FOTOT: Njihuni me qytetin nëntokësor të Turqisë

7 Prill 2021, 11:58Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me qytetin nëntokësor të Turqisë

Kapadokia ngrihet mbi fushat e Anadollit të Turqisë qendrore dhe është një rajon historik, i konsideruar si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke tërhequr mijëra turistë çdo vit me një kompleks unik muzesh të hapura.

Thuhet se Kapadokia e ka marrë emrin nga kuajt pasi legjendat thonë se kuaj të egër kanë shëtitur nëpër këto male me shekuj.

“Kapadokia do të thotë toka e kuajve të bukur”, shprehet një banor vendas.

Shumë njerëz shkojnë për balonat me ajër të nxehtë ndërsa dielli lind, apo për peizazhin e pabesueshëm të rajonit që është formuar nga llava e një vullkani të gjallë, në të cilin vendasit kanë krijuar shtëpitë, kishat dhe shkollat e tyre. Por njerëzit mahniten edhe nga qytetet nëntokësore dhe formacionet mahnitëse shkëmbore.

Kapadokia u bë e njohur për qytetet e saj nëntokësore në kohën mesjetare pasi kur mbërrinin ushtritë plaçkitëse, mijëra njerëz shpëtonin duke u fshehur nën tokë, ndonjëherë me muaj me radhë.

Përpos bujarisë së natyrës, vendasit kanë punuar shumë për të ruajtur historinë dhe kulturën tradicionale. Një nga atraksionet më të njohura që tregon lidhjen e fortë midis natyrës dhe njerëzve është Muzeu i Hapur i Goremesë, ku gjenden qindra vepra arti. Besohet se ky muze ka qenë një manastir bizantin përpara se të bëhej një vend pelegrinazhi në shekullin e 17-të.

5 komente në “FOTOT: Njihuni me qytetin nëntokësor të Turqisë”

  1. Sara says:

    The earliest record of the name of Cappadocia dates from the late 6th century BC, when it appears in the trilingual inscriptions of two early Achaemenid kings, Darius I and Xerxes, as one of the countries (Old Persian dahyu-) of the Persian Empire. In these lists of countries, the Old Persian name is Katpatuka. It was proposed that Kat-patuka came from the Luwian language, meaning “Low Country”. Subsequent research suggests that the adverb katta meaning ‘down, below’ is exclusively Hittite, while its Luwian equivalent is zanta. Therefore, the recent modification of this proposal operates with the Hittite katta peda-, literally “place below” as a starting point for the development of the toponym Cappadocia.[5] The earlier derivation from Iranian Hu-aspa-dahyu ‘Land of good horses’ can hardly be reconciled with the phonetic shape of Kat-patuka. A number of other etymologies have also been offered in the past.

  2. Erdogan says:

    Ne kete zone te lashte Greke zonja Sara,quhej Ionia,Deti Ion,Kolonat Ionike kane lindur Omiros (Homeri) ne shekullin e 8te P.E S Thalis Filosofi i Pare Greke i Civilizimit Evropiane dhe botes,Mrekullite Greke etj .
    Sa per Perset nuk jane zbuluar akoma “Mrekullite dhe civilizimi i tyre” ne ate zone me histori te Lashte Greke.

    1. Sulo says:

      Per cilet grek e ke o Jorgo, per keta evgjitet e sotshem?
      Nje cope muti e ndare ne dy pjese jeni me turqit o bq

  3. DinPak says:

    Nga fotot qe jane sjelle ketu per te ilustruar shkrimin, titulli i tij duhet te ishte: “Njihuni me qytetin e balonave ne Turqi”

  4. Luani says:

    O Erdogan a mund të ma gjesh në ndonjë hartë të vjetër para vitit 1830 këtë fjalën Greqi, sepse ti thua Grekët e lashtë?! Po të më thoshe Dardanët, Athinës it, Spartanët, Thrakasit, Hititët etj edhe do ta besoja, por Grekët smë dalin në asnjë vend mua. Po se ke zamet na i shpjego pak?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje