Aplikacioni rendit viruset më të rrezikshme për njerëzit

Një aplikacion në internet, i quajtur SpillOver, klasifikon viruset me origjinë të egër në bazë të rrezikut të tyre për njerëzit dhe të përhapjes përmes kërcimit të specieve nga një kafshë mbartëse te njerëzit, sipas studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë, të cilët e shpjegojnë këtë në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS).

Për të realizuar këtë punë, shkencëtarët ekzaminuan studimet e bëra deri më tani dhe bashkuan një grup ekspertësh për të identifikuar viruset më të rëndësishme, bartësit e tyre dhe faktorët e rrezikut mjedisor.

Duke i bashkuar të gjitha këto, ata krijuan një bazë të dhënash me 887 viruse të egra që përbëjnë një kërcënim për njerëzit: midis 12 më të rrezikshmëve janë edhe SarsCov2, së bashku me viruset Lassa dhe Ebola.

Viruset e zbuluara rishtas kanë marrë, në këtë renditje, rezultate më të larta se të tjerët tashmë të njohur.

Baza e të dhënave mund të përditësohet vazhdimisht për të përmirësuar tërësinë dhe saktësinë e informacionit dhe mund të jetë e dobishme në parashikimin e epidemive të ardhshme.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *