Emigrimi i të rinjve, një plagë që s’duhej hapur për (pa)zgjidhje

Nga Anisa Hysesani

Dihet që në kohë fushatash, Shqipëria na paraqitet nga  subjektet politike si një “fushë me lule”, që do të mund ta projektonin dhe realizonin vetëm ata (secili për veten). Përtej shumë situatave qesharake dhe tallëse deri në dhimbje për inteligjencën e masës, sot që më mëngjes, më tërhoqi vëmendjen një spot i realizuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Z.Lulzim Basha, ku në inskenimin e spotit, ishte një familje shqiptare, që po përcillnin birin e tyre për në Gjermani (nuk e di pse ka dashur ta identifikojë dhe shtetin pritës, se duhet të kishte përfshire dhe “London” e shumë vende të tjera të botës, por gjithësesi…). Kur i riu përshëndetet me familjen dhe bën të hipi në autobus, papritur del Z.Lulzim Basha, që si mesia i zbritur në tokë, e ndalon këtë të riun të iki në Gjermani, duke i thënë djaloshit të spotit se e kupton që do të emigrojë dhe ka të drejtë që do të emigrojë, por nuk duhet të emigrojë, duhet të durojë dhe pak kohë, sepse  pasi të fitojë ai zgjedhjet në 25 Prill, të rinjtë s’do kenë nevojë të emigrojnë pasi do kenë mundësi të realizohen me zanatin dhe/ose profesionin e tyre në Shqipëri. Në fund, pasi bindi të riun, tabelën që tregonte Shqipëri-Berlin e kthehu në anën tjetër Berlin-Shqipëri!

Si një profesioniste e re, që kam studiuar, jetuar dhe punuar në Shqipëri, që studioj, jetoj dhe punoj në Shqipëri, e di mbi lëkurën time, se sa e vështirë është të projektosh punën, karrierën dhe jetën në  Shqipëri (askund nuk është e lehtë, por këtu pengesat vijnë nga ligësia,mungesa e meritokracisë dhe sepse mendësinë e kemi prej militanti deri në qelizë).

Në vijim, dëshiroj të të kujtoj se  përgjatë mandateve të Partisë Demokratike:

1)      Konkurset e punësimit nuk realizoheshin (as fiktivisht),apo një këngëtare që nuk është etike t’ja përmend emrin në këtë shkrim, u bë drejtoreshë në Ministri sepse konkuroi dhe ishte më e aftë se profesionistët e asaj fushe?! (të përmend një rast, që mos të të përmend më shumë. Jo se aktualisht nuk ka fenomene të tilla, përkundrazi, por thjesht për t’ju treguar me fakte të vërtetën, ju dhe gjithe politikanëve të tjerë të angazhuar për të na marrë votën.)

2)      Ju personalisht u katapultuat në politikë, nëpërmjet një rrjeti që synonte afrimin dhe përthithjen e kontributit të të rinjve intelektualë, që ndërkohë  kishin studiuar kryesisht jashtë shtetit. Pyetja ime është kjo, pasi ju u katapultuat në këtë formë, a implementuat ndonjë projekt konkret dhe politikë konkrete (bazuar në pozicionet publike që keni patur), për të ndihmuar të rinjtë brenda dhe jashtë vendit? p.s Pasi kalova  Koronavirusin, memorien nuk e kam të kthjellët plotëisht, por besoj si e etur për të filluar hapat e parë profesionalë në atë kohë, diçka do kujtoja dhe tani me patjetër!!!

3)      Ishte partia juaj, që pak para se të realizoheshin zgjedhjet ku humbët pushtetin, më ofruan punësim (vetëm 3 muaj para zgjedhjeve), ndërkohë s’kisha lënë derë pa trokitur, e zyrë pa dërguar Jetëshkrimin tim! Aq sa u dorëzova në një moment, bëra të ikja dhe unë, por s’erdhët ju të më ndalonit te autobuzi “për Berlin”, por mendësia ime, se kisha humbur një betejë, por jo shpresën dhe besimin te aftësitë e mia dhe faktit që një derë do hapet patjetër, në vendin ku dua unë të jetoj dhe dua që këtë besim e shpresë ta kenë dhe shumë të rinj të tjerë që unë përpiqem ti ndihmoj me aq sa mundem, por çështja këtu as isha , as do jem unë, por fenomeni që prek shumë të rinj shqiptarë. Si kundër argument, mos  më thoni që s’jeni e vetmja parti, që përdorni punësimin 3 muaj para zgjedhjeve, se kjo nuk ju bën më pak fajtorë, por pjesë të “grupit”.

4)      Përveçëse të dalësh te stacioni i autobuzit për Berlin, që të pengosh fenomenin e emigrimit masiv të të rinjve, të lutem më thuaj konkretisht si do e zgjidhësh këtë problem të madh kombëtar nëse fiton zgjedhjet? –Sepse, ndoshta do ndihem pa rrugëdalje dhe do bëj dhe unë  valixhet gati, por do doja shumë të më ndaloje dhe të më bindje për të qëndruar, jo vetëm në kohë fushate.

5)      Përse e shikoni zgjidhjen vetëm politikisht dhe jo nga aspekti i kontributit për vendin tuaj? Përse deri më sot, s’kam dëgjuar nga ana juaj asnjë zgjidhje, por vetëm ankesa mbi problemet që ne i dimë, jo se nuk i dimë, por duam alternativat për zgjidhje. Ju kujt i ankoheni për atë çfarë unë e jetoj mbi kurriz, mua qytetares së thjeshtë? Atëhere hajde ndërrojmë rolet, unë kryetare partie, ju votues i thjeshtë!

Fenomeni i emigrimit masiv  të të rinjve nga Shqipëria (për studime, jetesë a punësim), është një fenomen që vërtetë meriton vëmendje të sinqertë dhe përkushtim të sinqertë për zgjidhje, pasi nëse ka një komunitet që janë keqpërdorur  deri në abuzim (me dëshire dhe/ose të detyruar) në Shqipëri, janë pikërisht të rinjtë! Në asnjë gërmë timen, nuk dua të nënkuptoj që qeveria aktuale e ka prekur në thelb këtë problem, pasi do gënjeja minimalisht veten, maksimalisht lexuesin e këtij shkrimi, por me shpirt dhe sinqëritet dua t’ju them ju dhe gjithë  politikanëve të tjerë, që na qeverisni sot dhe do na qeverisni dhe nesër, që nuk duhet hapni plagën e të rinjve dhe familjeve të tyre, kur nuk ofroni zgjidhje reale por qiqra në hell me spote të bukura. Janë me mijëra familje që fëmijët e tyre i shikojnë nga telefoni, të paktën ju dhe të tjerët mos u dilni në televizor, për motive elektorale me një problem që ata e kanë në shtëpi dhe ju as nuk doni, as nuk dini si ta zgjidhni, ndjesë nëse me zgjidhje ju nënkuptoni si shumë të tjerë: Mbështetjen dhe katapultimin e të rinjve militantë sapo të merrni pushtetin!!! Emigrimi duhet të jetë zgjedhje, por kurrësesi jo, të jetë e vetmja zgjidhje.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Emigrimi i të rinjve, një plagë që s’duhej hapur për (pa)zgjidhje”

  1. Durim says:

    Respekt per menyren e trajtimit te problemit ne fjale….

  2. Pensionisti says:

    Per sa kohe ne shoqerine tone te vegjetojne “Taulant, Ben, Mirel, Zigure,” e lloj lloj sorollopesh qe besojne keto spote pa vrare mendjen te mendojne se ku jane mundesite qe te realizohen, shoqeria jone do te lengoje.
    Nje djale i ri ne shkallen time me profesion inxhinier IT, me pyeti mua se per ke do te votoja meqe jam shok i babait te tij. Une iu pergjigja me pyetje se per ke do te votonte ai.
    Per Bashen, mu pergjigj.
    Shume mire, i thashe, po pse per te, me trego dhe mua qe te votoj per Bashen.
    Sepse ai do te heqi traun nga rruga e “Kombit”, mu pergjigj me krenari inxhinieri, dhe kjo mjafton.
    Une nuk kuptova ne me foli i riu i diplomuar ne inxhinieri elektronike, apo me foli gjyshi i tij qe ka njohur vetem tufen e dhive te ish kooperatives bujqesore

    1. Pensionisti ,

      Rrespekt lol e rrofsh.
      Kjo ben dallimin sot ne ate shoqeri .
      Qytetaria ,Kultura e llogjika njerezore ,
      qe ndryshon nga fisi i taboreve dhe tufave ,qe jan larg te qenit nji Shoqeri e vertete qytetare.

  3. Merita says:

    Ky inxhinjeri i IT do kete qene nga veriu.Bukur e ke trajtuar ,bravo.Po te respektohet meritokracia vendi do ece me hapa me te shpejte.

  4. Emigrante ne Gjermani says:

    Respekt Anisa….Jame shume Dakorde me ate qe thoni per “Programet” e Bashes, qe kerkon “Kthimin” e Rinise ne Shqiperi..por se si as ai vete nuk e di..sepse nga Parate e shumta qe ka Dhene per Fermeret 100-miljon euro, ka dhe majtas dhe Djathtas sa duket se per te Rinjte nuk ka mbetur asgje vetem “Fjala” e Bashes..qe mos ikni se Pasi te vije Basha ne Pushtet Shqiperia do te behet Paradis…
    1-Ligesia e Shqipetareve eshte bere,pjese e Gjakut te Shqipetareve qe me 1996-shten,kur Filluan te Perhapeshin THashethemet per Umbjet Piramidale….dhe Dashakeqesia lexohej ne Fytyren e gjithkujt qe te Pyeste :He i HUmbe edhe ti Parat??Ku te VEFA.a..apo GJallica??
    @@me Dhjetrore te 1996-shtes Kthehem ne Shqiperi une Refugjati,per te Kaluar Funde vitin,dhe si eshte bere zakon ne Shqiperi u mblodhem ne Kafenen e Preferuar te Vellait(Sepse une nuk kisha)..dhe shikoja se te gjithe ishin “Xhymert”-Bujare ne Qerasje ,me shuma te Medhaja Lekesh ku me beri Pershtypje,se akoma ne Perendim ,nuk shikoja te tilla::P.sh..Dikush,i thote Kamrjerit qe te Qeraste te gjithe Klientet me c´fare te donin….dhe pas kesaj degjoj:Ai eshte BOSS, i madhe ka nje 50-te Miljion te GJallica-Firma Piramidale e KOhes ne Vlore….ect….dhe kur Kamarjeri me Ofrohet dhe me pyeti,se c´fare Deshiroja..i pergjithem thjeshte FLM….me mjafton kjo “Kafeja” qe kame….U beri Pershtypje Reagimi ime….jo per Arrogance..por per me teper per te qene ne Pozicjonin time,sepse personin qe Qeraste nuk e NJihja….
    2-Filloj Debati i Parave te Medhaj,dhe kur dikush pa qe une (Refugjati) nuk po Flisja me Pyeti:ÖPo ti sa Leke ke cuar te Firmat Piramidale ne Shqiperi???Une i them..kthej koken dhe te gjithe po me veshtronin sikur te isha UFO….ASNJE Leke..u Them……pse me thane nuk do ti te Pasurohesh,shpejte??Po u them Ide e mire..por kush eshte ai qe do te beje Miljoner dhe te Pasur Gjithe Shqipetaret??Ja me thane Firmat Priramidale..jepe 1-dhe merre tre,per tre Muaj???BUkur u pergjigjem..po sikur te jape 10.000miljon ..a i kame te Garantuara per tre Muaj 30.000miljon???????????Po me thote dikush….por po qe se te gjithe ju ketu Duket te Merrni nga 30-te -40-ect…a kane keto Frima munde si te Paguajne???Por nese kane munde si per 100-te vete …si behet halli per 1.000.000.miljon Vete???Duhen Miljarda…..
    Po me shikonin te Cuditur,dhe duket se po u Dilte edhe Pija…..shkurt u them:Vraponi dhe Merrini Parate nga Firmat dhe bjerini ne Shtepi,sepse keto lloje Firmash jane “Flluske” Sapuni…..dhe do te humbisni….disa u Zemeruan me mua,dikush edhe me shau…….dikush pyeti se kush me sollin ne Kafene..dhe kur pane Vellane time qe e njihnin…..mbeten ne Medyshje(Vellai-Infermjer ne kliniken e qytetit….
    Pra Shqipetaret duan nese Humbe une le ti HUmbasin te gjithe….
    Pas disa Kohesh Fillova te Punoja Perkthyes i Pavarur nga lolot e POlitikes..apo Shteti…….arriti kulmin kur nje dite nje Taksixhi me thote:ÖPunen tende e beje me mire edhe une???????????Po urdhero dhe beje i them??Nuk jame Xheloz??A ke NJohje te mira per kete Gjuhe te Huaj??Beje..Nxirre LIshencen dhe beje….e pashe qe po mermeriste…..dhe nje dite te BUkur ..edhe une Refugjati i Kthyer nga Kurbeti..u Largova perseri…jo se me “Ndaloj” Basha..apo Premtimi i tije..por sepse kudo qe shkoje te Kerkonin Leke,te Mjeku..te Infermjeri..polici dilet Kthesave te rrugeve dhe kerkonte Leke,ne Emer te “Kapelles”! me Uniforme Shteterore….
    Kame Vizituar Shume Vende te Botes,kemi GJithefare LLOj Kulturash,dhe lloj Mikepritjeje….thekesoj se BUjaria Shqipetare ka shkuar ne NIvelet me te ulta…… nuk ka asgje me ate te Predikuar ne Shkolle,se paku as edhe formalisht….
    @@Ne Shqiperi nuk te Ndihmon askush pa Interess…e them pa interess..jo pa para…Zoti na Ruajte edhe nga “Demokrati” Lulezim Basha, qe Ndalon te Rinjte te shkojne ne GJermani..ku askush ne as nje INstitucjon nuk te Kerkon Para….lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *