Gereth Bejl i bindur: Kam parë një UFO, alienët ekzistojnë 100%

 

 

A ekziston jeta jashtëtokësore? Kjo pyetje qarkullon në planetin tonë prej shumë vitesh dhe ende nuk ka një përgjigje përfundimtare.

Për një nga intrigat më të mëdha të njerëzimit çdo qenie njerëzore ka pikëpamjen e vet dhe një nga futbollistët më të njohur në botë aktualisht mendon se ne njerëzit nuk jemi të vetëm në univers.

Në një intervistë për kanalin YouTube të Totenhemit, Gereth Bejl ka shprehur bindjen se alienët ekzistojnë.

“Sigurisht, ka shumë teori komploti dhe ka pamje të UFO-ve që janë publikuar nga qeveria e SHBA-ve. Nuk është false, janë publikuar nga qeveria, – ka thënë uellsiani, kur është pyetur, nëse besonte tek alienët.

Pastaj Bejl jep edhe disa detaje të tjera: “Di që disa UFO janë me shumë mundësi gjëra sekrete të qeverive, por në realitet një herë kam parë një. Jam i sigurt që po, 100% ka alienë”, – ka theksuar sulmuesi i huazuar te Totenhemi nga Real Madrid.

Pas këtyre deklaratave, më shumë se për futbollin, Bejl do të jetë në qendër të shtypit për pikëpamjet e tij jashtë fushës së blertë.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Gereth Bejl i bindur: Kam parë një UFO, alienët ekzistojnë 100%”

  1. Kurraci says:

    Po Sala ça thot.
    Pysni Salen se ai i di t gjitha…

  2. Skenderbegasi says:

    Gereth mos e ngatront me ate ne
    Camp Nou te Barcelones me N -10 se mua me eshte dukur jo nje here, por disa here si UFO.

  3. Tironc i Vjeter says:

    I ka ra shume topit me koke ky gjali e i paska leviz truni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *