Fitoi dy medalje, Calja: Peshëngritja shqiptare doli me kokën lartë nga Moska

7 Prill 2021, 12:30Sport TEMA

Briken Calja ngriti lart flamurin shqiptar në peshëngritje teksa ditën e djeshme në Moskë, peshëngritësi fitoi dy medalje. Një medalje argjendi në shtytje dhe një të bronztë në dygarësh. Pas këtij suksesi, Calja ka reaguar në rrjetet social duke theksuar se peshëngritja shqiptare doli me kokën lart nga Moska, ndërsa shton se për pestin vit rresht ia del të sjellë medalje për Shqipërinë.

Reagimi i Caljes:

“Medalje argjendi në shtytje dhe bronzi në dygarësh në një kampionat super konkurues në Rusi! Në mes të Moskës, Briken Calja dhe peshëngritja shqiptare doli kokëlartë dhe krenar duke dridhur një Evropë të tërë.

Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat me medalje dhe arritëm një sukses të merituar. Për vitin e 5-të rresht vazhdoj të sjell medalje për Shqipërinë pavarësisht ulje-ngritjeve. Vazhdimësia është gjëja kryesore për një sportist dhe për këtë emri im do të mbahet mend gjatë.

Ju falenderoj të gjithëve për mbështjetjen! Do të vazhdojmë përpara me punë të palodhur drejt objektivave të radhës. Sukseset më të mëdha do të jenë ato të radhës”.

2 komente në “Fitoi dy medalje, Calja: Peshëngritja shqiptare doli me kokën lartë nga Moska”

  1. Juristi says:

    E pse u dridh Europa?????

  2. SB says:

    na nderove Briken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje