Bilushi i Metës, falenderime për PS dhe PD që i dhanë komsionerët në KQZ

Pas vendimit të fundit të CAS në KQZ, ku diskutohej për listën e komisionerëve, nëse duhej ndarë komisioneri i katërt mes LSI e PDIU, fitoi 4 me 1 opsioni i LSI, i mbështetur nga PD dhe PS.

Pas kësaj, Bilushi i Metës bëri një falenderim për dy partitë e mëdha:

“Të nderuar përfaqësues të PD dhe PS në CAS!

Fillimisht ju falenderoj për vendimin tuaj të drejtë dhe gjithëpërfshirës në favor të LSI-së.

Ne jemi një parti që kemi qeverisur bashkë, dhe me PS, dhe me PD, dhe e njohim mire njëri- tjetrin dhe e dimë mirë sa vleë ka ai komisioner dhe pse duhet të jetë me LSI-në.

Jo se çamët nuk dinë t’i dalin zot votave, por si i del LSI nuk i del njeri.

Së pari, falenderoj dy anëtarët e PD në CAS, të cilët nuk u impresionuan nga aleati i tyre Idrizi, për të vënë çështjen çame mbi çështjen e pushtetit.

Kjo ka shumë rëndësi. Çamët me çamët, vota me LSI.

Së dyti, falenderoj komisionerin Celibashi që nuk ra viktimë e presioneve të Idrizit, që kërkon të vërë shenjë barazimi me LSI.

Gjithandej e bën këtë, aq sa në popull, LSI e ngatërrojnë me partinë çame.

Targat e patentat i marrim njëherë ne, njëherë ata.

Doganat një herë ne, njëherë ata.

AKBN njëherë ne, njëherë ata. E kështu me rradhë.

Dhe ngaqë ata vjedhin dhe vazhdojnë, na akuzojnë dhe ne të LSI, sikur jemi hajdutë dhe abuzojmë.

Ndaj kishte rëndësi kjo ndarje.

Së fundmi, falenderoj dhe anëtarët e PS në CAS, që votuan të pavarur nga Edi Rama dhe nuk u ndikuan nga retorika e tij kundër LSI.

Komisioneri i katërt na takon ne, se PDIU është në koalicion me PD, kurse ne jemi në koalicion me parti të vogla që s’kanë rëndësi.

Kështu që nuk jemi njësoj.

Vërtet jemi të dy në koalicione, por ne quhemi kryesorë.

Edi Rama ka tentuar dhe më parë të fusë përçarje, por duket që vendimi i komisionerëve të PS respekton të shkuarën tonë të përbashkët dhe të ardhmen, që nuk i dihet se çfarë na pret.

Ju falenderoj dhe ua shpërblefeshim më 25 prill, ku ju siguoj se nuk votat çame në kuti do t’i ndajmë me ndershmëri mes PS e PD.

Çamërinë e mbrojmë vetë, s’kemi nevojë për Shpëtim Idrizin”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *