FOTOT/ Të bëhesh miliardere pa bërë “asgjë”: Rasti i Kim Kardashian

Kim Kardashian më në fund bëhet pjesë e listës së “Forbes” të miliarderëve.  40 vjeçarja duket se po ndjek gjurmët e motrës së saj më të vogël si dhe të bashkëshortit Kanye West me të cilin është në prag ndarjeje.

Kim renditet e 2674-ta në listën e miliarderëve të Forbes. Sipas revistës, që nga tetori i 2020-ës, pasuria e saj neto është rritur nga 780 milionë dollarë në 1 miliard dollarë.

Pavarësisht krizës globale të pandemisë, miliarderët dolën më mirë se kurrë gjatë 12 muajve të fundit. Sipas Forbes, lista e miliarderëve të këtij viti është më e gjata që ka qenë ndonjëherë.

Sipas Forbes, tani ka 2,755 miliarderë në botë. Pra 660 më shumë miliarderë se një vit më parë. Në vitin 2021, 493 njerëz u emëruan miliarderë për herë të parë, ndërsa të tjerët kishin qenë edhe më parë, por të ardhurat e tyre kishin rënë dhe këtë vit janë rikthyer përsëri fuqishëm pavarësisht krizës globale.

Kanye West është gjithashtu në listë dhe shumë përpara Kimit, në vendin e 1750-të me një vlerë neto prej 1.8 miliardë dollarësh. Ndërsa motra e vogël e saj, Kylie Jenner këtë radhë nuk është më në listë, pasi shiti 51% të aksioneve të kompanisë së saj në vitin 2020.

Të ardhurat e Kim vijnë nga veshjet e saj “Skims”, kompania e saj e bukurisë, shfaqja televizive “Keeping Up with the Kardashians”, fushatat reklamuese, postimet në rrjetet sociale dhe përmes aplikacionit të saj të lojës, “Kim Kardashian: Hollywood”.

 Ajo po ashtu ka dhe aksione në Amazon dhe Disney.

Por, gjithë karrierën dhe pasurinë e saj, në fakt Kim Kardashian e ka falë një video erotike me ish-të dashurin Ray J, publikimi i së cilës e bëri të famshme në gjithë botën.

Që prej asaj kohe, suksesi dhe pasuria e Kim Kardashian ka ngjitur majat, një rast ky që tregon se ku ka degraduar sot bota.

 


1 komente në “FOTOT/ Të bëhesh miliardere pa bërë “asgjë”: Rasti i Kim Kardashian”

  1. Neroni says:

    Pse degradim? U ka mesuar njerezve gjera per seksin, publicitetin dhe te berit qejf. Argetimi eshte i rendesishem per njerezit dhe i sherben shume njerezimit. Njerezit duke u argetuar harrojne problemet, i japin gajret vetes per tu kthyer te nesermen ne pune per te punuar per dy qindarka qe te hane buke qe te kene fuqi per te punuar per te pasurit. Dhe bythet dhe siset e Kimit i bejne qe te harrojne realitetin e dhimbshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *