Palmer “takon” Metën, Ramën dhe Bashën: Zgjedhjet e 25 prillit të kapin standardet më të larta të zgjedhjeve, ne nuk mbajmë anën e askujt

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, zbardhi për gazetarët mesazhet kryesore për procesin zgjedhor në vendin tonë, pas takimeve që zhvilloi me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“SHBA kërkon që zgjedhjet e 25 prillit të kapin standardet më të larta të zgjedhjeve dhe të adresohen problematikat kryesore të zgjedhjeve”, deklaroi Palmer.

Zoti Palmer u shpreh se qytetarët shqiptarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë padurim, ndaj, sipas tij, pritshmëritë janë të larta dhe kërkohen shembuj konkretë të funksionimit të ligjit.

Në fund zv.ndihmës sekretari ka pasur një bisedë edhe me disa gazetarë.

Me gazetarët, Palmer ka pasur në qendër të bisedave edhe reformën në drejtësi.

Palmer është shprehur se ka progres sa i përket reformës në drejtësi, por ka akoma punë për të bërë nëse Shqipëria do të integrohet në BE.

“Shoh progres, por ka akoma punë për të bërë. Duhet të jetë prioritet nëse Shqipëria do të shkojë në BE”, mësohet të jetë shprehur Palmer.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Palmer “takon” Metën, Ramën dhe Bashën: Zgjedhjet e 25 prillit të kapin standardet më të larta të zgjedhjeve, ne nuk mbajmë anën e askujt”

  1. E c’na duhet BE neve ? Kemi Turqine qe eshte me e mire se BE. Shqiperia gjithmone ka ndjekur lindjen.

  2. emigranti says:

    o palmer ju duhet te bini ne shqiperi fbi qe te pnuje direkt ne shqiperi sepse shqiptaret nuk e bejne punen e spakut, gjyktesit dhe prokurorit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *