FOTOT: Ishuj të braktisur, udhëtim në zbulim të mistereve të tyre

5 Prill 2021, 10:36Turizëm TEMA
FOTOT: Ishuj të braktisur, udhëtim në zbulim të mistereve

Ishujt e braktisur, të pabanuar dhe të ngjashëm me parajsat, ekzistojnë me të vërtetë. Megjithatë, disa prej tyre fshehin sekrete dhe mistere të pabesueshme. Një udhëtim në zbulim të ishujve të braktisur më të veçantë në botë.

Hirta, mes zogjve të detit dhe deleve

E nisim udhëtimin nga Hirta, në Skoci, një ishull i braktisur në vitet ’30. Megjithatë, këtu jeton kolonia më e madhe e zogjve detarë dhe në këto anë mund të shihen shtëpi prej guri, të shkatërruara, dhe dele të ndryshme Soay, për të cilat, ishulli është shtëpi.

Poveglia, ishulli i fantazmave

Nëse flitet për ishuj të braktisur, nuk mund të mos përmendim Poveglia-n, në Lagunën e mrekullueshme të Venecias. Ishulli mburret me një histori të çuditshme. Në fund të viteve 1700 dhe në fillim të 1800-s, ishulli përdorej për të vënë në karantinë viktimat e murtajës. Sipas legjendës, në këtë ishull ekziston fantazma e një personi të vdekur.

Lazzaretto Nuovo, me një ish-spital

Jo më pak i rëndësishëm është Lazzaretto Nuovo, po në Lagunën e Venecias, ku do të shquani Tezon Grande, një ndërtesë që në të kaluarën ishte një spital për sëmundje ngjitëse. Sot ju mund ta vizitoni atë dhe të shihni dëshmitë e asaj periudhe dhe jo vetëm.

Ishulli Ross që sundohet nga Nëna Natyrë

Ishulli Ross në Indi është me të vërtetë i veçantë, pavarësisht nga peizazhit idilik, tregon një histori të errët të burgjeve dhe kryengritjeve. Sot Nëna Natyrë e sundon atë me hardhi që mbulojnë ndërtesat e shkatërruara dhe drerët që enden lirisht mes tyre.

Ōkunoshima, Ishulli helmues i Lepujve

Në Japoni duhet vizituar patjetër Ōkunoshima, i njohur edhe si Ishulli i Lepujve, për shkak të popullsisë së madhe të lepujve. Megjithatë, në të shkuarën, njerëzit u evakuuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Ōkunoshima u përdor për të prodhuar gaz helmues.

Inishmurray, me rrënoja ende të paprekura

Një tjetër ishull i braktisur në Europë është Inishmurraym në Irlandë, i cili u braktis në vitin 1948. Sot mund të shohësh ende rrënojat e komunitetit të dikurshëm, duke përfshirë edhe disa shtëpi dhe shkollën e vjetër.

Pollepel Island, me një kështjellë skoceze

Pollepel Island ndodhet në lumin Hudson, në Nju Jork. Një biznesmen skocez, Francis Bannerman, e bleu atë si një vend të sigurt për të ruajtur sendet e tij dhe filloi të ndërtonte kështjellën përrallore skoceze që sot po rrënohet, për shkak të vdekjes së pronarit.

Ishulli King, me klimë të zymtë

I veçantë është edhe ishulli King, në Alaskë, një vend armiqësor i karakterizuar nga shkëmbinjtë e pjerrët dhe një klimë e zymtë. Megjithatë, këtu, banorët vendas Inupiat ndërtuan një fshat të quajtur Ukivok, duke i kaluar dimrat në gjueti fokash dhe gjitarë të tjerë, kurse në verë ktheheshin në kontinent, derisa mbyllën shkollën që solli dhe braktisjen e ishullit.

Spinalonga, një koloni e lashtë e lebrozëve

E mbyllim këtë udhëtim në ishujt e braktisur të Spinalonga në Greqi, në brigjet e Kretës. Në fillim të 1900-s, ishulli shërbeu si një koloni njerëzish të sëmurë me lebër*, me qindra të infektuar, deri në vitin 1957. Sot turistët vijnë nga çdo cep i botës për t’u endur në rrënojat e ishullit dhe për të mësuar më shumë rreth historisë së tij.

*Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet në lëkurë me puçrra e me leskra dhe që dalëngadalë kalb mishin dhe e bën të bjerë copa-copa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje