Bllokimi i Rinasit, Peleshi: S’është rastësi, presim stërvitjen më të madhe ushtarake të SHBA e NATO-s në 30 vitet e fundit në rajon

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka dhënë komentin e tij në nje media lidhur mbi situatën që po kalon Aeroporti i Rinasit, pas protestës së kontrollorëve ajrorë, ku në orët e fundit po garantohet siguria nga Forcat e Armatosura.

‘Nuk bëhet fjalë pë rrethim të vendit të ngjarjes apo kullës. Bëhet fjalë për një prezencë të Policisë Ushtarake që është pjesë integrale e aeroportit të Rinasit.

Ne patrullojmë atje non stop. Sot kemi rritur vigjilencën, sepse cënimi i këtij aeroporti prek sigurinë kombëtare. Forcat e Armatosura, specifikisht policia ushtarake nuk kanë lidhje me kontrollorët, as nuk negociojnë me ata.

Në përcjellim me vëmendje çdo zhvillim që cënon rendin kushtetues, dhe objekte të tilla janë të parat që ruhen.

Dhe duke qenë se ky aeroport është cënuar në mënyrë dramatike, ku qindra udhëtarë janë kthyer, kemi rritur vigjilencën edhe të strukturave tona ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes nuk merr pjesë në zgjidhjen e situatës në konflikin me kontrollorët.

Është e papranueshme, pikërisht në këtë periudhë, duket si rastësi, por nuk mendoj se është rastësi, të ndërpritet funksionaliteti i aeroportit, ku edhe për Ministrinë e Mborjtjes po pret stërvitjen më të madhe të 30 viteve ne rajon”, deklaroi Peleshi!.

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të mikpritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.

Për të parë nga afër përgatitjet, vendin tonë e vizitoi zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, i cili u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ministri Peleshi e njohu gjeneralmajor Jarrard me përgatitjet e deritanishme që vendi ynë ka ndërmarrë dhe e siguroi atë për gatishmërinë e të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe 21”.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Bllokimi i Rinasit, Peleshi: S’është rastësi, presim stërvitjen më të madhe ushtarake të SHBA e NATO-s në 30 vitet e fundit në rajon”

  1. Berisha+Meta,LOje e UDB-s dhe FSB-s Russe says:

    Z.MInister:Sa para ka hedhur UDB-ja Serbe apo FSB-ja Russe??????????Kjo duhet te jete nje nga Pistat e Hetimit,per personat qe na qenkan “Stresuar” nga Puna???????????Ky eshte Direkte nje shantazhe i Berishes+Metes,qe kerkojne Garanci nga Qeveria 3-e Rames qe nuk do te preeken Interesat e tyre dhe Familjet e tyre..
    @@Agjnetura Serbo-Ruse,kerkon Destabilitet ne Shqiperi,tani qe jane dhe Manovrat e NATOS,per te cuara Reputacjonin e Shqiperise ne nivelin zero…..Per sa me siper them,perkojne me Interesat e Berishes dhe Metes…lol

  2. PPSL says:

    Ah mor Pelesh që na dole Pepambuku…!
    Normal që nuk eshte e rastësishme.
    Siç nuk ishte dhe 1999,
    Dihet ai muhabet dhe atëherë Salih Mortja.
    Por ju ku jeni.
    Hani fara !?
    Nuk keni asnje informacion për sektorët strategjik dhe te rëndësisë së veçantë!?
    Apo e keni mendjen të merreni me pasararelat e administratës…
    Rilindje e Lodhur.

  3. tani11 says:

    Duket qe po dalengadale po i mbush breket karteli i vicidolovicave, perfshire kokcepshin floridashes. Keto jane veprime te deshperuara. Asgje nuk do arrijne, pervecse gdhendjen e emrave te tyre ne listen e zeze te historise se Shqiperise. Litari ju pret o shpellare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *