Bilushi i Metës u shpjegon “kontrollorëve” të LSI-së në Rinas, rëndësinë e grevës

7 Prill 2021, 19:45Antena TEMA

Bilushi i Metës pati sot në Presidencë një takim të veçantë me kontrollorët e LSI-së në Aeroportin e Rinasit, pas takimit formal që patën me presidentin:

“Të dashur kontrollorë!

Kjo bisedë është “off record” dhe ju nuk duhet ta shpërndani përtej listës besnike të kontrollorëve.

Rëndësia e grevës suaj, nuk lidhet me pagat.

Ato paga do t’ua kompensojë presidenti dhe do merrni dhe shpërblim, nëse plani shkon sipas parashikimit.

Bllokimi i Aeroportit, do të bllokonte ardhjen e vaksinave të tjera në Shqipëri, që janë rrugës, kështu që deri më 25 prill, Edi Rama nuk do të ketë mundësi të vazhdojë procesin e vaksinimit.

Kjo ka rëndësi vendimtare për ne, pasi ai na ka marrë gjithë elektoratin, duke i vaksinuar.

Së dyti, bllokimi i aeroportit do të krijojë pasiguri në linjat ndërkombëtare dhe ato do të detyrohen të anullojnë fluturimet nga Tirana, duke dëmtuar rëndë lidhjet e Shqipërisë me botën.

Por mbi të gjitha, bllokimi i Rinasit do të bëjë të pamundur stërvitjen e forcave të NATO-s më 26 prill në Shqipëri, e cila synon t’i mbyllë gojën protestës së mundshme të opozitës, që do të nisë më datën 26 prill, pasi Edi Rama të shpalli fitoren.

Mattheë Palmer e ndjeu këtë rrezik dhe nuk ja mbajti të vinte fizikisht në Shqipëri, por vetëm në zoom.

Tani as ushtarët amerikanë nuk do ta kenë të lehtë të vijnë.

Ne duhet t’i rezistojmë si Alliende,  bllokimit të Rinasit këto dy javë, deri në zgjedhje, pasi kjo ka rëndësi vendimatre për vendin.

Edi Rama mund të marrë kontrollorë nga Turqia apo Banglandeshi, por ne duhet të rezistojmë duke mos i lejuar të hyjnë në Albkontroll.

Ky është sinjali i parë i revolucionit.

Nga Rinasi nis fitorja e revolucionit tonë të vërtetë, që nuk është si revolucioni i lënë gjysëm nga Lul Basha.

Në këtë betejë kemi dhe përkrahjen e shokëve kosovarë si Albin Kurti dhe kontrollorëve të tij në Prishtinë, të cilët nuk do lejojnë që avionët e Rinasit të ulen atje”.

4 komente në “Bilushi i Metës u shpjegon “kontrollorëve” të LSI-së në Rinas, rëndësinë e grevës”

  1. Monique says:

    Hahahahahahahaha…shume e bukur.

  2. eda says:

    Mbi te gjitha ne sherbim te kujt eshte ky veprim i cenimit te sigurise kombetare te vendit,te mos marrjes se pagesave te avioneve qe fluturonin ne kete hapsire ajrore??/

  3. ce says:

    Ne balle te revolucionit Nikollabythqirolehesjan, Lefterohunderromaliqjan, Nafijedybekobaxhelljan jane sharebajga e leshelise tek kulla e kontrollit Flora Ndreca qe e kishte te shkruar ne ball qe ishte lesheliste se i ngjante shume Drandes se Mirdites ne Durres Elona surratnallonja. Keto te leshelise jane nje prerje te gjitha sepse te gjitha jane trajnuar ne haremin me te turpshem te planetit ne Jale nga fallxhorja e leshelise Nafije dybeku qe jarebi shkofte ne te s’emes me 25 prill per skrap.

  4. REZI says:

    hahahaha…shumë sarkazëm por e vërtetë. shikojnë ëndrra me sy hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje