E mendon humbjen më 25 Prill? Rama: Unë asnjëherë nuk hyj në një ndeshje duke menduar humbjen

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “wake up” ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama është pyetur nga gazetarët nëse e mendon humbjen në zgjedhje. Kryeministri tha se në cdo jetë ka edhe dështime, por që ai në një garë hynë vetëm për fitore.

“Jeta ka mundësinë e dështimit dhe të rrëzimit, por unë asnjëherë unë nuk hyjë në një ndeshje me idenë për të humbur por për të fituar.

Në gjithë botën zgjedhjet janë njësoj, që të fitojë njëri duhet të humbë një tjetër. Unë nuk kam asnjë frikë nga një votë kundër që vjen në formën e një uragani.

Me 25 prill PS do fitojë. Ne do të kemi një rezultat më të mirë se në 2017-n,” tha kreu i qeverisë.

Ndër të tjera ai u pyt se nëse retorika në fushatë është një shmangie për të mos bërë bilancin në 8 vite të qeverisjes së tij.

Kryeministri është përgjigjur se nuk është shmangur nga bilanci, teksa tha se është krenarë për punën që ka bërë.

“Nuk kam pasur asnjë moment shmangie. Jam krenar! Mjafton të marrësh një sektor dhe ta shohësh ndryshimin e bërë krahasuar me ditën që ia nisëm.

Është ndryshim si nata me ditën. Nga ana tjetër, nëse nisemi nga ku duam të shkojmë jemi në mes të rrugës.

Jemi në luftë që nuk mund ta lëmë në mes. Është shumë e artikuluar ajo unë punoj, ai fle gjumë.

Ata nuk mund ta marrin në dorë fatin e vendit. Ata nuk kanë ndryshuar, dhe nuk kanë ndërmend të ndryshojnë,” tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “E mendon humbjen më 25 Prill? Rama: Unë asnjëherë nuk hyj në një ndeshje duke menduar humbjen”

  1. anticensurë says:

    “unë nuk hyj në një ndeshje duke menduar humbjen”-sidomos kur ti i bën rregullat??

  2. NNP says:

    SOT PER SOT VETEM RAMA NA SHPETON NGA ,KERMAT E PD E SALUSHIT

  3. xhorxhi Baho says:

    Xhorxhi Rama ka te dreite Kam qene kundershtar ne basketbooll megjithse e kam pasur student ne vitin 1984. Une pedagog ai student, por jo vetem student ne vitin 1984 .Ishte me teper se student. Sa here qe shkoja per te bere oren e mesimit per fikulturen sepse e kisha ne patronazh institun e Arteve gjithmone shikoja Para hyrjes ne palester me studentet arteve kryesisht te pictures duke folur per probleme te ndryshme politike .ishte i qarte per problemet qe fliste persa kisha munndesi te rinja dhe ndigjonja ate.Per moshen e tij ne vitin e pare te institutit ishte ekselent .E takoja vazhdimisht natyrisht ai kishte dhe batuta qe me pelqenin. sidomos kur takoheshim 4-5 here ne jave ne pallatin e sportit Partizani .

  4. xhorxhi Baho says:

    Xhorxhi Rama ka te dreite Kam qene kundershtar ne basketbooll megjithse e kam pasur student ne vitin 1984. Une pedagog ai student, por jo vetem student ne vitin 1984 .Ishte me teper se student. Sa here qe shkoja per te bere oren e mesimit per fikulturen sepse e kisha ne patronazh institun e Arteve gjithmone shikoja Para hyrjes ne palester me studentet arteve kryesisht te pictures duke folur per probleme te ndryshme politike .ishte i qarte per problemet qe fliste persa kisha munndesi te rinja dhe ndigjonja ate.Per moshen e tij ne vitin e pare te institutit ishte ekselent .E takoja vazhdimisht natyrisht ai kishte dhe batuta qe me pelqenin. sidomos kur takoheshim 4-5 here ne jave ne pallatin e sportit Partizani . Pa dashur kam qene ne kontakt me zotin kryeminister mengjez dhe mbasdite me te.

  5. xhorxhi B. says:

    Ku eshte artikulli qe shkruajta per Edi Ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *