Edhe sondazhi pro opozitës nxjerr fituese mazhorancën: 44.1% PS, 38.8% PD-AN. LSI, poshtë në 0.8%

7 Prill 2021, 08:27Politika TEMA

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, PS ka thelluar diferencën me PD ndërsa LSI ka pësuar një ulje të ndjeshme.

Ora News shkruan se nga data 23 mars 2021 deri në 6 prill, preference e fitimit të zgjedhjeve nga shqiptarëve ka ndryshuar.

Sipas sondazhit Antonio Notos në Tempora dhe RTV Ora, 44.1% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS dhe Edi Rama.

Nga ana tjetër 38.8% e tyre mendojnë se zgjedhjet do të fitohet nga opozita e bashkuar.

Surprizë ka qenë LSI e cila ka shënuar një shifër tejet të ulët prej 0.8%.

16.3% e tyre janë shprehur se nuk e dinë se kush fiton në 25 prill.

Ora News shkruan se LSI ka marrë një goditje të fortë në këto 14 ditë, pasi ka humbur 3.3%.

4 komente në “Edhe sondazhi pro opozitës nxjerr fituese mazhorancën: 44.1% PS, 38.8% PD-AN. LSI, poshtë në 0.8%”

  1. Bardha says:

    Televizori i miellit bene sondazhe ne Shqiperi,neser do pregadise nje sondazh tv bathorja e null nokes dhe kete rezultate suprise p.sh sheqere karaxhixhi do te fitoj ne Tirane pupaci do te behet udheheqes suprem i nje stalle me gomar, xhrida do jete pergjegjse per dhite,shoku gradeci pergjegjes faturinosh ne utobuzat e Vores,Nard filozofi,dekan ne universitetin e kakaces,goni drejtor pulash.Z.Shehu pergjegjes i rezervarit te bersive te rrushit

  2. albi says:

    keto lloj fake news ju ulin shume poshte si nivel.

    Pyetja qe nxirrni eshte “kush mendoni se fiton”. Kjo eshte shume me ndryshe nga “per ke do te votoni”. Per kete te fundit, rezultati ne tempora ishte 44-48% PS dhe 42-46% PD.

    jepini shifrat sic eshte per te dhene, mos ja fusni kot.

    1. Lumi says:

      Edhe ne versjonin tend Albi, prap PS eshte me lart se gjithe te tjert?

  3. Konjak says:

    Mos u mundoni me kot , zgjedhjet i fiton opozita , treguset jane perpara nesh , kush nukse do , nuk mund ti shikoj . Ju perkrahesit e pushtetit aktual , nese jeni ne ndonje vend pune te mire , rrembe sa te mundesh , se ne 26 , mbillet historia e vjedhjeve pa kufi . Me 26 Prill do jeni te barabart me ne fukarenjt , pamvaresisht se ju keni mbushur thesin me lek , por aty do jet starti , nga do nisemi te gjithe se bashku . Atehere do behet vleresimi sipas aftesive e mundesive Intelektuale dhe forces fizike ; kushdo qe do dale para me forcen dhe aftesit e tij , do te jet , i nderuar dhe respektuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje