Ministri i Shëndetësisë së Kinës, Ma Xiaowei, i zhgënjyer me Albinin

5 Prill 2021, 20:08Antena TEMA

Pas refuzimit që Albini u bëri vaksinave kineze për mësuesit e Kosovës, ofruar nga Shqipëria, me arsyetimin se ato janë të pasigurta, ministri i Shëndetësisë së Kinës, Ma Xiaowei, i bëri një letër proteste Albin Kurtit:

“I dashur shoku Kurti!

Partia Komuniste e Kinës dhe populli kinez, për herë të parë në historinë e tyre kishin kthyer kokën nga Kosova, pasi mësuan se një lider komunist po fitonte aty.

Edhe pse i maskuar si nacionalist, ne i njohim komunistët dhe gëzohemi për arritjet e tyre.

Sot mësuam një lajm që na mërziti shumë, pasi ju keni refuzuar vaksinat kineze, duke i quajtur të pasigurta.

Sikundër duhet ta dini, sot janë vaksinuar mbi 1 milardë njerëz me këto vaksina dhe nuk e ka pësuar askush.

Pra kjo është një propagandë e padrejtë kundër Kinës së madhe.

Me këto vaksina, populli vëlla shqiptar është vaksinuar qysh në vitin 1960 dhe nuk ka pasur kurrë asnjë problem.

Edhe simpatia jote ndaj shokut Enver për sistemin shëndetësor i dedikohet ndihmës së motrës Kinë për motrën e vogël Shqipëri.

Kjo ka qenë arsyeja që në Shqipëri thoshin vëllai nga Kina dhe shoku nga Kosova, pasi ne ishim si një familje.

Si një i ri komunist që adhuroni shokun Enver, ne menduam se ju do ishit të parët që do të kërkonit vaksinën kineze.

Armiku juaj Vuçiq, i mori i pari disa miliona doza dhe po shpëton popullin serb me këto vaksina.

Nëse ju mendoni se këto vaksina nuk bëjnë, atëhere duhet të na falenderoni që po zhdukim popullin serb si armiku juaj.

Nëse mendoni se bëjnë, por gënjeni për arsye politike, duhet të na kërkoni falje, pasi Kina është zemërgjerë dhe fal.

I vetmi merak që kemi është që, nëse i doni vërtet këto vaksinat, por nuk duhet ta marrë vesh as Serbia, as Shqipëria, ne ua dërgojmë urgjent të maskuara si libra të shokut Mao Ce Dun, si ndihmë për partinë simotër “Vetëvendosja”.

Pastaj ju shpërndajini në ilegalitet.

Përcillini shoqes Osmani përshëndetjet e përzëmërta të shokut Xi Jinping, pasi kemi konstatuar që ajo në fjalimet e saj dhe diskutimet publike, ka një terminologji kineze që na bën krenarë”.

4 komente në “Ministri i Shëndetësisë së Kinës, Ma Xiaowei, i zhgënjyer me Albinin”

  1. ALBAN SHQIPTARI E JO ALBIN MUTACIONI SHQIPTAR says:

    U mbars mali,
    Polli një mi,
    Ja vunë emrin
    Albin Kurti…..

  2. Xhavit says:

    Tingellon si Fake news.
    Vetem se, fort mirë e paska njohtë komunistin Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje