Vdekja si aleate e zgjedhjeve në dy shtete

Nga Frrok Çupi

Vetëm në këtë rast zgjedhjet politike dhe vdekja i ngjajnë njëra tjetrës: Vdekja mund të ndalohet, të vonohet, ose edhe të shpejtohet. Kështu edhe zgjedhjet politike, mund të shtyhen, mund të afrohen ose të përsëriten… Veçse edhe një gjë: Në zgjedhje humb ose fiton; dhe kjo është e prerë, njësoj si vdekja.

Në shtetin e Kosovës dhe në Shqipëri, vdekja po përdoret në funksion të zgjedhjeve politike.

Në Shqipëri, që në  fillim, u kryen tre projeksione:

Projeksioni i parë i qeverisë (shtetit) për të funksionuar në favor të jetës së njerëzve gjatë gjithë pandemisë së egër të Koronavirusit. Kryetari i qeverisë përdori gjithë fjalorin e ‘naltë’ për t’u thënë të gjallëve ‘kujdes, kujdes!’ se kemi të bëjmë me armik të padukshëm. Për vete, qeveria e dinte se edhe sikur një jetë të humbë jashtë kujdesit maksimal mjekësor, kjo do të rëndonte shumë edhe politikisht. Deri më sot qeveria ka vaksinuar rreth 200 mijë qytetarë dhe ka siguruar vaksinimin masiv.

Projeksioni i dytë, i tretë dhe i katërt i takojnë opozitës:

Paniku: Kamerat e opozitës i futën deri në sallat e morgut dhe në varreza, dhe u panë pamje ‘pa pullë të kuqe’. Qëllimi nuk ishte aq për të fituar zgjedhjet opozita; qëllimi ishte që njeriu të lëshonte frymën e të mos mbante më asnjë anë. Nëse kjo ide do të funksiononte fort, atëherë njerëzia në vend do të binte në depresion. Ka një gjë më të tmerrshme se virusi korona- ja këtë do të vërtetonte opozita dhe do të shtynte zgjedhjet deri pa limit. Se opozita jonë nuk i do zgjedhjet, as parlamentin.

Shumëzimi i numrit të vdekjeve: Ka njerëz që mendojnë se tre krerët e opozitës, Berisha, Basha dhe Meta tentuan të shumëfishojnë numrin e viktimave ‘ashtu kot, pse janë ‘njerëz me gropa’. Jo, nuk është kaq naive. Po të arrinin të ‘ngurosnin’ viktima me shumicë në trurin e njerëzve, atëherë do të kërkonin prapë një haraç politik: ‘Na jepni fitoren në tavolinë!’.

Prej kohësh ata po thonë se ‘ikni ju, duhet rrotacion!’; ‘na e lini tashmë se nuk ka lezet!’. Katastrofa e numrave do të ishte ‘arsye’. Në kulmin e kësaj lufte të keqe, të tre këta u vizituan nga presidentja në detyrë e Kosovës, zonja Osmani. Ajo iu dha sinjale se ‘do të jemi me ju’.

Në Kosovë aplikohet slogani ‘vdekjen e pranojmë, por jo vaksinën: Qeveria e re Kurti- Osmani, nuk pranoi që mjekët dhe mësuesit e Kosovës të vaksinohen me vaksinat dhuratë e qeverisë shqiptare. Preteksti ishte ‘Kina’, por realisht është më afër. Njeriu aty po përdoret si trup pa jetë për të goditur shtetin shqiptar: Ose bllokohen zgjedhjet dhe i fiton Berisha- Meta; ose ata do të bllokojnë kufirin Tiranë- Prishtinë. Luftën e ftohtë qeveria e majtë ekstreme e Prishtinës do ta nisë nga Shqipëria.

Deri në 25 prill sa mund të shumëzohet vdekja? Opozita në Tiranë, që në fillim, ka sfiduar ligjin shqiptar dhe rregullin civil botëror për distancë dhe maskë në epidemi. Puna ishte që të zgjerohej harta e kuqe e infeksionit; dhe të goditeshin zgjedhjet. Nuk ndodhi deri tani. Tani krerët e opozitës po bëjnë thirrje ‘mos u vaksinoni’. Qëllimi është që të tremben njerëzit nga fantazma dhe të gjejnë vdekjen reale; kështu diçka del nga ‘zgjedhjet’.

Si këta në Tiranë, edhe ata në shtetin e Kosovës, kanë një qasje të ndërsjellët me zgjedhjet: Kurti- Osmani i duan zgjedhjet si ujin e paktë! Të gjitha zgjedhjet i fitojnë…, por nuk qeverisin dot. Ndërsa këta të Tiranës bërtasin për zgjedhje, por sa herë kanë pasur pushtet, e kanë shkatërruar vendin.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Vdekja si aleate e zgjedhjeve në dy shtete”

  1. Ed says:

    BRAVO TE LUMTE DORA QE E SHKROJTI O PREC
    SA I LEXUSHEM DHE THJESHT SHKRUAN VETEM ME FAKTE
    VAZHDO SHKRUAJ NE KETO KOHRA PLOT ME TEADHETARE NGA TE DYJA ANET E KUFIRIT QE KANE KRIJUAR DHE PARTITE E TYRE FINANCUAR NGA SERB GREKET

  2. Paul Cari says:

    Mbylle ate dere haleje mor alabak!

    1. Tironsi says:

      Je i papame o Frrok,barbaret po e shkaterojne kete vend,komunisti i Kosoves kerkon percarje kombetare Forca Edi se je e vetmja shprese,leri zagaret te lehin.

  3. John says:

    Paul Cari(lexohet… kari).

    1. Paul Cari says:

      John, po ashtu eshte, te dhembi? Hajt se mesohesh

  4. Zana says:

    Frrok je I pa arrit shem. Bravo.

  5. Veshgues says:

    Pune gazetari te mencure! Valle qytetaret e Kosoves e kuptojne? Tung!

  6. Tomori USA says:

    Mirenjohje dhe respekt zoti Frok Cupi qe, na ndricon situaten. Si gjiyjnje godet ne shenje. Sa shume nevoi kemi per analste te ketlle. Urime e shendet edhe per shume dekada.

  7. Lu says:

    Ky Cari qenka fiks Car.

  8. Lexuesja says:

    Fjale e fuqishme! Ndricon me te verteta mendjen e njerezve per detyren qe kane ne diten e zfjedhjeve, diten e shenjte nje here ne 4 vjet. Besoj se populli dashamires te ndjek Ku je I pranishem ne cdo kanal televiziv per te degjuar fjalen tende te mencur. Faleminderit!

  9. F'rrok Vdekja says:

    Po vdeksh nje ore e me pare o debil nese ke mendime te tilla. Magjar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *