishin një rrezik gati të dyfishuar të sëmundjeve kardiovaskulare, krahasuar me gratë që pinin më pak se një gotë në ditë.

Mund t’ju shkurtojë jetëgjatësinë

Në të njëjtin studim u vu re se konsumi i tepërt i qumështit lidhej gjithashtu me një rrezik të shtuar të vdekjes tek burrat dhe gratë. Gratë që konsumuan tre ose më shumë gota qumësht në ditë, dyfishuan këtë rrezik në krahasim me gratë që pinë më pak se një gotë në ditë. Ndërsa për burrat, ky rrezik u rrit me rreth 10 % kur ata konsumuan tre ose më shumë gota qumësht çdo ditë.

Ju do të mbështesni rritjen e muskujve

Proteinat ndihmojnë në ruajtjen e masës së muskujve dhe qumështi ka 8 gr proteina për racion. Sipas një studimi, kur vullnetarët pinë 1 gotë qumësht pas ushtrimeve, trupat e tyre ishin më të aftë të merrnin dy aminoacide, fenilalaninë dhe treoninë të cilat janë përfaqësuese të sintezës të proteinave të muskujve.

Ju do të përmirësoni shëndetin e kockave

Një gotë qumësht përmban 20% të kalciumit bioaktiv, një mineral thelbësor për rritjen dhe shëndetin e kockave. Me bioaktiv, nënkuptojmë që trupi juaj mund të thithë më shumë kalcium nga qumështi sesa nga burime të tjera të kalciumit. Studimet tregojnë se qumështi është i pasur me kalcium, i cili është i dobishëm për rritjen e skeletit dhe fortësinë e kockave. /AgroWeb

3 komente në “Zbuloni 5 efektet anësore të qumështit”

  1. shqiptar tirone says:

    Nuk e di se ku i marrin keto te dhena. E para qumeshti permban te gjitha vitaminat liposuluble ( te treteshme ne yndyrna) si Vit A, D, K dhe E. Ne vendet perendimore, ne qumeshtin e skremuar (0%, 1% dhe 2% ) shtohen sasi te kalkuluara te vit A dhe D.
    Nga fundi viteve ’70 shkencetaret amerikane rekomandonin nje konsum minimum ditor te qumeshtit per te medhenjte 1 l dhe per femijet 1.5 l. Po keshtu, nga fundi i viteve ’50 ne Shqiperi ka qene botuar Kalendari sportiv (me duket më 1957). Ky kalendar ishte perkthyer nga rusishtja dhe kishte edhe te dhena mjaft ineresante per kohen, Ne nje nga kuriozitetet shkruhej qe ne nje nga republikat sovjetike ekzistonin mjaft familje ku jetegjatesia ishte mbi 100 vjeç. Keta njerez ishin te gjithe çobane dhe jetonin me bagetite ne kullotat malore. Ushqimi kryesor i tyre ishin bulmetrat. Te mos harrojme qe kosi eshte eshte perdorur si antidot ndaj intoksikacioneve, kurse qumeshti u jepej si antidot minatoreve dhe atyre qe punonin me helme.
    Prandaj, i lini menjane kjeto budallalleqe dhe rekomandoni qe njerezit te ushqehen me nje shumellojshmeri ushqimesh, por pa tejkaluar masen.

  2. Xhami says:

    HAHAHAH
    Perkthime si robote nga revistat ne Perendim. Do iu shkurtoje jeten?!?!?!? Kur e pane ato palo-shkencetare, pas 100 vjetesh duke ruajtur njerin qe piu qumesht ço dite rresht?
    Çupelina, vocërrakë, prej shpellave, qe iu duket fantastike nje shkrim ne anglisht.

  3. Suksese te metejshme says:

    Keta qe shkruajne keto pacavure kane mare dipllomat te Kristali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje