Astrit Patozi: Kodi Zgjedhor është kostum i qepur pas trupit të dy partive të mëdha

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se objektivi kryesor për zgjedhje e 25 prillit është që të jenë forcë përcaktuese për qeverinë e ardhshme ndërsa thekson se do të preferonte që koalicionin qeverisës të formohej nga partitë opozitare.

“Në rast se në do të kishim të drejtën e zgjedhjes midis të dyve (Edi Rama dhe Lulzim Basha), sigurisht që ne do të zgjidhnim opozitën sepse ne jemi forcë opozitare. Do të preferonim që qeveria e së nesërmes të ishte 100% opozitare”, tha z. Patozi.

Bashkëpunimi me forcën politike të drejtuar nga Jozefina Topalli (Lëvizja për Ndryshim) nuk u konkretizua me ndonjë marrëveshje, por z. Patozi tha se aleanca do të jetë “teorike”. Shkak për këtë tha ai janë bërë rregullat e Kodit Zgjedhor që imponon se koalicioni udhëhiqet nga një forcë kryesore.

“Ne nuk arritëm të kishim një marrëveshje pasi Kodi, mënyra se si është shkruar është disavantazhues, sidomos për partitë e reja. Sepse Kodi është shkruar tamam si një kostum i qepur pas trupit për dy partitë e mëdha. Ata e kanë shkrua dhe ata e kanë miratuar. Sipas kodit, koalicioni duhet të ketë patjetër një lokomotivë dhe disa vagonë dhe kur ka të përafërta është shumë e vështirë të gjendet se kush është lokomotiva por kjo nuk vlen për PS dhe PD”, tha kreu i Bindjes Demokratike.

Por, pavarësisht kësaj, Astrit Patozi, ish-kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike tha se do të ketë një marrëveshje mirëkuptimi me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli në mënyrë që të mos dëmtojnë interesat e njëri-tjetrin në qarqet ku synojnë të marrin mandat deputeti.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Astrit Patozi: Kodi Zgjedhor është kostum i qepur pas trupit të dy partive të mëdha”

  1. Goni says:

    Ky njeri, si i sotshmi ashtu dhe i djeshmi, me ben per te vjelle kur e shoh.

    1. Nese keni mbeshtetes dilni ne fushe dhe fitoni says:

      Po si ta qepin kodin zgjedhor? Sipas kerkesave te partise suaj!?

  2. Edhe tı krıs bythen Patos Kısha ıdene se ke nderruar ndopek qendrım ne pıkpamjet demokratıkePor paske mbetur perserı ı njejtı person Votonıper ne te opozıtes me ne kryeSalı BerıshenTanı o je ı marre o ta vrasın kepucet e reja qe ke veshur Rı aty ku je Merr nje roge te mıre pa punuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *