FOTOT: Momente të rralla nga edicioni i parë i lojërave olimpike moderne

6 Prill 2021, 12:22Sport TEMA

Më 6 Prill 1896, Lojërat Olimpike , një traditë e humbur prej kohësh e Greqisë antike, rilindën në Athinë, 1500 vjet pasi u ndaluan nga Perandori Romak Theodosius I. Turneu 10-ditor u cilësua zyrtarisht si Lojërat e para Olimpike dhe ishte eventi sportiv ndërkombëtar më i madh i kohës.

Në hapjen e Lojërave të Athinës, Mbreti Georgios I i Greqisë dhe një turmë prej 60,000 spektatorësh mirëpritën atletë nga 13 kombe në garën ndërkombëtare. Plot 241 atletë pjesëmarrës nga 14 shtete të ndryshme, të cilët konkurronin në 43 disiplina sportive. Thuajse 2/3 e pjesëmarrësve ishin nga Greqia. Amerikani James Connolly ishte kampioni i parë olimpik në Lojërat moderne, pas suksesit në garën e trehapëshit në kërcim së gjati.

Lojërat e para Olimpike të regjistruara u mbajtën në Olimpia në qytetin shtet grek të Elis, 776 para Krishtit, por është përgjithësisht e pranuar që Lojërat Olimpike ishin të paktën 500 vjeçare në atë periudhë. Fillimisht, gara Olimpike ishte e kufizuar vetëm në garat në këmbë, por më vonë u shtuan një numër disiplinash të tjera, duke përfshirë mundjen, boksin, garat me kuaj dhe qerre dhe aktivitete ushtarake. Pentatloni, i prezantuar në 708 para Krishtit, përbëhej nga një garë këmbe, kërcim së gjati, hedhje diskut, shtizë dhe mundje. Me fuqizimin e Romës, Olimpiada u ndalua, dhe në 393 pas Krishtit Perandori Romak Theodosius I, shfuqizoi Lojërat si pjesë e përpjekjeve të tij për të shtypur paganizmin në Perandorinë Romake.

Me Rilindjen, Evropa filloi një magjepsje të gjatë me kulturën antike Greke dhe në shekujt 18 dhe 19 disa kombe organizuan festivale informale sportive dhe folklorike që mbanin emrin “Lojërat Olimpike”. Eventi u ringjall pas më tepër se 15 shekujve mungesë nga baroni francez, Pierre de Coubertin of France, i cili njihet edhe si themeluesi i Olimpiadës moderne. Në Kongresin Ndërkombëtar të Parisit në vitin 1894 u firmos marrëveshja për ringjalljen e Lojërave Olimpike, ku Greqia do të ishte vendi organizator, si vendlindja e olimpizmit.

U formua Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Lojërat e para u planifikuan për 1896 në Athinë, kryeqytetin e Greqisë. Në Athinë, 280 pjesëmarrës nga 13 kombe garuan në 43 veprimtari, duke mbuluar vrapim në fushë, not, gjimnastikë, çiklizëm, mundje, peshëngritje, skermë, qitje dhe tenis. Të gjithë konkurrentët ishin meshkuj, dhe disa nga pjesëmarrësit ishin turistë që ndodheshin rastësisht dhe u lejohej të regjistroheshin.

Ngjarjet në fushë u mbajtën në Panathenaic Stadium, i cili u ndërtua fillimisht në 330 para Krishtit dhe u restaurua për Lojërat e 1896. Amerikanët fituan 9 nga 12 të këtyre ngjarjeve. Pierre de Coubertin u bë president i IOC në 1896 dhe udhëhoqi Lojërat Olimpike në vitet e tij të vështira të hershme, kur nuk kishte shumë mbështetje nga populli dhe u hijezua nga panairet e botës.

Në 1924, Lojërat Olimpike të para me të vërtetë të suksesshme u mbajtën në Paris, duke përfshirë më shumë se 3,000 atletë, duke përfshirë më shumë se 100 gra, nga 44 kombe. Lojërat e para Olimpike Dimërore u mbajtën gjithashtu atë vit. Në distancën e 125 vjetëve nga ajo datë historike, do të zhvillohet Olimpiada Tokio 2020, e cila u shty për një vit, për shkak të pandemisë globale. Eventi në Japoni do të zhvillohet nga data 23 korrik deri më 8 gusht. (Mendrit Shehu)

7 komente në “FOTOT: Momente të rralla nga edicioni i parë i lojërave olimpike moderne”

  1. ABC KORCA says:

    Si gjithmone, shqipua me gjysem informacine.
    Lojrat olimpike nuk do mund te realizoheshin pa sposorin(mbeshtetesin) kryesor qe ishte Vangjel Zhapa.
    Vangjel Zhapa i lindur ne Labove, fshat i Gjirokaster, qytet i Shqiperise(kjo per artikullshkruesin).
    Vangjel Zhapa me origjine arumene-vllahe(si te doni), dinte shqip, greqisht dhe rumanisht. Kuptohet edhe dialektin e vecante te vllaces.
    Me pak fjale Zoti artikullshkrues, idieja e francezit gjeti mbeshtetjen e vllaho-shqitaro-grekut.
    Kete ti s’e permend sepse….!?!?!?!!!!!!
    (per te mos iu futur gabimit te kombeve qe fillon me 16 e perfundon me 12,po te kishe shkruar dhe disa rreshta do perfundonte me 1 komb)

    1. BallForti says:

      Komenti yt ne thelb eshte i sakte por ne lidhje me Zhapen je gabim.

      Labova ishte fshat Shqiptar dhe Zona e Lunxherise ku eshte Labova eshte zone 100% ortodokse Shqiptare.

      Vangjeli ishte Ortodoks Shqiptar.

      Si cdo gje ne Greqine e sotshme, edhe lojrat olimpike u financuan nga Shqiptaret .

    2. korcar says:

      Ore edhe Mao Ce Duni vllah ishte, nuk e dini ju?
      Labova eshte fshat shqiptar dhe jo vllah o ABC, hajt se na cave koken. Vangjel Zhapa kishte gjuhe te nenes shqipen, greqishten e mesoi kur shkoi ne Greqi dhe rumanishten kur shkoi ne Rumani.
      Vllaho-shqiptaret kane meritat e tyre natyrisht, por kjo s’do te thote qe ti bejme te gjithe “vllah”. Jo per gje po ca katunare edhe Skenderbeun vllah e kane bere!

  2. ABC KORCA says:

    BallForti
    Nuk humbasim kur themi te verteten dhe sidomos kur insistojme ti themi tjetrit se nuk eshte ashtu sic e kane mesuar te paret e tij vecse humbasim dinjitet por humbasim edhe ne aspektin kombetar.
    Po, Zhapa ishte vllah!!!
    Po, ne fshatrat e lunxherise e ne shume fshatra te tjere ka vllenj!!!
    Po, themeluesi i idese dhe donatori i pare per tu krijuar shteti shqiptar ishte vllah!
    (kete nuk e dija as une por e pashe tek emisioni i Marin Memes dhe pervec nje historiani shqiptar asnje historian tjeter nuk kishte dieni per kete njeri. Emri, Nikolla Naco
    Me pak fjale, ne nuk respektojme punen e tjetrit por insistojme ne cfare je ti e cfare jam une)

    1. Ball Forti says:

      Nikolla Naco nuk ishte vlleh mor zotni, por shqiptar ortodoks nga Korca.

      As Marin Mema nuk ka thene qe ka qene vlleh dhe nga ana tjeter Marini shumicen e emisioneve nuk i ka te ndonje niveli te larte.

      Vllehet ne Lunxheri kane ardhur ne kohe te komnizmit ise mbas viteve 1991.

      Nuk ka pasur ndonjehere vlleh ne Laabove te Madhe dhe kjo do te thote qe nuk ka sesi te kete qene vlleh ai.

  3. ABC KORCA says:

    BallForti
    1.Po,niveli i emisioneve te Marinit le shume per te deshiruar
    2.E verteta eshte se po mos te na kishte treguar Marini per Nikolla Nacon, nuk do e njifnim e as do e permendnim ndaaj, per kete do ja njohim meriten.
    2.Po ne lunxheri ka pasur vlleh perpara kohes se komunizmit dhe ne hyrje te lunxherise. Thuhej, “do vemi tek vllaqikat”, dhe e kishin fjalen per kasollet vllace qe ndodheshin aty.
    Me zbritjen e disa banorve nga kurveleshi, vllenjt vajten me lart ne lunxheri.
    3.Vllejt kane qene pjes e jugut te shqiperise pothuajse 2.000 vjet dhe asgje “e keqe” nuk na vjen nga kjo. Duke mos e njohur kete komunitet, biem ne kracken famekeqe qe detyrojne vllejt te indetifikohen si grek sepse neve kemi parimin se ne token tone ka veten shqiptar dhe pastaj si gjithmone humbim troje e humbim shume gjera…
    Nuk na ben asgje qe ta njohim si realitet.
    Cfare pune te prish ty i dashur kjo gje?
    4.Zhapa eshte nga stegopoli, pjes e lunxherise.Me sa di une, stegololi ka qene pjes e laboves, mbase jam gabim.
    5.Gjysma e tiranes se vjeter ka qene me vlleh dhe kane luftuar kundra serbit.
    6.Nikolla Nacua ka qene 100%vllah dhe na nderon kontributi i tij per shqiperine.
    Perulemi dhe e nderojme kujtimin e tij.

    1. lunxhiot says:

      Shqiptaro-vllejt (ashtu si edhe arvanito-vllejt) kane kontributin e tyre ne historine shqiptare (dhe arvanite). Kjo megjithate nuk do te thote qe te fillojne vllehet e te shohin endrra me sy hapur, sa edhe Nene Terezen e kerkojne vllahe. Edhe kjo shprehja e “2.000 vjecarit, pjese e Shqiperise se jugut” i vlleheve eshte pak e cuditshme dhe qesharake. Vllehte jane paraqitur ne histori ne shek XI-XII e.s kur u formua principata autonome e Vllahise se Madhe (ne Thesaline e sotme ne Greqi) dhe pas shperberjes se saj ne shek XIII-te u shperndane neper Ballkan. Nuk ka asnje “2.000 vjecar” ketu. Nese ne shek XIII vllahet u shperndane jo vetem ne ate qe sot eshte “Shqiperi e jugut” (por qe praktikisht eshte Shqiperi Qendrore) por ne gjithe Ballkanin, kjo do te thote 700 vjet e jo 2.000. Shumica e vllaheve jane vendosur ne Greqine e sotme, por natyrisht edhe ne Bullgari e Maqedonin e Veriut, por edhe me tej ne veri te Ballkanit. Sipas te gjitha gjasave vllahet qe formuan ate principate, ishin mbetje te mercenareve te ish ushtrise romake. Keta ishin banore vendas, te futur ne sherbim ushtarak me pagese ne Perandorine Romake, te cilet u latinizuan. Nese e dime se kush vendas historikisht kane qene ushtare me pagese (mercenare), e kuptojme se me shume mundesi ishin shqiptare te latinizuar. Po ashtu ka edhe nje dege tjeter te vllaheve, qe jane blegtore qe leviznin neper fusha e livadhe me bagetite e tyre, qe ishin popullsi nomade qe mund te kete ardhur nga Vllahia e Rumanise, qe edhe ata jane dako-ilire ne origjine.
      Fjala “vllaqikat” nuk mund te perdoret ne nje vend ku flitet shqipja, sepse eshte forme e greqishtes. Keshtuqe ne Lunxheri nuk eshte perdorur asnjehere fjala “vllaqikat”. Nuk e di nga e ke shpikur kete qe thua, se ti nuk je as nga Lunxheria. Mund te perdoret shprehja “do vemi te vlleqt” apo “.. te kasollet e vlleqve”. Po ti meqe ke mesuar ca greqisht andej nga punet sezonale, je ngaterruar trashe kur perdor formen “vllaqikat”. Nuk ka patur asnje vend ne Lunxheri ku te shkonin te “vllaqikat”, qe te jesh i sigurte!
      Nga ana tjeter dihet historikisht se vllahet kane qene blegtore profesioniste dhe kasollet e tyre ,”te vlleqve” kane qene gjithmone te perkohshme ne varesi te levizjes se tufave te dhenve dhe ne varesi te stines dhe motit kur behej levizja. Por ashtu si vinin, ashtu edhe iknin blegtoret vllehe, ne varesi te punes se tyre. Keshtuqe vllahet natyrisht mund te kene kaluar ne Lunxheri, ashtu si ne gjithe Ballkanin. Kjo nuk do te thote se Labova eshte banuar me vllehe, sepse ajo eshte e njohur qe banohet nga shqiptare. Natyrisht qe ka patur vendbanime te qendrueshme dhe te perhershme te vlleheve, por shumica e tyre ishin te levizshem. Kjo vazhdoi deri ne kohen e komunizmit, kur shteti i detyroi vllehet te vendoseshin ne nje vendbanim te caktuar dhe te mos leviznin me qe aty!
      Nuk e di nga e nxorre 100%-shin e Nikolla Nacos, por qe ai ishte pjese e shoqatave atdhetare shqiptare ne Rumani dhe sipas nje filozofie te tij (duke dashur te fitonte perkrahjen e shtetit rumun) u perpoq per nje bashkepunim midis shqiptareve dhe arumuneve (vllaheve) te Ballkanit, kjo nuk e ben ate domosdo “vllah”. Por edhe po te ishte vllah, kush dreqin i gjeti keto %, se na cuditet. Asnje problem nuk ka ne fund te fundit, vllehet jane shqiptare si gjithe te tjeret. I vetmi problem eshte nese disa persona jane bere spiune dhe sherbetore te grekut, per arsye qe askush nuk mund ti mbeshtese apo ti kuptoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje