Panik te Reali, mbrojtësi me Covid pak para ndeshjes me Liverpool, mungon edhe Ramos

6 Prill 2021, 14:42Sport TEMA

Mbeten dhe disa orë përpara përballjes së Real Madrid me Liverpool në takimin e parë në Champions League. Pas dëmtimit të Sergio Ramos, edhe Raphael Varane do t’i mungojë mbrojtjes së “Los Blancos”, pasi ka dalë pozitiv me Covid-19.

Francezi nuk u stërvit me ekipin ditën e hënë duke pritur rezultatin e testit, i cili erdhi këtë të martë. Ai i’u bashkua Eden Hazard, Dani Carvajal dhe Ramos si mungesa kundër Liverpool.

27-vjeçari është lojtari i 6 te Real Madrid i prekur nga Covid-19 që prej nisjes së pandemisë, pas Militao, Hazard, Casemiro, Jovic dhe Nacho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje