Pronari i restorantit i ofron punë hajdutit që tentoi t’i vidhte biznesin

Një pronar restoranti në Georgia ka vendosur të mos ngrejë akuza kundër një hajdut që tentoi të vidhte në pronën e tij dhe në vend të kësaj, ai i ofroi atij një punë.

Carl Wallace u zgjua nga sistemi i alarmit dhe pa në kamerat e sigurisë një burrë me tuta sportive dhe me një kapuç duke përdorur një tullë për të thyer dritaren e restorantit të tij. Burri më pas tentoi të hapte arkën ku vendoseshin paratë dhe pa që nuk kishte asnjë gjë aty.

Kjo sjellje më bëri të kuptoj se ky djalë nuk po bën një punë të mirë, duhet të ketë rrugë të tjera për të nxjerrë para ky djalë”, u shpreh Wallace.

Ditën që hajduti u fut në biznesin e tij, Wallace festonte 45-vjetorin  e tij dhe shpërndau një foto në rrjetet sociale. Ai postoi dhe numrin personal të telefonit dhe i kërkoi grabitësit që të vinte të bënte një kërkesë për punë.

“Asnjë polici, asnjë pyetje. Le të ulemi dhe të flasim se si mund t’ju ndihmojmë dhe të rregullojmë rrugën në të cilën po ecni “, shkroi ai.

Postimi në Facebook është shpërndarë mijëra herë dhe është parë në të gjithë botën. Pronarë të tjerë të bizneseve lokale ranë në kontakt me Wallace dhe ndanë video të marra nga kamerat e sigurisë që tregonin se i njëjti njeri kishte hyrë në pronat e tyre.

Më tej Wallace është shprehur se ky është një gjest i mirë nëse i jep dikujt dorën dhe e nxjerr nga një rrugë e gabuar. Ndoshta atij djali nuk i është dhënë kurrë ajo mundësi. Mbase ai nuk do që të jetë një hajdut.

“Ne të gjithë si njerëz duhet të kemi një nivel të faljes ndaj njëri-tjetrit dhe të përpiqemi të gjejmë një mënyrë më të mirë sepse të kemi kaq shumë urrejtje në këtë botë, ne nuk i kuptojmë problemet dhe sfidat e njëri-tjetrit në jetë”, ka përfunduar Wallace.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *